Shpifja e lire eshte “taksa” qe paguan demokracia liberale

Nga Xhovalin Delia

(postuar ne profilin e tij ne facebook)

…degjova se kane dasht me vu dore dhe tek fjala e lire!?! E cili pushtetar shqiptar nuk ka lakmuar ta shtirje nen vete ate shtojzovalle tunduese? Uroj qe te jete shpifje e lire! …ne princip, Krijuesi i gjithesise, ne diten e VI -te, krijoj njeriun dhe e la te lire “per te gabuar”. Ky princip teologjik filozofik, eshte guri themeltar i lirise ne qyteterimin perendimor qe ka evoluar e prosperuar deri ne demokraci liberale. Na, bijt e shekullit te kaluem, pjell e ateizmit shqiptar e produkt i centralizmit totalitar nuk mund te jemi ndryshe, veçse keshtu siç jemi…mendoj se demokracia jo domosdoshmerisht duhet te jete liberale, e aq me pak ne vendthin tone me cene, por liria e mendimit dhe e fjales eshte domosdosheri edhe ne shqiperi. Si e tille eshte e paprekshme edhe kur ajo shperdorohet, pasi keqperdorimi i lirise eshte me pak i demshem sesa mungesa e saj. Pa hyre ne merite te çeshtjes, demi nga shpifja eshte gjithmone me i vogel se dobia e lirise se mendimit dhe e fjales. Demokracia liberale, te cilen ne bijte e “shqipesse lire” e kemi futur ne shtepi, pa e njohur pa e ditur, eshte ende infantile deri e papergjegjshme, si nje femije qe sapo ka filluar te belbezoje e te parat jale shqipton ato te pista. Te ndalosh me ligj shpifjen e lire sot ne shqiperi eshte njesoj si ti mbyllesh gojen me force femijes gojepiset. Gojembyllur vertete ai nuk thote dot fjale te ndyta, por “ta ben me gisht”, mendon, shane e ndjell me xheste e shenja, ndaj, para se t’ia ndalojme me ligj a nuk do te ishte mire tia mesojme femise e shoqerise çfare eshte e padobishme? Mendoj se edukimi e instruktimi nuk eshte vetem rregull e ligje, eshte dije, metode, stil, durim, tolerance, dashuri, perkushtim e mbi te gjitha LIRI. Edhe ne shpifjet e shpifura, si ne karikature ka ndonje te vertete qe ia vlene me shume per te reflektuar i karikaturizuari se sa per te denuar karikaturistin. Ne fund te fundit shpifja e lire eshte “taksa” qe paguan demokracia liberale.