Shitet në ankand për 715 mijë euro Lamborghini i bardhë që iu dhurua Papa Françeskut, të ardhurat për bamirësi

Është shitur në ankand për 715 mijë euro Lamborghini i bardhë që iu dhurua Papa Françeskut.

Që në fillim ai ishte shprehur se do e shiste për të përdorur të ardhurat për disa projekte bamirësie.

Lajmi është konfirmuar nga Vatikani si dhe nga disa kisha që janë në listën e atyre që do të përfitojnë nga kjo bamirësi.
Projekti kryesor që do të marrë pjesën më të madhe të parave është plani Marshall për rikthimin e të krishterëve në Irak, të cilët u dëbuan nga ISIS.