Sharon Stone në 60-vjetorin e lindjes dëshmon sfidën ndaj moshës dhe kohës

Modele, aktore, producente, nënë, grua kopertine, të gjitha këto në një grua e vetme Sharon Stone.Ylli hollivudian festoi dje 60-vjetorin e lindjes, larg nga vendlindja e saj në Medvill, një vend i vogël në zemër të Pensilvanisë, e lindur nga prindër irlandezë dhe nga ku nisi një karrierë e mbushur me momente të errëta, shumë dashuri dhe suksese të mëdha. Vetëm 21 vjeç, me një bukuri të dukshme, largohet nga shtëpia për të vajtur në New York për të punuar në një agjensi publicitare. Si modele, gjen njohjet e duhura falë syve blu, flokëve të artë dhe fizikut që të le pa frymë. Bëhet një nga figurat më të kërkuara dhe punon si modele për Burger King në një fushatë publicitare të tyren. Por ky nuk ishte suksesi që kërkonte: Stone largohet kështu nga SHBA dhe tenton fatin në Europë. Pikërisht këtu takon Woody Allen, i cili e kërkon për një rol të vogël në “Stardust Memories” në 1980. Një vit më vonë është protagoniste në “Bekim vdekjeprurës”, film i tipit “horrorr”. Pa shumë rolesh të vogla, shfaqet si partnere e Arnold Shvarceneger në “Total Recall” në 1989-n. Dhe për të treguar fizikun e saj si një skulpturë, del nudo në revistën “Playboy”. Rikthehet në set në 1991-in, pas një pauze të gjatë për shkak të një aksidenti rrugor. Por, asnjë film nuk e bën të suksesshme derisa thirret për të luajtur tek “Basic Instict”, pas refuzimit të rolit nga Gena Davis. Në 1992-shin bëhet shumë e famshme falë rolit të saj të famshëm si femër tepër tërheqëse dhe fiton çmimin Golden Globe si aktorja më e mirë. Revista “People” e klasifikon në 50 gratë më joshëse të planetit, ndërkohë që regjisori Martin Scorsese i beson një rol kyç në një nga filmat më të arrirë të tij, filmin “Casino” (1996) përkrah Robert De Niro. Për këtë film fiton “Golden Globe”-in e saj të dytë. Në 2001-in pëson një sëmundje në kokë, ndaj zhduket nga skenat për dy vjet. Në 2006 vihet në pozicionin e producentes për një “Basic Instinct” të dytë, në të cilin fut skena akoma më shumë provokuese se i pari. Ishte sërish një sukses. Sipërmarrësi italian Angelo Boffa, 41 vjeç ka pak kohë që është bërë burri i jetës së saj, pas dy martesave, shumë lidhjeve dashurore dhe tre fëmijëve të adoptuar. Demokrate në politikë, budiste në bindjet fetare, është mbështetëse e të drejtave të komunitetit gay. Në Instagram ka ndarë gëzimin për 60 vjetorin e saj, ku paraqitet pa truk dhe e qeshur.