Shanset për një kryeministër shqiptar në Maqedoni? Analistët flasin për Shqip: S’ka qeveri pa shqiptarët

Nga Ylli Pata

Tashmë është mbyllur thuajse përfundimisht panorama e rezultateve në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët kanë bërë rritjen cilësore duke siguruar 32 deputetë, që përbëjnë një çelës politik për të kontrolluar mazhorancat e reja në Kuvendin e Maqedonisë, i cili ka 123 deputetë.

Zoran Zaev ka 46 deputetë dhe i duhen më shumë se 16 për të marrë mazhorancën kontrolluese, kështu që i duhet se s’bën të bëjë bisedime me të dyja partitë shqiptare, e jo vetëm me Aleancën e Zijadin Selës, e cila s’i mjafton.

Partia e Ali Ahmetit ka arritur të marrë 15 deputetë, duke tundur tezën e kryeministrit shqiptar, pasi 4 vjet më parë arriti të zgjedhë për herë të parë një kryetar Parlamenti shqiptar siç ishte Telat Xhaferi.

Naser Pajazit, një gazetar i njohur në Maqedoninë e Veriut, i cili drejton një nga agjencitë e lajmeve më të njohura në vend, INA, thotë për “Shqip” se Ali Ahmetit, i takon të nisë negociatat për kauzën që ka pasur në fushatë, ndryshe, ajo e humb fuqinë e tij.

Shanset për një kryeministër shqiptar në Maqedoni?

Edhe politologu Xhenis Sulimani, është i këtij qëndrimi, pasi sipas tij, shqiptarët kanë mundësinë të nxjerrin në tryezën e bisedimeve çfarëdo teze, pasi tani ata e kontrollojnë lojën.

Në vështrimin e parë, Naser Pajaziti thekson për “Shqip” se është e qartë fuqia e re potenciale e faktorit politik shqiptar.

“Rezultati i zgjedhjeve forcon pozicionin politik të shqiptarëve, pasi që kemi një rritje të mandateve të deputetëve dhe fuqizim të protagonizmit në formimin e Qeverisë së re.

Derisa në zgjedhjet e 2016 ishin fituar vetëm 20 deputetë (BDI, ASH, BESA, PDSH), kësaj radhe kemi deri 32 mandate deputetësh (BDI 15, ASH – AAA 12, BESA në kuadër të koalicionit me Zaevin 5 deputetë dhe PDSH me një deputet).

Shanset për një kryeministër shqiptar në Maqedoni?

Sipas kalkulimeve të numrave, koalicioni LSDM – BESA i udhëhequr nga Zaev me 46 deputetë nuk mund të arrijë shumicën prej 61 deputetëve për të formuar Qeverinë.

Në këtë rast numrat e nevojshëm i arrin me koalicionin me BDI, ose edhe me një koalicion më të gjerë stabil me përfshirjen edhe të partive tjera shqiptare”, thekson Pajaziti.

Kurse politologu Sulimani, i mëshon idesë se pozitiviteti i këtyre zgjedhjeve ishte se askush nuk korri fitore absolute.

“Rezultati i ngushtë mes dy partive më të mëdha, LSDM dhe VMRO-DPMNE, si dhe numri i deputetëve shqiptarë që arrin në 32 mandate deputetësh, është rezultati më i mirë i mundshëm, në së e shikojmë nga pikëpamja e qytetarit shqiptarë. I pari i këtyre zgjedhjeve në asnjë mënyrë nuk mund të formojë qeveri pa përfshirjen e shqiptarëve, që automatikisht forcon zërin e shqiptarëve”, thotë Sulimani.

Ndërkaq, në lidhje me atë se çfarë duhet të bëjnë partitë shqiptare në negociata, të dy analistët mendojnë se kartat nuk i kontrollojnë më maqedonasit, ndaj duhet treguar shumë kurajo.

“Do të varet nga kreu i BDI-së Ali Ahmeti se a do t’i qëndrojë pas idesë për kryeministër shqiptar dhe se a do të tërhiqet nga kjo kartë, që i solli fitoren në këto zgjedhje.

Shanset për një kryeministër shqiptar në Maqedoni?

Një nga opsionet është një tryezë e partive shqiptare e ftuar nga Ahmeti, ku do të dilet me një ofertë drejtuar LSDM-së, por edhe VMRO-DPMNE-së, e cila ka arritur të sigurojë 44 deputetë, diferencë e ngushtë me partinë e Zaevit”, thotë Pajaziti, i cili është i idesë se nuk duhet të ketë preferencë ekskluzive vetëm për fituesin relative Zaev por edhe për nacionalistët e VRMO, nëse ata rrisin ofertën për Shqiptarët.

Shanset për një kryeministër shqiptar në Maqedoni?

Kurse Xhenis Sulimani, është i mendimit se shqiptarët duhet të bashkohen për të krijuar një “ofertë” strategjike që do t’i japë jo vetëm partive shqiptare por edhe shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, një peshë specifike vitale për institucionet e Republikës.

“Në kësi pozicioni, faktori politik shqiptarë mundet të kërkojë në tavolinë, absolutisht gjithçka, palës tjetër.

Prej te ‘kryeministri shqiptar’ e deri të avancimin më i vogël i pozicionit të shqiptarëve. Fitoret jo absolute, si kjo në Maqedoni të Veriut, janë të mira dhe të shëndetshme për shoqëritë dhe shtetet në zhvillim e sipër. Për faktin se i bëjnë partitë ta varura nga njëra tjetra dhe me këtë edhe imponohet kujdesi në fjalorin politik kundrejt rivalëve. Gara kalon në projekte dhe ide dhe jo në personalizime e sharje, që shpesh kanë qenë të pranishme në mejdanin politik”, thotë Sulimani.

Shqip