Shën Shtjefni “Patroni” i qytetit kala të legjendares së Shkodrës, Rozafës

Nga Ndue Bacaj

Përpara se të justifikojmë titullin e shkrimit tonë, në po rikujtojmë se Shën Shtjefni (apo Shën Stefani) ka qenë i pari i zgjedhur nga 12 apostujt e Jezu Krishtit, në mes shtatë nxënësve të tyre, ku u zgjodh më i miri. më i urti, e më shpirt të shenjtë duke vendosur dorën mbi ketë, si simbol i kalimit të pushtetit shpirtërore në të shugurueshmin.

Siç dihet Shën Shtjefni u bë shenjtë më predikimet e tij të cilat ja kushtonte Hyjit e Jezusit që ai edhe në momentet e mbytjes se tij më gurë, i drejtojë sytë nga qielli dhe..tha :

“Që po e shoh qiellin e hapur dhe birin e njeriut në të djathtë të Hyut.”

Duke ditur se Ilirët ishin ndër të paret që përqafuan pa mëdyshje besimin kristian, madje në kundërshtim më urdhrat e Perandorisë Romake paganë të asaj kohe, ne nuk kemi përse dyshojmë se edhe kulti i Shën Shtjefnit ka ardhur në trojet tona që në shekujt e parë,pas njohjes së mrekullive të këtij shenjtori. Kulti i Shën Shtjefnit kishte një përhapje të gjerë edhe sipas modelit bizantin, ku në Kishën e Shën Stefanit (Shën Shtjefnit) të Kostandinopojes janë kurorëzuar e martuar në shekujt V‐VIII Perandorët e Perandorisë Romake të lindjes. Lavdia e këtij shenjtori depërtoi shpejtë në të gjitha provincat, deri në Afrikën e Veriut, por edhe në Dalmaci, ku janë ndërtuar prej Shkodrës deri në Raguze shumë kisha kushtuar këtij shenjtori. Lidhjen e tyre ngushtë më ketë Patron shkodranët e shprehnin duke u vënë djemve te tyre shpesh e më dëshire emrin Stefan (Shtjefen )…

Kalaja dhe qyteti i vjetër (në Kala dhe Varoshi) është vërtetuar se ka të paktën një histori rreth 2400 vjeçare, por në po u referohemi disa materialeve post kristianë që tregojnë për hershmërinë e ndërtimit të Kishës së Shën Shtjefnit në Kalan e Rozafes… Mund të kenë qenë ndërtuar në mes bazilikave të lashta të shekujve IV‐VI, kishave të më pastajmë romako –gotike…, manastireve benëdiktinë edhe katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër…dhe janë të gjata 20‐30 metra dhe të gjëra 9‐10 mëtra…

Kisha kryesore e Shën Shtjefnit e ndërtuar në veriperëndim të Malit të kështjellës përbehej nga një anijatë më një absidë drejtkëndore të brendshme e të jashtme. Muret ishin prej blloqesh të vogla kuadratike e të gdhendura pastër. Një faze e parë e ndërtimit datohet në shekullin e XII (më siguri ka të bëjnë më ndryshimin e kësaj kishe nga e ritit Katolik në atë të ritit ortodoks. Shënim

i imi) Një periudhe e dytë e shekullit XIV ndërthuri në mënyrë më të thellë elementet gotik..

 

Në vitin 1403 mësojmë se Kisha Katedrale e Shën Stefanit (Shtejfnit) në Shkodër kishte porosit pesë‐mijë tjegulla në Raguzë..***.

Duke vazhduar “rrugën” e dokumenteve të pasqyruara në libra apo materiale të tjera që tregojnë për Kishën e Shën Shtjefnit në Kalanë e Shkodrës dhe lidhjet e qytetit më ketë Shenjtor në mësojmë se :..Statuti i Shkodrës na vlen si një udhërrëfyes i saktë. Ditën e Shën Markut më 25 prill kambanat e Shën Shtjefnit thërrisnin në Shkodër popullin…dhe Ipeshkvin si dhe katër fisnikë…Kjo asamble zgjedhte tre gjykatës, tetë anëtarë këshilli dhe dy arkëtarë. Secili prej të zgjedhurve duhej të merrte funksionet brenda tre ditëve. Periudha e ushtrimit të funksionit zgjaste një vit……

Edhe më i rëndësishëm dhe mbresëlënës për shqisat ishte nderimi i Patronit të qytetit. Padyshim gati të gjithë banoret e Shkodrës, si qytetaret ashtu edhe banoret e rrethinave rroknin qenien e tyre brenda komunës nëpërmjet kremtimit të Shenjtorit të qytetit, Shën Shtjefnit “Nostro confalonër “.

Ky kremtim përbente një pikë kulmore në vitin e jetës së shkodranit. Në ato ditë të huajt gëzonin një mbrojtje të veçantë ligjore. Kur ndodhen në vitin 1346 në Kishën e Shën Shtjefnit disa mrekulli, lajmi u përhap si vetëtima dhe e ngriti edhe më shumë lavdin e Shenjtorit e bashkë më të edhe të qytetit që lidhej më të..

Siç dihet në qytetet dhe fshatrat e Arbërisë së veriut, ku dominonte besimi kristian i ritit katolik, kishte një larmi të nderimit të shenjtorëve. Vetëm në malin e Kështjellës së Shkodrës kishte Katedralen e Shën Shtjefnit, Shën Mërisë dhe Shën Vlashit……Në kalendarin kishtar të Shkodrës dilnin veçanërisht në pah prej statutit të kremtimeve, ato për Shën Sergjin e Bakun..,Shën Markun 25 prill.(njëkohësisht dita e asamblesë),Shën Pjetrin 29 qershor, Shën Elin më 20 korrik.

Shën Shtjefnin më 2 gusht dhe 26 dhjetor…

Është më vlera të thuhet se qytetet Arbënore që kishin punishtet e prerjes së monedhave, vazhdimisht paraqitnin në njërën anë “ fytyren “ e Patronit të qytetit tyre. Ku ndër këto qytete po cilësojmë …Tivarin, Ulqinin dhe Shkodrën që kishin punishtet e veta për prerjen e monedhave edhe gjatë sundimit të Balshajve. Si rregull paraqitej në këto monedha Patroni i qytetit; Shën Mëria në Ulqin. Shën Shtjefni (Stefani) në Shkodër…

Furtunat që kaluan mbi Kalanë e Rozafës apo Shkodrës, ishin të shumta, por ato që erdhën pas pushtimit Otoman në vitin 1479, kishin trajta shkatërrimtare, për qytetin dhe popullsinë e sajë e cila siç thuhet mbeti vetëm më 405 burra dhe 105 gra, të cilët edhe ata ikën në Venedik.

Kjo vërtetohet lehtë nëse lexojmë DEFTERIN E REGJISTRIMIT TE SANXHAKUT TE SHKODRES të vitit 1485, pra vetëm 6 vite pas pushtimit të Kalas e qytetit të Shkodrës, gjejmë të regjistruara në faqen 135 të defterit vetëm 26 shtëpi myslimanë (nga ata që sot i quajmë më të vjetrit qytetare më origjinë nga Egjipti..).dhe në faqen 136 të këtij defteri janë të shkruara 23 shtëpi (në përmbledhëse shkruhet më shifra gabim 33 shtëpi) të Krishtera, por të gjitha janë të ritit Ortodoks, ku siç dihet ortodoksia, e veçanërisht Serbet pas betejës të humbur nga aleanca ndërballkanike e më gjerë në Fushë ‐Kosovë 1389, lidhi miqësi më sulltanin, pasi djali i sulltanit të vrarë në Fushë–Kosovë mori për grua bijën e despotit të nënshtruar Serb…

Albanologu, Studiuesi dhe historiani austriak, cili ka qenë konsull i përgjithshëm i Austro‐Hungarisë në Shkodër (1897 ‐1904 ). në ato vite shkruante: ”…Ndërtesa më interesante është një xhami më minare të rrezuar e cila ndodhet në të djathtë të rrugës që të çon në oborrin e tretë. Ajo mbahet si Kishë e vjetër, për çka dëshmojnë mbetjet e një qemeri të kryqëzuar gotik i cili duket midis xhamisë dhe minares. Ndoshta kjo është kisha katedrale që i kushtohet SHËN SHTJEFNIT e cila ndodhej në Kështjella, e që ishte shndërruar në xhami, dhe që ende në vitin 1685 ruante si trofe një organo që nuk që prishur. Shqyrtimi në brendësi nuk lejohet pasi ndërtesa sot përdoret si depo municioni.

Në këto “dëshmi” të dokumentuara mund t’i gjejmë edhe tek autor të tjerë (vendas apo të huaj) e mbi të gjitha mund ti gjejmë tek Volumet e ILIRICUM SACRUM, por mbasi këto i përkasin historisë së Ilirisë së Shenjte, pra Besimit Kristian, ne menduam që të rendisim materiale dhe dokumente të shkruara nga Albanolog, Shkencëtarë, Studiues dhe Historianë në shumicë laik, e jo hierarki të besimit. Gjithsesi sot në Kala janë rrënojat dhe gjurmët e kishës së Shën Shtjefnit, ndonëse dikur ka qenë kthyer në xhami nga pushtuesit turq, që sipas gojëdhënave, u detyruan të mos e përdorin për shumë kohë si xhami, pasi shpesh kishin ndodhur fatkeqësi, ndaj pushtuesi u detyrua ta kthejnë në depo municioni, ku edhe kështu thuhet se kishte shpërthime të ndodhura vetë e më pasoja për Kalanë e më gjerë…Pas furtunës së gjatë të otomanizmit, më 7 prill te vitit 1858 bekohet themeli dhe guri i parë i ndërtimit të asaj që sot njihet më emrin “KISHA E MADHE”, dhe shugurohet më emrin e Shën Shtjefnit…

Kjo Kishë apo Katedrale ndër më të mëdha e modernët e Ballkanit e më gjerë u ndërtua aty ku është sot në mes të qytetit të ri të Shkodrës në fushë… Rruga mbi një shekullore e gjysme e Kishës Madhe apo Katedrales siç “thirret”, ka qenë shpesh e vështirë, dhe për ketë në po mjaftohemi, duke ju drejtuar ditarit të një bashkëkohëse gjatë luftës së rrethimit Shkodrës nga shovenët Serbo‐Malazez (1912‐1913), të cilët nuk kursyen as kishën katedrale.. Nga ky ditar po “shkëpusim”: “..

12 Mars 1913. Në kishë gjendeshin qindra njerëz. kanë plasur 4‐5 predha, dhe besimtaret kanë ikur në pazar… shkatërrimet duhet të jenë të mëdha…Ora 7.00 e mbrëmjes Katedralja po digjet…Ora 10.oo e natës, bombardimi fillon përseri… Bombardimi ka zgjatur tërë natën… Sakristia e Katedrales është djegur plotësisht, kurse vet Kisha është dëmtuar rendë, nga katoliket ka pasur 10 të vdekur e 15 të plagosur… Ora 6.30’ e mbrëmjes (data 13 mars 1913). Kambanorja e Kishës ka marrë flakë…është një pamje që na e bënë zemrën copë…..

”. Është interesant të theksohet se ata që bombarduan dhe shkatërruan Kishën e Madhe (1913) ishin pikërisht shovenët Serbo‐Malazez, të cilët në vitin 1941 na sollën farën e tyre sllavo‐komuniste e cila në mars të1967 përsëri “bombardoje “ Kishën e Madhe, të cilën e tjetërsoi në pallat sporti. Gjatë bombardimit ateist Komunistet vranë e prenë, jo vetëm Klerin besimtaret, por edhe kulturën, historinë dhe qytetërimin e Shkodrës e Shqipërisë… Gjithsesi u deshtë rënia e sistemit komunist që edhe Kisha e Madhe të rikthehet në traditën e saj të përhapjes së besimit e qytetërimit Evro‐perëndimore të metropolit të Shkodrës e më gjerë… Për hir të vërtetës duhet thënë se ky objekt kulti edhe pse ka qenë qendra kryesore e Ipeshkevisë dhe besimtareve Katolik. tash mbi një shekull e gjysme, ajo thuajse kurrë nuk arriti të njihet si “Kisha e Shën Shtjefnit“. Patronit të qytetit historik të Shkodrës, por edhe sot vazhdon të njihet “thjeshtë” më emrin “Kisha e Madhe”… Ndërsa në një faqe të mureve të kalasë së Rozafës apo Shkodrës siç thuhet shpesh, ende dallohen qartë gjurmët e kishës së Shën Shtjefnit, Patronit të qytetit… Rikonstruksioni i kësaj kishe në kalanë e Shkodrës në vendin ku ka qenë (qoftë edhe simbolikisht), do të rikthente të paktën mjaft nga ato vlera historike, kulturore. fetare dhe qytetëruese që rrezatoi kjo kishë, për‐rreth dhjetë shekuj duke qenë “shtëpia “ e Shenjtit Patron., apo më saktë mbrojtësit të qytetit të Shkodrës e rrethinave. Por që e kishte “humbur” ketë toger pas shekullit XV. kur në KALA u dynden si re të zeza pushtuesit osman. që për 433 vite rresht nuk jua ndanë të zezën trojeve Arbënore‐Shqiptare. Mjerisht disa nga këto të zeza të pushtuesve osman vazhdojnë të mos na ndahen as sot…Gjithsesi rikonstruksioni i Kishës së Shën Shtjefnit në kala të Shkodrës do të ishte një dritë më shumë, për tu parë më qartë në vendin e “padukshme” që na takon në sofrën e Bashkimit Evropian..

REFERENCAT:

*1* Bibla fq. 1553; *2* Beslidhja e Re fq.376; *3*Areberia Vendikase (1392‐1479).Oliver Jen Schmitt.fq.130. *4*Vende, Kisha, Lumenj, Male e Toponime te ndryshme te një harte te lashtë te Shqipërisë Veriore. Fq.130‐131. Ermanno Armao. *5*Arbëria Venedikease (1392‐1479).Oliver Jen Schmitt.fq.100. ***. Po aty… fq.102.; *6* Po aty …fq.120; *7* Po aty….fq.129; *8* Po aty…..fq.131; *9* Po aty…..fq. 147. *10* Studime Shqiptare.Dr. Johan Georg von HAHN.fq.138; *11* Veprat e lavdishme te Skënderbeut. Dhimitër Frangu.fq.104 *12* Shqipëria e Vjetër. Theodor Ippen.fq.120; *13* Kryeipeshkevia Metropolitane e Shkodreës, Dioqezat Sufraganë…

Gjush Sheldija.fq.83‐90; *14* Rrethimi i Shkodrës.10 tetor 1912 ‐22 prill 1913. Hortense von Zambaur. Fq.91‐92.