SHBA – Dalin në ankand objekte që shoqëruan rrugëtimin e astronautit, Armstrong

UASHINGTON, 3 nëntor /ATSH-AFP/ – Objekte të grumbulluara gjatë gjithë jetës nga Neil Armstrong deri tek disa mostra të shkëmbinjve në Hënë do të dalin në ankand për gjithë të apasionuarit pas hapësirës, të magjepsur pas aventurës në Hënë të astronautit të NASA-s.

Ditën e enjte dhe të premte u organizua në Dallas ankandi i parë në kujtim të figurës së Neil Armstrong i cili vdiq në vitin 2012. Në ankand u propozuan disa qindra objektesh, më konkretisht dhjerëra kujtime që e shoqëruan në dy misionet e tij në Hapësirë.

Askush nuk ishte vërtetë në dijeni të këtij thesarit të mbledhur me kaq kujdes nga ai gjatë 82 vite të rrugëtimit të tij, Neil Alden Armstrong hyri në Histori si njeriu i parë që shkeli në Hënë më 20 korrik 1969, madje as fëmijët e tij.

Pas vdekjes së tij në 2012 familjarët zbuluan një thesar të vërtetë që kishte ruajtur me kujdes në shtëpinë e tij apo në shtëpinë e Janet, ish-gruas së Armstrong.

Më historiket si flamuj apo medalje të grumbulluara gjatë misionit të famshëm në Hënë ”Apollo 11”, fotografi ishin mes sendeve që dolën në ankand, duke i dhënë fansave të hapësirës mundësinë për t’u bërë zotër të një copëze historie.

Më shumë se 2 000 objekte do të propozohen për të apasionuarit gjatë tre ankandeve të njëpasnjëshme, të enjten dhe të premten, më pas në maj dhe në nëntor të 2019.