Shfaqja mbi jetën e shenjtores shqiptare Nënë Terezës rikthehet në teatrot e Parisit

Jeta e një bamirëseje si ajo e Nënë Terezës nuk ka qenë rrugë e lehtë dhe pa gjemba.

Aktorja Catherine Salviat, një prej aktoreve më të mira franceze, duke nisur nga java tjetër do të sjellë në jetë Nënë Terezën në teatrot e Parisit dhe Monakos.

 “Nënë Tereza – Hije dhe Dritë” është shfaqja nga Jowlle Fossier e cila nga data 24 gusht vjen në Paris, fillimisht në Theatre du Lucernaire. Shfaqja është një zhytje në jetën e Nënë Terezë, siç shkruan në konceptin e shfaqjes.

E njëjta shfaqje është dhënë vitin e kaluar, në shtator, ndërsa po rikthehet në Paris dhe sipas të gjitha gjasave edhe me rreth 40 shfaqje të tjera.

Aktorja Salviat është 70 vjeçare dhe ka fituar çmimin më të madh francez për aktoren më të mirë – Çmimin Moliere./m.m/