SHBA i garanton Shqipërisë marrëveshjen me gjigandin e mbrojtjes ajrore

Ambasada Amerikane në Tiranë përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare.

Ambasada Amerikane shkruan:

“Sot, Ambasada e Shteteve të Bashkuara priti me kënaqësi nënshkrimin e marrëveshjes prej më shumë se 750,000 dollarësh midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Lockheed Martin, një kompani amerikane globale për sigurinë dhe hapësirën ajrore, për mbështetje dhe mirëmbajtje të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së Hapësirës Detare (ISSSS). Ky sistem e mundëson Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë në NATO duke e ndihmuar vendin të mbrojë territorin e tij”.

Dita