SHBA: ‘Mungoi konsensusi në ndryshimet kushtetuese’. Ambasada Amerikane: ‘Rikthehuni në këshillin politik. Vendime per interesin e shqiptarëve’

Në reagimin e saj lidhur me ndryshimet e sotme kushtetuese, ambasada amerikane ka theksuar mungesën e konsensusit. Pa cënuar sovranitetin e parlamentit, Ambasada ka kujtuar se i qëndron pritshmërive se asnjë ndryshim nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit.

 “Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve.” – shkruhej në deklaratë.

SCAN