SHBA i tregon “dhëmbët” Rusisë, pas 3 dekadash fut luftëanije në Arktik

Një grup i luftëanijeve dhe aeroplanmbajtëseve amerikane ka hyrë në Arktik për të parën herë pas tre dekadave, për t’u bashkuar në një stërvitje detare masive të NATO-s pranë kufirit rus.

Stërvitja ushtarake e Aleancës së Atlantikut të Veriut do të jetë një nga më të mëdhatë në histori, me 40 mijë trupa pjesëmarrëse vetëm nga SHBA-të dhe hyrja e luftëanijeve amerikane në Arktik është një gjë e rralë që nuk ndodhte prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Flota e SHBA në 1991

“Harry S. Truman” do të operojë në Detin e Norvegjisë për të shfaqur “fleksibilitetin dhe rezistencën” e forcave amerikane, tha Marina amerikane të premten. Një anije e tipit të saj nuk ka kryer udhëtime në ujërat e Arktikut që nga viti 1991 dhe nuk është shfaqur pranë brigjeve norvegjeze që nga viti 1987.

Grupi transportues do të kryejë një sërë ushtrimesh trajnuese, duke përfshirë edhe ngritje-uljet në kushtet e rënda të motit të veriut, shpjegoi oficeri komandues, kapiteni Nick Dienna.

“Ka kaluar më shumë se tre dekada që aviacioni i transportit është testuar nga ky mjedis”.

Dienna tha se prania e anijes në rajon tregon “një spektër të plotë aftësish për të mbartur kudo në botë”.

“USS Harry S. Truman” është gjithashtu i vendosur të bashkohet me stërvitjen masive të NATO-s, Trident Juncture 2018, e cila është planifikuar të mbahet nga 25 tetori deri më 7 nëntor.

Stërvitja do të shtrihet nga Islanda dhe ujërat jashtë Norvegjisë lindore në hapësirën ajrore suedeze dhe finlandeze.

Stërvitja ndodh mes rritjes së militarizimit në Arktik, me CNN që ka zbuluar së fundmi forcimin e bazës strategjike të ushtrisë ruse në Kalinigrad.

Ndërkohë, Pentagoni ka vendosur trupa shtesë në Alaska dhe ka shtuar ushtrimet e forcave të veta atj. Uashingtoni po planifikon gjithashtu të dyfishojë numrin e marinsave të vendosur në Norvegji.

Pavarësisht grumbullimit të një sasie të madhe të fuqisë detare në afërsi të kufijve verior të Rusisë, zyrtarët e NATO-s këmbëngulin se manovrat janë thjesht mbrojtëse në natyrë dhe nuk janë kërcënim për fqinjët e bllokut ushtarak.

 

“Ne nuk jemi duke kërkuar luftë, por jemi të përkushtuar për të mbrojtur dhe për të penguar”, tha komandanti i stërvitjes, Admirali i SHBA James Foggo.

Foggo, i cili gjithashtu drejton Komandën e Forcave Aleate të NATO-s në Napoli, tha se kombet do të simulojnë mbrojtjen e Norvegjisë nga një sulm armiqësor, por refuzuan të hyjnë në detajet e skenarit të lojërave të luftës,

Rusia konsideron se stërvitje ushtarake në kufirin e saj janë të rrezikshme, jo vetëm për Moskën, por për të gjithë rajonin.

Më parë këtë muaj, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova tha se aktivitetet “të papërgjegjshme” si Trident Juncture mund të “destabilizojnë” situatën në Arktik.

“Arktiku dhe veriu i Evropës duhet të mbeten një zonë me tension të ulët”, tha ajo, duke shtuar se mprehja e shpatës në rajon mund të ketë “pasoja të zgjatura”.

20 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)