“SHBA do të shpallë “non grata” edhe zyrtarë të tjerë të lartë”, çfarë parashikon gazetari?

Emisioni “Java”, në RTSH ka diskutuar rreth shpalljes “non grata” të ish–kryeprokurorit Adriatik Llalla.

Gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaroi se  SHBA së shpejti do të shpall “non grata” dhe persona të tjerë të cilat janë zyrtar të. Duke bërë  kronologjinë e ngjarjeve që çuan në ndalimin  ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla bashkë.

Me familjen e tij për të hyrë në SHBA, Hoxha theksoi se ky është vetëm fillimi. “ Masa ndaj Llallës tregon ndër  të tjera se SHBA kanë mbledhur  mbledhin informacion  me instrumentet e tyre për zyrtarët e korruptuar në Shqipëri  dhe në vende të tjera. Ky është paralajmërimi për të tjerët që kanë mbushur kupën”, tha analisti Preç Zogaj, duke shtuar se kjo masë  ndëshkuese I ekspozon zyrtarët e lartë para popullit të tyre  si të  korruptuar e të padëshirueshëm në  vendin kampion të demokracisë”.

Për Lorenc Vangjelin ky angazhim i fortë SHBA-ve në Shqipëri vjen dhe si rrjedhojë e interesave gjeopolitike  për sa kohë “Shqipëria është i vetmi vend qartazi i vendosur në krah të SHBA në rajon”

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/shba-do-te-shpalle-non-grata-edhe-zyrtare-te-tjere-te-larte-cfare-parashikon-gazetari-500947/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright