Shqipëri, dy viktima nga koronavirusi, 104 numri i të prekurve

Në Shqipëri, u rregjistruan dy persona të prekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar në 4 numrin e viktimave. Një prej të shtruarve në spitalin Infektiv në Tiranë, pësoi paradite një vdekje klinike, nga e cila mjekët njoftuan, se mundi të dalë më pas, por ai vijon të mbetet në gjendje të rëndë.

Pas 71-vjeçarit nga Kuçova, i cili u nda mbrëmë nga jeta, ndërkohë që vuante nga një sëmundje e rëndë, dhe problem të tjera shëndetësore, sot në mëngjes, humbi jetën dhe një pacient 43-vjeçar, i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. “Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. Përpos obezitetit, ai nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese”, shpjeguan autoritetet.

Ndërkohë, nurmi I të prekurve, që prej ditës së djeshme po rritet me ritme më të larta. Në 24 orët e fundit “janë konfirmuar 15 raste të reja pozitive, në 45 testime të kryera. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet tashmë edhe në Vlorë, Shkodër dhe zgjerohet në Tiranë, Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik, si Lushnja, Kavaja, Fieri, Rrogozhina ku po punohet pa u ndalur nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e transmetimit të infeksionit”.

Në total numri i të prekurve ka shkuar në 104 përsona, nga të cilët në Tiranë 68 qytetarë, Durrës 7 qytetarë, Lushnje, 2 qytetarë, Elbasan, 2 qytetarë, Fier, 12 qytetarë, Rrogozhinë, 2 qytetarë, Kavajë, 3 qytetarë, Korcë, 3 qytetarë, Vlorë, 4 qytetarë, Shkodër, 1 qytetar.

Po me ritme të larta dhe numri i të shtruarve në Spitalin Infektiv, i cili ka arritur në 49. “Tre prej tyre janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto moment”, bëri të ditur ministria e Shëndetësisë.

VOA