“Shpresë dhe Paqe”, certifikatë mirënjohjeje për kosovarët që ndihmuan gjatë tërmetit në Shqipëri

Çdo mirënjohje është e pamjaftueshme për reagimin e menjëhershëm, mbështetjen e pakursyer dhe kontributin e vlertë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Megjithatë, ne ua detyrojmë këtë falënderim për mbështetje për prezencë në këto ditë të vështira për Shqipërinë dhe shqiptarët e prekur nga pasojat e tërmetit apokaliptik të 26 nëntorit. Pikërisht kjo shtysë mirënjohjeje, falënderimi dhe vlerësimi ka inicuar organizatën “Shprese dhe Paqe” për të realizuar një takim në ambasadën e Kosovës në Nju Jork.

Takim shumë i bukur miqësor dhe prekës me Ambasadoren, konsullin e përgjithshëm të Kosovës znj. Teuta Sahatqija, Nju Jork, shkuan në postimin e saj në Facebook, Janulla Rrapi.

Ne e falënderuam për popullin kosovar tepër human për ndihmën e madhe qe dha për viktimat, familjet e dëmtuara nga tërmeti, vijon ajo .

Organizata jonë “Shpresë dhe Paqe” e përbëre nga gra aktiviste te pesekutuara gjatë regjimit diktatorial në Shqipëri, ishte e obliguar ta realizonte këtë takim, ta përcillte me prezencë dhe me zemër këtë mirënjohje dhe vleresim për popullin vëlla të Kosovës, për të gjithë ata që ju gjendën pranë në këto ditë të vështira atyre që po përballoheshin më një fatkeqësi të rëndë.

Flora Selfo, Drita Carcani, Dolora Bushati, Suzana Matja,Sanije Vojka, Mimoza Dajçi, JanullaRrapi, aktivistet kosovare dhe amerikane, Cynthia Arzy, Dije Saraci, Fekrije Dulatahu Fusfos, ishin në përbërjen e këtij takimi, i cili kishte për qëllim të dorëzonte në emër të organizatës çeritifikatë mirënjohjeje.

Në fund të takimit disa foto do të ishin manifestim i asaj atmosfere të ngrohtë dhe vëllazërore.

Zani i Malsise