Shpallja ‘non grata’ e Llallës, ambasada e SHBA: Gati për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar!

Shtetet e Bashkuara janë gati të bashkëpunojnë për hetimin e çdo zyrtari të korruptuar qoftë ky edhe ish-prokurori i përgjithshëm.

Vizion Plus ju drejtua selisë diplomatike amerikane në Tiranë, nëse ka mbërritur ndonjë kërkesë nga organi i akuzës për informacionet mbi të cilat flet Departamenti Amerikan i Shtetit  lidhur me Adriatik Llallën. David Muniz, i ngarkuari me punë i ambasadës dha këtë përgjigje:

Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gati të bashkëpunojë me çdo hetim të zyrtarëve të lartë të korruptuar“.

Kjo tregon edhe njëherë vendosmërinë e Uashingtonit për të luftuar korrupsionin, e mbi të gjitha rastet ku janë të përfshirë “peshqit e mëdhenj”.

Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli pak ditë me parë si person të padëshiruar Adriatik Llallën dhe familjarët e tij, duke i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky vendim i firmosur nga Sekretari i Shtetit Rex Tillerson, erdhi pas informacioneve të mbledhura, sipas të cilave Llalla ishte i përfshirë në korrupsion gjate kohës që ushtronte detyrën e Prokurorit te Përgjithshëm