Shfytëzimi i femrave pa vullnetin e tyre, Ditmir Bushati: “Ne duam të riafirmojmë angazhimin tonë për t’i dhënë fund këtij fenomeni”

Lëvizja pa viza është lajmëruar si një nga arsyet kryesore për të mbetur në Bashkimin Europian dhe perspektiva e vazhdimësisë së Britaninë varet mbi bisedimet në Bruksel. Në një artikull të sajën pak javë më parë, gazeta britanike “Daily Express”, zbuloi se europianët lindorë e shohin lëvizjen Shengen si ajo ka ndihmuar bandat e trafikimit dhe kontrabandistët, se si lehtësisht janë thyer ligjet në të gjithë bllokut dhe në Britani. Gazeta bënte të ditur faktin se deri në 2,000 vajza janë sjellë përtej kufijve të Mbretërisë së Bashkuar nga trafikantët dhe janë mbajtur kundër vullnetit të tyre çdo vit, ndërsa europianët lindorë lirshëm pranojnë se përdorin Shengen për të punuar ilegalisht në Europë. Një shqetësim i tillë do ti shprehej kreut të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati nga Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb. Për këtë takim, që e referon dhe ish-kryeparlamentarja Topalli në reagimin e saj, mediat franceze do ti shkruanin se Shqipëria i paraqiti Francës një plan veprimi që synon realizimin e rezultateve konkrete në luftën kundër imigracionit brenda tre muajsh, tha ministri i brendshëm Gerard Collomb, i cili do të kthehet në Tiranë pas tre muajsh për të parë rezultatet. “Brenda tre muajve unë do të shkoj në Tiranë për të parë masat që janë zbatuar. Do të jetë thelbësore që të arrihen rezultate konkrete dhe të ketë një rënie të ndjeshme të emigracionit në territorit tonë”, tha Collomb pas një takimi me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati në sheshin Beauvau. “Ne duam të riafirmojmë angazhimin tonë për t’i dhënë fund këtij fenomeni”, tha Bushati në një konferencë shtypi.