Ruffini: Dokumenti mbi Vëllazërimin Njerëzor, i rëndësishëm për bashkëjetesën mes feve e popujve

“Të kremtosh përvjetorin e parë të nënshkrimit të Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor, për mua dhe për të gjithë ne, është një rast i volitshëm për të rinovuar angazhimin tonë dhe premtimin tonë të përbashkët, zotimin për të qenë vegla të paqes”. Kështu u shpreh, Prefekti për Komunikimin, Ruffini, në fjalimin e tij në Forumin ‘Arab Media Convention for Human Fraternity’, organizuar në Abu Dabi me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor.

R.SH. – Vatikan

“Të kremtosh përvjetorin e parë të nënshkrimit të Dokumentit mbi Vëllazërimin Njerëzor, për mua dhe për të gjithë ne, është një rast i volitshëm për të rinovuar angazhimin tonë dhe premtimin tonë të përbashkët, zotimin për të qenë vegla të paqes”. Kështu u shpreh, Prefekti i Dikasterit të Selisë së Shenjtë për Komunikimin, Paolo Ruffini, në fjalimin e tij në Forumin ‘Arab Media Convention for Human Fraternity’, organizuar me rastin e përvjetorit të parë të nënshkrimit të Dokumentit për Vëllazërimin Njerëzor, që u hap sot në Etihad Towers në Abu Dabi, i cili do të mbyllet nesër më 4 shkurt. (Vizita e Atit të Shenjtë Françesku, gjatë udhëtimit të 27-të apostolik, në si lajmëtar i paqes në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga 3 deri më 5 shkurt 2019).

Në fjalën e tij, Prefekti i Dikasterit së Selisë së Shenjtë për Komunikimin shoqëror falënderoi Këshillin e të urtëve myslimanë për organizimin e kësaj ngjarjeje mbi vizionin e përbashkët të vëllazërimin njerëzor në botën e mediave “ku të gjithë e dimë, – tha Ruffini – se sa e rëndësishme është për të zhvilluar një perspektivë në favor të politike të mediave bazuar mbi vëllazërimin njerëzor dhe bashkëjetesën paqësore”. Paolo Ruffini falënderoi edhe Komitetin e Lartë për zbatimin e Dokumentin mbi Vëllazërimin Njerëzor dhe për promovimin e vazhdueshëm të këtij dokumenti tejet të rëndësishëm për mbarë botën.

Duke kujtuar Udhëtimin Apostolik të Papës Françesku në Emiratet e Bashkuara Arabe, në shkurtin e vitit të kaluar, Paolo Ruffini ilustroi me numra dhe grafikët se Vizita e Atit të Shenjtë ka shënuar një nga momentet më të rëndësishme për mediat e Vatikanit, sepse në ato ditë – kanë regjistruar nivelin më të lartë të në rrjetin e internetit dhe jo vetëm në Facebook.

Sipas Prefektit, 1 milion përdorues patën mundësinë të ndiqnin veprimtarinë e drejtpërdrejt në anglisht. Pastaj Ruffini kujtoi se artikujt e Vatican News dhe të së përditshmes së Vatikanit L’Osservatore Romano kanë kontribuar gjithashtu në tregimin e përmbajtjes së Konferencës dhe të gjithë vizitës së Papës, si dhe për punën e Komitetit të Lartë gjatë vitit 2019.

Në përfundim, Prefekti i Vatikanit për Komunikim, Ruffini përmendi marrëveshjen për disa prodhime të ardhshme televizive e së fundi theksoi se Dikasteri i Vatikanit për Komunikim synon të përforcohet, me ndihmën e partnerëve të jashtëm, me qëllim që t’u tregojë parimet e Dokumentit jo vetëm si informacion, por si një formim për një dialog e njohuri të anasjellët.