Rrugëtime historike në Kishën e Shën Klementit të Vuklit

Nga Ndue Bacaj

Historia e Kishës Katolike në Trevën e Kelmendit të Malësisë Madhe është shumë e hershme, ndaj shpesh studiues dhe historian e identifikojnë emrin e kësaj treve më Shën Klementin, dhe më Kalanë ose Qytezën Klementiana. Një kishë e hershme kushtuar Shën Klementit, “mendohet” se ka ekzistuar që në vitin 1080 në vendin e quajtur Shpaja, Spaja (emri i vjetër i Vuklit) e tjerë…Shën Klementi i parë ka qenë (Papë) zëvendësi III i Shën Pjetrit në vitet 90‐101, i cili u martirizua duke përhapur fjalën e Jezu Krishtit ndër paganë, kelmendasit e konsideronin si shenjtorin mbrojtës të tyre.. Por në menduam të “shtegtojmë” vetëm në një histori të dokumentuar rreth 350‐400 vjeçare të Kishës së Shën Klementit VUKEL, e jo historinë rreth dymije vjeçare të besimit e qytetërimit Kristian në trojet e Kelmendit.

Kisha e Shën Klementit në Vukel gjendet për herë të parë e shënuar në Hartat e Hartografëve të njohur të shekullit XVII‐të ( Atë Vincenzo Coronëlli dhe Giacomo Cantelli ). Hartat e Koronëlit(Coronëllit) në të cilat paraqitet Shqipëria e Veriut kanë qenë gdhendur dhe shtypur në Venedik mes vitet 1688 dhe 1691… (Ermanno Armao, Vende, kisha, lumenj,male e toponime te ndryshme te një hartë të lashtë të Shqipërisë Veriore, fq.23. ). Ndërsa harta e Kantelit (Cantellit) mban datën (vitin) 1689.. ( E.Armao,po aty fq. 27.) Në sot Kishën, që i dedikohej Shën Klementit mund ta identifikojmë më muret dhe rrënojat e mbetura në mes të lagjeve (apo fiseve) te Vuklit ; Grishaj e Nilaj, në afërsi të Ujit që del nga formacione shkëmbore të njohur më Hidronimin,Burimi i Jasminës…Ku kjo Kishe ka funksionuar (më konstruksionet e rikonstruksionet që imponuan motet e shekujt) deri në vitin 1967,kur komunizmi i shpalli “luftë FESE,për tu berë vetë FE…“ Bashkë më Selcen, Nikçin dhe Bogen, Vukli është një ndër katër Bajrakët në të cilët ndahet Fisi luftarak dhe i shkathet i Kelmendit….Një varg fraksionesh përbejnë fshatin e Vuklit,dhe ndër to Speia (Shpia), (ndoshta Spaja apo Shpaja, emri i hershëm më të cilin identifikohej Vukli,) ku gjendet KISHA E LASHTË E SHËN KLEMENTIT, e ndërtuar këtu më 1651 nga Eterit Franceskan..”(E.Armao,po aty,fq.128.). Është interesant të citohet një studiues tjetër i cili ka qenë edhe Famullitare në trevat e veriut të Shqipërisë, i cili nder te tjera shkruan: “… Fisi malor shqiptarë i Kelmendit në vitin 1700 u nda në dy bajrakë njëri në bregun perëndimore e tjetri në bregun lindore të Lumit Cem (mendojmë se e ka fjalën për dy famulli pasi Kelmendi siç dihet ka katër bajraqe –flamur ; Selcen,Vuklin, Nikçin dhe Bogen.)..Të paret themeluan famullin e Selces, e të tjerët famullin e Vuklit. Librat e amzës datojnë nga viti 1737…Vukli ka Qëlen famulltare të bukur më Kishë. Famullin e përbejnë 10 fshatra më 2106 banorë…( Lavro Mihaceviq, NËPËR SHQIPËRI 1883 – 1907, mbresa, udhtime dhe etnografi, fq. 79.). Në një relacion të Dom Shtjefën Gasparit, vizitor apostolik në Shqipni në vitin 1671 shkruhet se: “…Kelmendi,më kishën… e ndërtuar prej vet Kelmendasve në vitin 1651,përfshinte: Muriqin më 6 shtëpi e 40 frymë, Gjonoviqin më 7 shtëpi e 60 frymë, Lesoviqin më 15 shtëpi e 120 frymë, Miloshin më 7 shtëpi e 40 frymë, Vuklin më 32 shtëpi e 200 frymë, Rrvesten afër Komës të Kuçit më 6 shtëpi e 30 frymë, Zeten nën Tuz më 7 shtëpi e 40 frymë, Selcen më Muriq më 34 shtëpi e 280 frymë, Rrabjenin e Radotinës më 60 shtëpi e 400 frymë.

Të gjithë shkojnë më pa meshë në SPANIK (Spaja,emri i vjetër i Vuklit N.B.), ku kanë edhe Varret. (Gjush Sheldija,Kryeipeshkevia Metropolitane e Shkodrës e Dioqezat Sufraganë,shënime Historike,fq. 58‐ 59.) Ndërsa po nga ky burim mësojmë se Vukli në vitin 1864 kishte 1621 besimtare që administroheshin nga Françeskanët…(Gj. Sheldija, po aty fq.63). Një burim interesant informacioni për famullin e Vuklit,gjendet në dorëshkrimet arkivore të Dioqezës së Shkodrës të vitit 1745, më rastin e një vizite Baritore të Ipeshkvit të asaj kohe,Imzot Pal Pema Kampsi, ku ndër të tjera mësojmë se Vukli ende shënohej më emrin e vjetër SPAJA dhe bënte pjesë në Misionin e Kastratit (Kishës Katundit te Kastratit ),si dhe numëronte 81 shtëpi më 691 frymë. (Nevila Nika, Dioqeza e Shkodrës gjatë shek. XVIII, sipas dorëshkrimeve arkivore…fq.89). Gjatë shekujve Kisha e Vuklit,për banoret e kësaj treve ka qenë një institucion besimi e qytetërimi,ku punët e shpirtit,besimit dhe  tdhedashurisë nuk kanë pasur të ndarë kurrë… Tek kjo kishë janë marrë shumë vendime që u kanë shërbyer banoreve të Kelmendit e më gjerë,për tu lehtësuar hallet dhe jetën e përditshme,shpesh edhe në zgrip të mbijetesës,si rezultat i luftërave shekullore kundër pushtuesve Otoman (në mbrojtje të  dentitetit, trojeve dhe të drejtave të tyre…), por edhe i ligjeve të “egra” të kanunit të trashëguar ndër shekuj pa pasur shumë kohë,për ta reformuar ketë kanun,që shpesh kishte pësuar edhe deformime nga dashakeqësia e pushtuesve turq dhe shovenëve fqinjë sllav… Një kuvend më vlera për të lehtësuar plagën e gjakmarrjes është marrë në shtator të vitit 1902,nga Bajraku i Vuklit i cili vuri Kanunin që për gjakmarrjen : “MOS MË BUA VEÇSE SHPIA SHPINË, duke u bërë thirrje bajraqeve të tjerë të Kelmendit që edhe ata të veprojnë njësoj…”(Kahreman Ulqini,Bajraku në organizimin e vjetër Shoqërore,fundi i shek.XVII deri më 1912.). Gjithsesi sot në Vukel gjendet kisha e re e ndërtuar në qendër të Fshatit që në vitin 1997, duke i lenë muret e rrënojat e Kishës së Vjetër në “Shënjterin “ e tyre… Ndërsa Festa kryesore që Kremton Vukli dhe vukëljanët (kudo që jetojnë) është ajo e njohur më “Emrin” ZOJA E VUKLIT, në ditën e 24 majit, që në fakt kjo Feste i Kushtohet ZOJES NË NDIHMË TË KRISHTEREVE, pra Shenjtores Mari… Kjo datë ka mbetur në histori duke ju kushtuar Shën Mari‐së që nga Papa Piu V,pas fitores së Ushtrive Kristianë të Evropës kundër ushtrive Otomanë në Lepanto më 7 tetor të vitit 1571 (Ferdinand Schevill, BALLKANI,Historia dhe Qytetërimi,fq.204). E ndërsa dekada e shekuj kanë kaluar duke bërë punën e tyre, nga Kisha e vjetër kanë mbetur ato mure e rrënoja që i shohim sot, por që më shumë se një shekull më parë, një Studiues dhe Albanolog i njohur, ndër të tjera do të Shkruante : “… Përmbi një tarracë të ultë,në bregun e djathtë të Lumit (Cem) Ndodhet fshati më Kishe Vukli…Nga Kisha Hapet para syve një panoramë e bukur për nga mbyllja e luginës,Atje ku buron “Prroni” i Cemit….(Theodor Ippen, SHQIPËRIA E VJETER..fq.23,ish Konsull i përgjithshëm i Austro‐Hungarisë në Shkodër 1897 – 1904.).

Duke u bazuar në “librin” Urdhëri i Fretërve Minor, Nekrologu i Provincës Shqiptare të Zojes Nunciatë, (nën kujdesin e Fra Flavio Cavallini, mbi bazën e nekrologut të Fra Marjan Prelaj, më qortimet e Fra Vinçenc Malaj‐ Shkodër– MMI)po paraqesim famullitarët që kanë shërbyer në famullin e Vuklit ndër mote : Fra Pacifico nga Brindizi, famullitar në Vukël 1868 – 1869,vdiq më 11 dhjetor 1888. (fq.358). Fra Giovanni Russo nga Napoli…vdiq më 24 shtator 1924. (fq.189). Fra Gjon Dema nga Shkodra… vdiq më 07 qershor 1943. (fq.189).

Fra Serafin Koda nga Janjeva…u vra barbarisht në hetuesinë komuniste më 11 maj 1947. (fq.127). Fra Rrok Gurashi nga Shkodra…vdiq më 01 janar 1965. (fq.1). Fra David Pici nga Shkodra, ishte famullitar gjatë stuhisë komuniste (1944‐1945..) që goditi mbi kreshniket e Kelmendit, gjithashtu është një ndër të paktit klerik katolik që ka shpëtuar pa u persekutuar nga komunizmi shqiptar.

Vdiq më 12 korrik 1983. (fq.189). Fra Robert Ashta,famullitar i persekutuar nga komunizmi, por që “rilindi” pas rënies së këtij regjimi ateist (1991),kur edhe u bë famullitari i njohur i Vuklit. Vdiq më 12 prill 1998. (fq.98).. Gjithsesi Kelmendasit në përgjithësi dhe banoret e Vuklit në veçanti,edhe sot krenohen më kishën e tyre famëmadhe,që i kushtohej Shën Klementit,që dikur njihej si Shenjti mbrojtës i Malit të Kelmendit,pa ndihmën e të cilit, madhështia e qëndresës e mbijetesës vështirë se do të kishte bërë emër nëpër dhënat e Kralnit e Evropës e më gjere….Ndaj kjo sot, më shumë se kurrë nuk duhet të harrohet…