Shenjtëri i ditës: 10. 2. 2018: I Lumi Dom Mikel Beltoja meshtar dhe viktimë i komunizmit shqiptar (1935 – 1974)

Nosh Gjolaj

Meshën e fundit dom Mikeli i koncelebroi në një ndërtesë kishtare e tha në kishën e Barbullushit, të cilën ia mbyllën më 1967. Por kjo s’e trembi Dom Mikelin. Përkundrazi, ia ndezi edhe më tepër zellin, e s’ pati gjë që ta ndalonte në shërbimin ndaj Zotit, i cili po kryqëzohej rishtas. Tashti Kishë për tê ishte gjithë Shqipëria.
Dom Mikeli u arrestua në Beltojë dhe u burgos në Shkodër më 19.04.1973. Përballoi një gjyq heronjsh. Foli aq hapur kundra diktatorit e diktaturës, sa kriminelët nuk mundën ta përmbanin veten. Si s’ kishte ngjarë kurrë, nuk pritën të kthehej rishtas në birucën e vdekjes. Iu vërsulën aty, në sallën e gjyqit dhe nisën ta torturonin me mjete primitive. Ia bënë trupin vrima-vrima me biza, duke tmerruar të madh e të vogël në sallën e mbushur me njerëz, që i kishin sjell aty me detyrim. Ndërsa derdhej përdhe gjaku i martirit, gjykatësit e shndërruan vendimin nga 7 vjet burgim, në dënim me vdekje. U pushkatua më 10 shkurt 1974. Ishte vetëm 29 vjeç. Njeri i thjeshtë, u bë i madh para Zotit e para njerëzve, sepse Zotit e njerëzve ia kushtoi gjithë vetveten, deri në flijimin e jetës.
Papa Françesku më 26 prill lëshoi dekretin e martirizimit 28 martirët shqiptarë, kurse shpallen për të lumtur më 5 nëntor 2016 nga papa Françesku në sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit , Shkodër, Shqipëri kryesuar nga Kardinali Angelo Amato.
Kurse festa liturgjike për dom Mikel Beltoja përkujtohet më 10 shkurt.