Rrobaqepësi i Krajl Nikollës, qëndisi flamurin e Deçiçit

Nje nga pikpyetjet me te medha qe vazhdon te egzistoje edhe ne ditet tona , eshte se nga erdhi dhe kush e solli , e kush e sponsorizoi ose pagoi, flamurin e ngritur ne prill te vitit 1911, nga malsoret e malsise se madhe. Ne malin famemadh te Decicit. Sipas studiuesit Gjergj Nikprelaj, gazeta ‘’Glas Crnogorca’’ e dates 2 prill te vitit 1911, shkruan se ‘’ Flitet se zyrat doganore ne Shqiperi kishin marre urdherin qe te konfiskohen flamujt shqiptar qe do te futeshin eventualisht nga jasht me potretin e Aleksanderit te Madh ‘’. Sipas Gjergj Nikprelaj, kjo eshte cituar gabimisht, sepse ne vend te Aleksanderit te Madh duhet te figuroje Skenderbeu. Edhe prof. Gazmend Shpuza sqaron Nikprelaj, veren se eshte fjala per figuren e Skendrbeut. Mirpo ‘’Cetinski Vjenik’’ Nr. 28, date 7 – 20 prill 1911 perpiqej ta demantoje kete fakt per shkaqe dhe te arsyeshme por pa te drejte, sepse vertete egzistojne prova se ka pasur disa flamuj shqiptar aso kohe. Sipas deshmise se pjesmarreseve te kryengritjes, theksohet se ideja e ngritjes se Flamurit lindi me qellim qe te mbahej lart morali i luftetareve – kryengrites. Pasi u kerkua gjithandej por nuk u gjet asnje flamur i madh, sic e kerkonte nderi i ketij simboli, u njoftua nga Cetina se Gjon Gjo’ Kola, rrobaqepesi i Krail Nikolles me punetoret e ndihmesit e vet Kole Jozin, Rrok Pultin dhe Gege Gurakuqin ishin duke qendisur nje flamur te tille shume te cmueshem. Te nesermen flitej per kete ne mbledhjen e Komitetit te Podgorices, mirpo per kete ngjarje si zakonisht degjuan se shpejti zyrtaret vendore, per kete ishte ne dijeni edhe i deleguari turk Sadredin Beu, i cili beri proteste prane Ministrise se Jashtme Malazeze. Flamuri u punua ne fshehtesi dhe ndollej ne shtepine e Zef Jak Dajcit, i cili ishte ngarkuar per ta kaluar ne Podgorice. Papritmas, i shoqeruar nga policia, Zefi u gjet para ministrit, theksojne veteranet ne kujtimet e veta. Ai u paralajmerua per pasojat e renda eventuale dhe kerkuan nga ai qe ta dorezoje flamurin. Mirpo ai i mohoi me gjakftohtesi te gjitha. Sipas te gjitha gjasave, ministeri i besoi atij ose ‘’Mbylli Njerin Sy). Por Zefi meqe ishte disa ore i lire, nderkohe e fshehu flamurin, te cilin e meshtolli me nje leter ne nje qyng dhe e hodhi ne oborr, edhe pse ne ate dite kritike binte shi. Vetkuptohet se shtepia u bastis, por nuk u gjet asgje. Sic ishte e ditur Zefi kishte autorizim edhe per blerjen e armeve, keshtu qe pas dyditesh erdhi ky qyng, se bashku me nje sasi armesh dhe me madhin tjeter, u dergua ne Komitetin e Kryengritjes ne Podgorice. Vete fakti sqaron Nikprelaj, se Qeveria e Stambollit ndaloi importimin e ketyre flamujve na shtyn te supozojme se kishte shume flamuj shqiptare. Gjithashtu pohohet se Paloke Traboini, kyengrites i shqur ne vitin 1911, solli tre flamuj shqiptare nga Dalmacia, sipas urdherit te Ded Gjo’ Lulit. Ne kujtimet e veta Traboini thekson se nje flamur ia dha Dede Gjo Lulit, tjetrin Ujke Hasanit nga Gruda dhe te tretin Prele Luces nga Triepshi.
Autori i tekstit Kolec Traboini pohon se disa flamuj shqiptar i ndane Pjeter Nushi, Kole Nikoll Ivanaj e me vone edhe Karl Prenushi, Zef Kurti, Luigj Kodeli, Simon Prendi, Hile Koliqi, dhe Palok Traboini.
Nje tjeter publicist dhe studiues shume i njohur, vecanarisht per historin e Malsise se Madhe. Ndue Bacaj, thote se para se te fillonte kryengritja Kola i biri i Dede Gjo’ Lulit kishte shkuar ne Austri per te kerkuar ndihma ne armatim. Atje eshte takuar me Aleandro Kastriotin, spanjoll, pretendent si vazhdues i gjakut te Kastrioteve e qe ka bere nje pune te madhe per perhapjen e ides se shqiptarizmes ne qendrat Evropiane. Dikush mund ta kete konsideruar aventurier. Konica ne fillim e kishte mik per koke e me pas e braktisi, gjithsesi porosi – pagesa per flamurin eshte bere prej prej Aleandro Kastriotit. si dhurat per malesoret. Dede Gjo’Luli kishte plot flamuj qe mbaheshin ne nje shtepi qe quhej magaze ne Skorrraq te Hotit. Ne shtepi te Prec dikush tjeter e shkruan Preloc Preka. U prit disa kohe dhe flamuri nuk po vinte dhe kryengritja filloi, pase dy tre ditesh ka ardhur lajmi se flamuri i porositun ishte nisur nga puntoria e Vjenes per ne Malesi , por dilni e priteni. Dede Gjon Luli ka nisur per ta pritur ne Dalmaci sekretarin e vete Paloke Traboini qe kishte lene shkollen ne Prizeren dhe ishte rreshtuar ne rradhet e kryengeriteseve dhe dinte tre gjuhe te huaja. Paloke Traboini e ka sjedhur flamurin he Hote dhe ia ka dorezuar Dede Gjo Lulit. Po ne te vertet sqaron Bacaj, ai ka sjedhur tre flamuj qe kishin ardhur nga Austria te cilet i ndau keshtu, nje flamur Dede Gjo Lulit, tjetrin Ujkes se Grudes dhe te tretin Prele Luces se Triepshit. Gjithnje sipas Ndue Bacaj, Interresant eshte edhe ‘’historia’’ e flamurit te ruajtur nga Pretash Zeka (bajraktari i kojes ), flamur te cilin Pretashi e kishte nxjerre nga arka ne vitin 1942, dhe ia kishte treguar Preke Grudes, duke i thane se kete flamur te shejte ia ka dhene Leandro Kastrioti ne Kotorr dikur babes se tij Zeke Nikes, dhe se me kete flamur gjak shqiptaresh e pati mesy Koja Majen e Decicit ne vitin 1911. Gjthsesi keto jane disa versione dhe te dhena historike, dhe qe realisht kundershtojne njera – tjetren. E duke mbetur ne atmosferen e kundershtis dhe te asaj se nga erdhi realisht flamuri qe malesoret ngriten ne Prill te vitit 1911. Te vjen nje tjeter pyetje dhe qe serish eshte per historianet. Se pse nuk pati flamur ne kuvendin e Greces, qe u mbajte ne Qershor te vitit po 1911.
/Perg. Vasel Gilaj/New York/