Shaqir Vukaj: Lufta e Reçit dhe kolaboracionistët

Në kuadrin e shkrimeve pa fund për Luftën Nacional Çlirimtare, reale e të deformuara, të vërteta e të pavërteta, është folur e shkruar edhe për Luftën e Reçit, zhvilluar midis shqiptarëve dhe pushtuesve italianë më 30-31 gusht 1943. Mbas viteve ‘90, binte në sy, gjithnjë e me shpesh se politikanë, të ashtuquajtur të djathtë dhe autorë te ndryshëm, mbasi u përpoqën pa sukses të mohonin Luftën Nacional Çlirimtare, filluan të flisnin e të shkruanin për të si për një Luftë Civile, vitet e fundit, disa të tjerë (jo shumë) dolën me tezën se paraardhësit  e tyre, bashkëpunëtorë të pushtuesve nazi-fashistë, ishin vënë në shërbim të pushtuesit “për të mirën e atdheut”, “për t’i shërbyer Shqipërisë”, duke kryer “Tradhti Patriotike” (Siç e ka  titulluar me ironi librin e tij studiuesi D.Litlejohn “Historia e kolaboracionizmit në Europën e pushtuar nga Gjermania” botuar në v.1972). Madje, në ndihmë të tyre, edhe ndonjë i ashtuquajtur profesor apo studiues, është përpjekur të përligjë kolaboracionizmin dhe veprën e atyre që u vunë në shërbim të pushtuesve nazi-fashistë në funksione tepër të larta, deri ministra e kryeministra.

Në ndonjë rast, pasardhës të bashkëpunëtorëve të pushtuesve, apo ndonjë shkrues, tentuan, që për ndonjë luftë apo betejë të asaj kohe, të nxjerrin si organizatorë dhe drejtues pikërisht këta kolaboracionistë që i kishin shërbyer pushtuesve italianë deri në prag të kapitullimit të Italisë Fashiste dhe, që më vonë, do i shërbenin me të njëjtin zell e përkushtim pushtuesve gjermanë.

Në këtë frymë është shkruar për Luftën e Reçit, për të cilën janë botuar disa shkrime e intervista, ku thuhej se rolin kryesor e kishin luajtur çetat e Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, madje edhe si organizator e drejtues i saj kishte qenë Jup Kazazi, bashkëpunëtor i ngushtë i pushtuesve fashistë që nga ditët e para të pushtimit, me funksione tepër të larta në Partinë Fashiste Shqiptare dhe administratë, deri Sekretar i Përgjithshëm i saj dhe Ministër.

Si bir i asaj zone, me origjinë nga një familje e lidhur që në fillim ngushtë me Luftën Nacional Çlirimtare, në gusht të vitit 2009 kam botuar në gazetën “Shekulli” një shkrim për këtë luftë, duke u bazuar në dokumente (disa prej të cilëve, botoheshin për herë të parë), në fakte dhe dëshmi të njerëzve që kishin marrë pjesë në atë luftë.

Në atë shkrim nuk kam pas si qëllim të fyejë askënd, por me fakte e dokumente të shkruaja për disa të vërteta që historiografia komuniste i kishte mohuar ose shtrembëruar. Madje, jam i pari që, në ndryshim me shumë studiues e historianë të epokës komuniste, kam shkruar për pjesëmarrjen e disa përfaqësuesve të Ballit Kombëtar dhe Legalitetit. Por, për aq sa u takonte dhe për sa kishin bërë, pa u zgjatur për ç’arsye kishin marrë pjesë dhe ç’farë qëllimesh ndiqnin…

Por njëkohësisht kundërshtoja edhe shumë trillime, të pavërteta, e madje falsifikime që disa autorë, kryesisht pasardhës të disa prej bashkëpunëtorëve të pushtuesve fashistë, nëpërmjet atyre shkrimeve përpiqeshin t’i bënin heronj. Krahas tjerave, nëpërmjet atij shkrimi, jam përpjekur të nxjerr në pah mesazhet shumë pozitive të asaj lufte mbarëpopullore, ku luftuan së bashku populli i asaj krahine, partizanë, ballistë e legalistë, ish pjesëtarë të Ushtrisë Kombëtare që kishin dezertuar dhe ishin bashkuar me batalionin partizan “Perlat Rexhepi” dhe shembullin, që për mendimin tim, ishte dhe mbetet më i rëndësishmi, që popullsia e Malësisë së Madhe dhe e Shkodrës u dhanë gjithë shqiptarëve, që pavarësisht nga bindjet politike, nuk janë  vrarë me njëri tjetrin.

Dhe ajo që është më e rëndësishmja, bëja thirrje se ka ardhur koha e pajtimit dhe ngjarjet e atyre viteve i përkasin historisë tonë të dhimbshme…

Shaqir-Vukaj-669x400

Shaqir Vukaj

Në atë shkrim nuk jam marrë me jetën personale të askujt, kushdo qoftë ai, madje për fisin dhe familjen e  Kazazëve kam shkruar me konsideratë, si një familje me tradita patriotike, me emër të mirë në të gjithë qarkun e Shkodrës etj. Nuk kam përmendë me emër as z.Hamza Kazazi (djali i Jup Kazazit) për një intervistë të tij, me plot të pavërteta, botuar në “Gazeta Shqiptare” dt.14 tetor 2008, por i jam referuar atij vetëm për një gjë qesharake ku shkruante se: “Jupi shkoi për pushime me të shoqen në Shën Naum, se kishte vendosur të dilte në mal.”…

Më dt.30 gusht 2015, në “Gazeta Shqiptare” z.Hamza Kazazi ka botuar një shkrim “Të vërteta e dokumente për Luftën e Reçit”, shkrim plot të pavërteta e thashetheme, që më detyroi t’i kthehem përsëri kësaj teme, për më tepër që ai merrej me thashetheme e përgojime që nuk nderojnë askënd. Krahas disa fakteve e dokumenteve të përmendura në shkrimin tim të gushtit të v. 2009, do shtoj edhe disa të tjerë, të pabotuar më parë, veçanërisht për Jup Kazazin e veprimtarinë e tij kolaboracioniste që ditët e para të pushtimit  fashist.

Për shumë arsye, Lufta Nacional Çlirimtare në Qarkun e Shkodrës, nuk pati atë shtrirje dhe pjesëmarrje si në disa krahina të tjera të vendit tonë. Megjithatë duhet vënë në dukje se lufta guerile në qytetin e Shkodrës ka qenë ndër më të spikaturat në Shqipëri, dhe jo më kot, Shkodra zë vendin e dytë në Shqipëri për nga numri i Heronjve të Popullit.

***

Çeta e parë partizane për Qarkun e Shkodrës  është krijuar më 10 qershor 1942 në Postribë dhe partizanët, krahas Postribës gjetën terren të përshtatshëm në zonën e Reçit. Madje, në verë të atij viti, pushtuesit italianë, duke parë qëndrimin e popullsisë së asaj zone në ndihmë të partizanëve, ngritën në Reç një postë karabinierie me efektiv të përbashkët, italianë dhe shqiptarë (e vetmja në gjithë Malësinë e Madhe). Në verën e po atij viti, partizanët Gjovalin Luka dhe Abdyl Bekteshi, kishin gjetur strehë e përkrahje në Reç, sidomos në lagjen e sipërme, Doç. Në korrik të atij viti, disa malësorë të Reçit,  kishin krijuar një lloj besëlidhjeje, sipas së cilës, në rast se partizanët do të rrethoheshin në ndonjë shtëpi, malësorët do i shkonin në ndihmë, siç ndodhi realisht më 18 tetor të atij viti, kur këta dy partizanë u rrethuan në shtëpinë e Bejto Faslisë.

Mbas disa orë luftimi, ku u vra vajza e të zotit të shtëpisë, (dëshmorja e parë e Veriut të Shqipërisë), ata, edhe me ndihmën e bashkëfshatarëve, çanë rrethimin, u bashkuan me çetën partizane dhe luftuan deri në çlirimin e plotë të Shqipërisë.

Para se të trajtoj shkurtimisht Luftën e Reçit dhe arsyet se përse pushtuesit italianë, megjithëse në grahmat e fundit, sulmuan Reçin, do përpiqem të përshkruaj veprimtarinë e Jup Kazazit (vetëm me dokumente) në shërbim të pushtuesve fashistë, të cilin, disa autorë përpiqen të bëjnë organizatorin dhe heroin e asaj lufte…

Pak ditë mbas pushtimit të Shqipërisë, në muajin maj 1939, me Dekret të posaçëm, u krijua Partia Fashiste Shqiptare. Sipas statutit të saj, anëtarësimi në të ishte i barasvlershëm me anëtarësinë në Partinë Fashiste Italiane. Statuti përcaktonte se “Partia Fashiste ishte një Milici Fashiste nën urdhrat e drejtpërdrejta të Duçes”. Para pranimit në parti, fashistët shqiptarë bënin betimin si më poshtë :

“Betohem të zbatoj urdhrat e Duçes, themeluesit të Perandorisë dhe krijuesit të Shqipërisë së re dhe t’i shërbej me të gjitha forcat e mija, në se është e nevojshme edhe me gjakun tim çështjes së Revolucionit Fashist”.

Jup Kazazi ishte ndër themeluesit e Partisë Fashiste dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të saj. Më 6 qershor 1939, ai u emërua federal në Vlorë ( Shqipëria u nda në 10 Federata Fashiste). Ky ishte posti i parë fashist, por në saje të shërbimeve që i bënte pushtuesit, siç shkruante studiuesi italian Andrea Di Nikola “Jup Kazazi vazhdonte ngritjen” deri sa arriti në postet më të larta partiake e administrative si Anëtar i Këshillit të Epërm Fashist Koorporativ, Federal në Durrës, regjent e më vonë Prefekt i Durrësit, Zv, Prefekt i Shkodrës etj.

Sipas dokumenteve të Partisë Fashiste Shqiptare, në periudhën 1941-1942 Jup Kazazi ka qenë Sekretar i Përgjigjshim i kësaj Partie. Sipas Statutit të Partisë Fashiste, Ministri – Sekretar ishte “Jerarku suprem, anëtar i Këshillit Ministror, që në mungesë, zëvendësonte edhe Kryeministrin”. Kështu Jup Kazazi kishte arritur në shkallën më të lartë partiake dhe shtetërore që pushtuesit italianë kishin organizuar në Shqipëri.

Pa hyrë në hollësi të veprimtarisë së Jup Kazazit gjatë viteve 1939-1943, si personalitet i lartë në shërbim të pushtuesve, sipas qindra dokumenteve që gjenden në Arkivin e Shtetit, ai ka qenë një ndër më të bindurit dhe më të zellshmit për zbatimin e planeve dhe urdhrave të pushtuesit. Për çdo gjë ai ka bërë amin, madje edhe kur Italia Fashiste përgatitej të sillte një milion italianë në Shqipëri. Me entuziazëm e priti ai Dekretin Nr 194 të 9.06.1940, sipas të cilit, Shqipëria hynte në luftë me çdo shtet që do të hynte në luftë Italia Fashiste, siç ndodhi më 10 qershor kur Shqipëria i shpalli luftë Anglisë dhe Francës, e me radhë kur i shpalli luftë Greqisë, Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik, ShBA etj.

***

Pa fund janë dokumentet që tregojnë veprimtarinë e tij si bashkëpunëtor e fashist i bindur në planin e brendshëm. Do sjell vetëm një shembull tepër kuptim plotë, që lidhet me Reçin e luftën e zhvilluar aty. Siç thamë më sipër, më 18 tetor 1942, ndodhi ngjarja në shtëpinë e Bejto Faslisë. Më 1.11.1942, nen/Ministri i Brendshëm, Mark Gjon Markagjoni i bënte këtë telegram Prefekturës së Shkodrës:

“Nuk kuptohet se për ç’arsye nuk keni pushkatuar menjëherë në vend të zotin e shtëpisë Bejto Faslia(.). Ndër këso rastesh duhet të ju urdhënoni kategorikisht organeve vepruese që të zbatojnë pa tjetër ç’ka urdhënon qarkorja e kryeministrit Nr.3068, datë 31 gusht 1942, posë kundra t’arratisunve, edhe kryetarit të familjes që përbunë t’arratisunit(.). Na njoftoni përfundimin(.)”.

Mbas kësaj ngjarjeje, Milicia Fashiste, mbas dogji shtëpinë e Bejtos dhe grabiti gjithë pasurinë, burgosi familjen (gruan e tij me tre fëmijë të vegjël, më i vogli dy muajsh), përgatitej dhe për ta internuar në Itali. Në Arkivin e Shtetit ekzistojnë shumë dokumente që bëjnë fjalë për këtë ngjarje, ndërmjet të cilëve ka disa dokumente e shkresa rreth internimit të kësaj familjeje. Por, tërheq vëmendjen një shkresë e Jup Kazazit, në postin e  Zv/Prefektit të Shkodrës, drejtuar Ministrisë Punëve të Brendshme që mban datën 13.Fruer.1943, si më poshtë:

“Në vijim t’onës  Nr.397.d.2.XI.42

Lutemi me na njoftue në se kundra familjes së kriminelit t’arratisun Bejto Faslia a duhet marrë masa e internimit. Parashtrohet kjo pyetje mbasi çështja e tij ka lidhje me t’arratisunit komunista, familjet e të cilve tash së fundi janë lirue”.

Solla ketë shembull, sepse J.Kazazi, në ndryshim me të gjithë të tjerët (Prefektë, kuestorë, zv/prefektë, kryetarë komune, shefa në Ministri etj. që kanë shkëmbyer letra e  shkresa për internimin e kësaj familje) e quan Bejto Faslinë  kriminel, njëlloj si bashkëpunëtori i tij i ngushtë në atë kohë, Mark Gjon Markagjoni që kishte urdhëruar pushkatimin e tij. (Ai u kujton organeve eprore se nuk është çuar deri në fund masa e internimit…).  Por sepse pak muaj më vonë ai do të pretendonte të luftonte përkrah këtij “krimineli”, kundër atyre që u kishte shërbyer deri pak ditë më parë. (Madje në të gjitha shkrimet e botuara për rolin e Jup Kazazit si organizator dhe strateg i Luftës së Reçit, vihet në dukje se ai ka bashkëpunuar me Bejto Faslinë, ka luftuar bashkë e madje bashkë paskan përgatitur bashkë një atentat kundër Jakomonit!)

***

Mbas rënies së Musolinit, për shumë njerëz e sidomos për ata që merreshin me politikë, ishte e qartë se kapitullimi i Italisë ishte çështje ditësh. Pikërisht në këtë periudhë, shefat e Ballit Kombëtar tentuan të viheshin në krye të politikës shqiptare, duke nxjerrë edhe ndonjë çetë në mal…

Dokumentet e gjetura tani vonë në arkivat gjermane, tregojnë se Berlini,  i interesuar për të ardhmen e Shqipërisë, nëpërmjet Ribentropit, rekomandonte përfaqësuesit e vet në Tiranë, që të kontaktonin me personalitete politike, që me ndihmën e gjermanëve “të viheshin në krye të një qeverie që do t’u shërbente interesave gjermane”.

(Sipas dokumenteve të gjetura tani vonë në arkivat gjermane, përfaqësues të Ballit Kombëtar kishin hyrë në bisedime të fshehta me gjermanët që në vitin 1942 (takimi i Vehbi Frashërit në Shtabin e Komandantit të Përgjithshëm gjerman në Serbi). Sipas këtyre dokumenteve, Balli Kombëtar në fund të vitit 1942 e shihte Shqipërinë si aleate të Gjermanisë Hitleriane dhe jo të Aleatëve Antifashistë).

Kështu edhe Jup Kazazi, si ndër politikanët më të vjetër që i kishte shërbyer pushtuesve italianë në postet më të larta, e kuptonte situatën dhe, pikërisht ato ditë ai jep dorëheqjen, megjithëse sipas disa bashkëpunëtorëve të tij, me “shumë vonesë”. Sipas dokumenteve të kohës, ai i ka shërbyer pushtuesve italianë dhe, është paguar prej tyre, deri më dt. 20 gusht 1943, pra vetëm dhjetë ditë para Luftës së Reçit.

Ishte pikërisht kjo periudhë kur Balli Kombëtar gjoja u angazhua në luftë kundër pushtuesit edhe në Shkodër, madje kishte filluar edhe një lloj bashkëpunimi me Frontin Nacional Çlirimtar. Kuptimplote është demonstrata e organizuar bashkërisht nga të gjitha forcat politike më 26 korrik, ku pushtuesit përdorën të gjitha mjetet e dhunës dhe ku u vra kryetari i Rinisë së Ballit Mustafa Dervishi dhe u plagosën shumë të tjerë.

Dokumentet e fashizmit përmendin se mbas kësaj demonstrate, përfaqësues të Ballit dalin në mal për të luftuar… njëlloj siç i përshkruante Kol Bib Mirakaj në librin e tij.

Është mjaft kuptimplotë fakti se ata filluan të lëvizin në zonat Reç, Rrjoll, Grizhë, Postribë, të cilat që në verë të vitit 1942 ishte kthyer në zonat bazë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare. Theksojmë se në zonën e Reçit, që nga muaji maj nuk kishte shkelur asnjë lloj force qeveritare, kështu që partizanët lëviznin lirisht, prandaj aty ishte gjetur dhe vendi më i përshtatshëm për të organizuar një mbledhje të parisë së Rranxave (kështu quhet një pjesë e Malësisë së Madhe), përfaqësuesve të Frontit Nacional Çlirimtar, Ballit Kombëtar dhe Legalitetit, e cila u organizua më 13 gusht 1943, për luftë të përbashkët në se do të sulmoheshin këto fshatra.

            ***

Pa hyrë në hollësi se si u zhvillua Lufta e Reçit, dua të theksoj se sulmi mbi Reçin ishte një operacion i menduar mirë nga të gjitha drejtimet dhe kishte për qëllim shkatërrimin një herë e mirë të Lëvizjes Nacional Çlirimtare, pikërisht në zonën që konsiderohej si kështjella e saj. Siç ndodh para operacioneve apo sulmeve ushtarake, nëpërmjet burimeve të ndryshme, tentohet të merren sa më shumë të dhëna për kundërshtarin. Janë të shumtë dokumentet e pushtuesit që tregojnë përgatitjet për këtë operacion, por do përmend vetëm atë që Prefektura e Shkodrës, tre ditë para Luftës së Reçit, njoftonte si Komandën Ushtarake Italiane:

“Tash njoftohemi se sipas të dhanunave nga Komuna e Shkrelit, çetat komuniste janë bashkue me banorët e katundit Reç të rajonit të komunës së sipërme, e cila sipas shenjave u përbaka prej afro 800 vetësh të armatosun ma së miri dhe se janë instalue tek Kisha e Reçit dhe në afërsi të saj. Për dijeni dhe Ministrisë Punëve të Brendshme Tiranë. Z/Prefekti e Kuestori Dh.Bala”.

Sipas një prej dokumenteve të kapura armikut, pushtuesit italianë llogarisnin që më 31 gusht të sulmonin Reçin, më 1 shtator të marshonin për në Rrjoll e Postribë dhe të nesërmen, të dilnin në brigjet e Drinit, duke nënshtruar një herë e mirë krahinat “rebele” që ishin bërë strehë e luftëtarëve për liri të Lëvizjes Nacional Çlirimtare.

Pavarësisht se çfarë është thënë e shkruar për këtë Luftë, dua të theksoj se ajo ishte luftë mbarëpopullore, ku shqiptarët luftuan bashkë kundër pushtuesit pa dallim feje, krahine e ideje. Për t’i qëndruar sa më besnik të vërtetës, do të sjell vetëm dokumentet e atyre ditëve të Ballit Kombëtar, të cilat vërtetojnë më së miri se Reçi ishte zonë ku vepronin vetëm çetat partizane.

Në raportin e Komitetit krahinor të Ballit Kombëtar për Shkodrën të dt.14 shtator drejtuar Komitetit Qendror të Ballit, ndërmjet tjerave thuhet:

“Para ramjes së Italisë, si do t’a keni marrë vesht, Ushtria italiane afër 1000 vetësh, mësyete katundin Reç ku gjindeshin çetat partizane…”

Ndërsa në traktin e Ballit Kombëtar, botuar në fund të muajit shtator të atij viti, ndërmjet tjerave thuhet:

“Në Shqipërinë e Veriut, një fuqi armike e përberë prej 800-900 italianë, të përkrahur nga milicë tradhtarë, mësynë çetat partizane të Reç. Çetat e Ballit Kombëtar të Shkodrës i shkuan në ndihmë çetave partizane. Lufta vazhdoi për 36 orë: okupatori la përmbi 150 të vrarë dhe u tërhoq”.

Në revistën e Rinisë së Ballit Kombëtar “Robni o liri” të Shkodrës, në numrin 6 dt. 28 nëntor 1943, ndërmjet tjerave thuhet:

“Më 30 gusht çetat tona i shkojnë në ndihmë një çete partizane të sulmuese…”

Kjo është e vërteta e thënë nga Balli, që nuk ka nevojë për komente, por që vërteton edhe një herë se sa trashanike e të pa baza janë ato që janë thënë sikur Jup Kazazi paska qenë organizatori dhe strategu i asaj lufte. Është e vërtetë se ai ka shkuar në Reç me 7-8 vetë, mbas dreke të dt. 31 gusht dhe ka qëndruar deri sa janë tërheqë forcat italiane. Por është e vërtetë se menjëherë mbas tërheqjes së forcave italiane ai ka ikur duke e lënë popullin e Reçit në mëshirë të fatit…

Mbas kapitullimit të Italisë Fashiste, në Shkodër u krijua një situatë kaotike dhe drejtuesit e Ballit, Legalitetit dhe paria e Shkodrës u përgatitën të krijojnë një pushtet lokal për të pritur gjermanët, prandaj organizuan në qytet të ashtuquajturën “Mbledhje e Bashkisë”, dhe “Kuvendin e Grishës”, ku morën pjesë mbi 1500 vetë nga Malësia e Madhe, si dhe përfaqësues të Frontit Nacional Çlirimtar, Ballit Kombëtar, Legalitetet,  parisë së malësisë etj.

Jup Kazazi me disa bashkëpunëtorë të tij, si organizatorë të këtij Kuvendi,  u përpoq t’i jepte tonin, hodhi parulla tepër të dyshimta për “çlirimin e Ulqinit” duke mos thënë as një fjalë për pushtuesit gjermanë, që kishin kaluar kufirin dhe po i drejtoheshin Shkodrës. Krejtësisht i papranueshëm për malësorët ishte propozimi i tij për krijimin e një Komisioni prej 6 vetësh për organizimin e pushtetit lokal të Shkodrës, ku katër të ishin përfaqësues të tyre, dy nga Fronti dhe asnjë nga Malësia e Madhe, që u kundërshtua me forcë nga përfaqësuesit e Frontit Nacional Çlirimtar dhe nga malësorët që thërrisnin se “ju zotnitë e Shkodrës, jeni mësue me nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart tona”. Propozimet dhe qëndrimi i tij sollën prishjen e Kuvendit pa arritur asnjë rezultat.

Tepër kuptimplotë është qëndrimi i Jup Kazazit të nesërmen, me dt. 11 shtator, u nis drejt Pukës, kur së bashku me Pashuk Bib Mirakën dhe disa të tjerë nga paria e Pukës, pritën me nderime pushtuesit e rinj gjermanë dhe i siguruan se rruga për në Shkodër ishte e pastër dhe nuk kishte asnjë rrezik…

Është e tepërt të merresh me veprimtarinë e Ballit në Shkodër, gjatë pushtimit gjerman. Janë të shumtë dokumentet që e vërtetojnë bashkëpunimin me pushtuesit e rinj, por do përmend vetëm dy dokumente të asaj kohe. Kështu Komanda e Xhandarmërisë së Qarkut Shkodër, më 6.1.1944 njoftonte Komandën e Xhandarmerisë së Përgjithshme Tiranë si më poshtë:

“Situata politike asht e pëlqyeshme, mbasi ngjarjet që zhvilloheshin në qytet janë ndalue. Në këto ditët e fundit, aktiviteti i Partisë Nacional Çlirimtare asht shumë i pakët mbasi të gjitha organizatat e saj janë largue nga qyteti, me ardhjen sidomos të fuqive të Regjimentit “Kosova” që në bashkëpunim me “Ballin Kombëtar” kanë mujtë me permirësue situatën…”

Gjatë pushtimi gjerman emri i Jup Kazazit del në shumë dokumente të asaj periudhe, si tepër aktiv për t’ju kundërvënë Luftës Nacional Çlirimtare.  Ja çfarë shkruan Kol Bib Mirakaj:

“Në fillim të vitit 1944, në emër të “Besëlidhjes Shkodrane” shkuen në Tiranë Hafiz Ali Tarja, Ndoc Coba dhe Jup Kazazi për të kërkuar nga Qeveria ( Kuislinge) fonde për krijimin e një trupe ushtarake rreth 12 mijë vetësh për të luftue kundër Ushtrisë Nacional Çlirimtare…”( Vetëvrasja e një Kombi. (Fq.165-166).

Do sjell vetëm dy shembuj nga qëndrimi i Ernest Koliqit dhe Kol Bib Mirakajt për drejtuesit e Ballit e konkretisht për Jup Kazazin …

Në letrën që Ernest Koliqi i drejtonte Karl Gurakuqit më 18.7.1952, ndërmjet tjerave shkruante:

“I shpallin botës se jemë qenë fashista. Po kush e ka mohue?…..Permendin Shefqet Verlacin pse i biri bashkëpunon me ne. Mos të qëndronte me ne, do ta zgjidhshin edhe atë fajesh, si Mustafa Krujën që iu  perul Zogut, Hasan Dostin pse u nenshkrue me Ballin, si njëqind të tjerët që u kertylën në të mira në kohën e Italisë dhe sot i bien mohit. Perpiqen kopilin e tradhtisë me na e lanë në derë të katolicizmit…të gjithë kanë veshë devizë fashiste dhe i kanë shërbye regjimit, sot të shamë, deri ne ditën e tij të fundit. Asnjani nuk dha dorhjekeje. Patriotizmi i tyne filloi kur në Stalingrad Hitleri ngeli. Deri në atë ditë, na u lëvyrshin e na brohorisnin”.

Ndërsa Kol Bib Mirakaj, në gusht të vitit 1967 i shkruante Abaz Ermenjit:

“Keni kalue në anën tjetër kur Boshtit filloi t’i rrjedhë kazani, e kur u pa se kazani po shterrej, për me mujtë me e nxjerrë veten “puritanë” filluet edhe ta ndani kombin në fashista e kolaboracionista, në patriotë e tradhtarë, tue e cilësue veten super patriotë….Na queni ne kolaboracionista me të huejtë, me okupatorin, as nuk e kemi mohue, as nuk kemi nder mend të fshihemi, siç po bajnë disa prej jush se gjoja kishin “bekimin” e Mithat Frashrit me bashkëpunue me fashista e me “sabotue”. Ne nuk e mohojme bashkëpunimin tonë me Italinë Fashiste, për rrjedhim me Boshtin Romë-Berlin. Por as ju mos e mohoni bashkëpunimin tuej. Edhe ju bashkëpunuet me të huejin, madje jeni mburrë për atë bashkëpunim, pra kolaboracionista kemi kenë të dy palët….

Ju e pranuet gjendjen de facto të imponuem nga rrethanat që u thanë; e pranuet qyshse pa farë hezitimi bashkëpunuet me neve dhe u batë anëtarë të Partisë Fashiste. Mbajtët nepunesinë dhe fituet tjera të reja, deri në shkallë të ministrave, mandej edhe të Ministrit-Sekretar i partisë fashiste Shqiptare, po ashtu si unë….”

Nuk kam çfarë t’u shtoj atyre që kanë thënë Kol Bib Mirakaj e Ernest Koliqi, sepse të gjitha janë direkt apo indirekt për Jup Kazazin (madje Mirakaj e thotë pa doreza, sepse ka qenë pasardhës i Jup Kazazit në postin e Sekretarit të Partisë Fashiste Shqiptare).