Shqiponjat e natës magjike në përballjen Zvicër-Serbi, në ndeshjen që na dha krahë të fluturojmë

Nga Albert Vataj

Fitorja 2-1 e perfaqesueses se Zvicres ne perballjen me Serbine, e vlefshem per Boterorin e Futbollit Rusi 2018, nuk ishte thjeshte nje 3-pikesh qe i garanton Zvicres kalimin ne fazen tjeter, ishte shume me shume, ishte nje fitore nderi i atyre shqiptareve, te cilet justifikuan besimin per te perfaqesuar denjesisht nje shtet si Zvicra, por edhe gajkun e tyre.  Gjate gjithe ndeshjet tifozeria serbe ka fishkellyer dhe fyer shqiptaret e Zvicres duke e tensionuar situaten, dhe duke zgjuar nga foleja dy shqiponja, te cilat e mbushen me fluturim emocionesh shperthyese stadiumin dhe zemrat e gjithe shqiptareve qi ndiqnin me zemer te ngrire permes ekranit. Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri dy goleshenuesit dhe dy protagonistet e kesaj ndeshje te madhe, na mbushen plot me emocione dhe na deshmuan se çfare mund te beje pasioni dhe shpirti. Ata degdisen ne disfate ekipin serb, i cili e nisi me nje gol avantazhi, qe mund te ishte i tille vetem si statistike. Barazimi i rezultatit dhe avantazhi, ishin nje prekje e qiellit me dore.

Triumfi që na çoi në dëlir. Një fitore që sfidoi çdo fitore tjetër. Emocione të fuqishme dhe zjarr flakërues së ndjenjës dhe krenarisë kombëtare.
Kurrë më parë, futbolli nuk kishte zbritur aq thellë ndjenjës time personale dhe kombëtare, për të shuar një etje të gjatë zhuritëse në burimet prej zjarri të urrejtjes, si kësaj here. Kurrë më parë nuk e kasha ndjerë deri në asht thirrjen prej zeniti të atij triumfi. Kjo fitore ishte nga ato, të cilat ndezin brenda teje një diell shkrirës të të gjithë atyre dimrave dhe akujve, zemëratsh dhe hidhërimi që janë murosur shtresë pas shtrese në kohështrirjen e padrejtësive historike. Kjo fitore ishte një shpërblim për ato zemra që i bëjnë vend një mrekullie, një adhurimi që i ngre lart pendët e këtij fluturimi hareje dhe ngazëllimi. Kjo fitore mund të mos jetë asgjë, në gjithçkanë e ëndrrave tona për të merituar atë çfarë na bën motivues sfidash, por ajo ishte e tillë vezulluese dhe ndritëse, e vlertë në çdo çast përjetimi rrëmbyes. Këto dy gola, kjo fitore, ky shpërthim i qiellt gazmimi dhe zemërmbushje, nuk ishte thjeshtë rrjedhojë e një sfide futbollistike, por vetë një vullnet i lartë që i ofrohet si blatim këtij shpirti që meriton t’i mëkohet dritë, dritë që na mundëson të shohim çfarë shpirti mban të fshehur brenda nesh dhe zgjon papritmas çfarë të mbush përplot me gëzim.
Ja ç’mund të bëjë pasioni, shpirt, futbolli!