Shqipëri: Autoritetet njoftuan se nga 111 teste 23 raste të reja me COVID-19, asnjë i vdekur

Autoritetet shëndetësore njoftuan sot zbulimin nga 111 teste edhe të 23 raste të reja me COVID-19, që i shtohen 146 të prekurve gjithsej në Shqipëri, nga të cilët 72 janë të shtruar në Spitalin Infektiv.

Asnjë vdekje gjatë 24 orëve të fundit, por 5 persona humbën jetën gjatë dy javëve.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se deri ani janë kryer 1041 janë raste të dyshuara dhe po shtohen raste dita ditës në qytetet kryesore të vendit. Qytetet më të prekura janë Tirana me 83 qytetarë, Fieri me 14, Korça me 11, Durrësi 9, Vlora 5, Lushnja, Kavaja e Lezha me nga 4 qytetarë, Elbasani e SHkodra me nga 3, Rrogozhina e Kruja me nga 2 dhe Berati e Kruja me nga 1 qytetar të prekur nga COVID-19.

Nga 72 të shtruarit në Spitalin Infektiv 3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë, ndërsa pjesa tjetër janë në gjendje të qëndrueshme. Po ashtu 17 qytetarë janë shëruar.

Presidenti i Republikës ka thirrur sot një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa mbrëmjen e të martës qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

Me anë të saj qeveria parashikon të kufizojë aksesin në mjediset publike, të ndalojë tubimet, manifestimet dhe grevat, të kufizojë në minimum aktivetet e organeve publike, të vendosë në karantinë të gjithë të dyshuairt për COVID-19, të kufizojë lëvizjet brenda dhe jashtë shtetit.

Vendimi parashikon një mori masash për të gjithë institucionet shtetërore, subjetet private qytetarët, si dhe përdorimin e fondeve për nevoja emergjente.

Qeveria vendosi dje të dyfishojë pagesat mujore për të papunët, për të vetëpunësuarit dhe për familjet me ndihma ekonomike, masë kjo nga përfitojnë 123 mijë familjet më të varfëra të vendit.

Leave a Reply