Shqipëri: Shkon në 38 numri i të prekurve nga Coronavirusi

Autoritetet shqptare të shëndetësisë konfirmuan sot rritjen në 38 raste personat e prekur nga Coronavirusi, nga 33 që ishin dje.

“Janë testuar 505 raste të dyshuara dhe 38 prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19” – deklaroi drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico.

Ajo detajoi sipas qyteteve se në Tiranë 22 raste të konfirmuar si pozitivë, në Durrës 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë), në Fier 5 raste, në Lushnje 2 raste, në Elbasan 2 raste, në Rrogozhinë 2 raste.

Në Siptalin Infektiv janë shtruar 12 persona nga Tirana, Durrësi, Fieri, Lushja dhe Rrogozhina.

Në terapi intensive janë dy prej tyre; një 66 vjeçar nga Lushnja dhe një 61 vjeçare nga Fieri, ndërsa 10 të tjerët të shtruar në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Instituti i Shëndetit Publik vazhdon pa ndalim punën në terren, në bashkëpunim me epidemiologët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor, për identifikimin e rasteve dhe për gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara me Covid-19.

Qeveria ka urdhëruar qëndrimin në shtëpi të qytetarëve dhe ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në të gjithë vendin.

VOA