Shqipëria sërish në “The Guardian”: Në shtegun e të papriturës! Koha më e mirë për ta vizituar!

Media ndërkombëtare vijon t’i kushtojë vëmendje potencialit turistik të Shqipërisë, duke apeluar për ta vizituar.

Britanikja “The Guardian” e cilëson Shqipërinë si një vend “të çuditshëm, të hershëm dhe të bukur që ka shumë për të zbuluar mes kryqëzimeve kulturore që mundësojnë një aventurë të vërtetë”.

Autorja Fiona Dunlop, në artikull evidenton rrugëtimin që i është dashur të bëjë për të ardhur në Shqipëri, vizitat dhe përshtypjet e mira që i kanë lënë vendet e trashëgimisë si Butrinti, Berati apo Gjirokastra.

Një vëmendje e veçantë i kushtohet edhe traditave, shoqërisë e deri edhe ushqimeve, çmimi i lirë të cilave evidentohet disa herë në artikull.

“Kështu na rezultoi se Shqipëria është një udhëkryq kulturor ndriçues ku takohen Greqia, Italia dhe Ballkani. Në kulmin e ndryshimit, ende e lirë dhe, deri më tani, me vetëm pak turistë, është patjetër një kohë e mirë për të vizituar” e mbyll artikullin e saj Dunlop.

Artikulli origjinal: https://www.theguardian.com/travel/2019/jul/21/on-the-trail-of-the-unexpected-a-road-trip-around-albania#img-4

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.