Shpëthen depozita e gazit në një lokal në Velipojë, dy në gjëndje kritike, panik te pushuesit

Inspektorati Teknik Shtetëror dhe Industrial ka sqaruar përmes një deklarate shkaqet e shpërthimit të ndodhur paraditen e sotme në një restorant në Velipojë.

Sipas ISHTI, pronari i restorantit, Besnik Zejnuni, ka instaluar fshehurazi depozitën e gazit nën tokë, pa u pajisur me leje dhe për rrjedhojë edhe pa respektuar kushtet teknike të sigurisë.

Pikërisht nga cisterna ka pasur rrjedhje gazi dhe për pasojë u shkaktua zjarrin masiv i cili plagosi rëndë katër persona, dy prej të cilëve në gjendje kritike për jetën.

ISHTI kërkon edhe bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, për shkeljet ligjore të konsumuara nga subjekti privat por edhe të tjerë biznese të cilët shkelin ligjin në përdorimin e gazit për gatim pa u pajisur me leje siç e parashikon ligji.

Deklarata e plotë e ISHTI

Inspektore te ISHTI kane mberritur menjehere ne vendngjarje sapo jane informuar per ate qe ka ndodhur ne subjektin IL CAVALIERO me pronar Besnik Zejnuni ne plazhin e Velipojes. Pas verifikimeve nga inspektoret rezulton se subjekti ka te instaluar rez GLN me volum 1000 litra nentokesor (e mbuluar me rere ) jashte te gjitha kushteve teknike (poshte dyshemese se lokalit dhe afer shkalleve ), duke e bere te pamundur sherbimet e nevojshme teknike apo zhvendosjen e saj ne rast nevoje.

Keshtu ky subjekt ne kundershtim me detyrimet e ligjit 32/2016 Neni 7 pika 1 subjekti asnjehere nuk ka paraqitur kerkese ne ISHTI per regjistrimin e pajisjes, duke vene ne shfrytezim nje pajisje te jashteligjshme. Pas verifikimit rezulton se shkaku i eksplozionit me pasoje renien renien e zjarrit, eshte rrjedhja e gazit ne ambientet e brendshme te lokalit.

Kjo ka ndodhur per shkak mosrespektimit te kushteve teknike te instalimit.

Ne zbatim te ligjit 32/2016 dhe 10489 te gjithe operatoret ekonomik qe shfrytezojne pajisje nen presion mbajne pergjegjesi per sigurine teknike te instalimit si dhe kane detyrimin ligjor per paraqitjen prane ISHTI te dokumentacionit tekniko ligjor per regjistrimin e pajisjes.

Duke iu referuar subjektit konkret rezulton se ky i fundit nuk ka plotesuar detyrimin ligjor ndaj ISHTI.

Ky subjekt nuk ka respektuar ligjin duke mos kerkuar apo bere deklarimin prane ISHTI per instalimin e kesaj pajisje nen presion. Ndaj ketij rasti u mor masa perkatese administrative sipas ligjit.

Nderkaq kryeinspektori i eshte drejtuar me nje shkrese drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit me nje shkrese zyrtare ku kerkon bashkepunim per realizimin e detyrave te funksionareve te ISHTI, sidomos per ato raste problematike.