Si dhe pse vrau dhe pushkatoi rregjimi komunist i Enver Hoxhës 226 malësorë?

Nga Ndue Bacaj

Kulshedra e kuqe komuniste që kishte pjellur prej kohesh në Rusi, gjaatë luftes së dytë boterore kishte gjetur terren që klyshet e saj të “tretur” ne Serbi (e ish Jugosllavi ) t’na i “desantonte” edhe në Shqiperi… Alarmi i perhapjes së komunizmit ishte mjaft i madh edhe në trojet Shqiptare e veçanarisht në Malesinë e Madhe Etnike, pasi kjo ideologji bolshevike “sponsorizohej” nga fqinjet tanë sllav, me të cilet na ndanin lumej gjaku e shekuj luftrash, aq sa në kapercyejt e shekullit nëntëmbedhjetë dhe fillimin e atij të njezetë (edhe me bekimin e Europes Plakë), Malesisë Madhe që e kishte falur Zoti me mbi 2000 km2, i kishin mbetur vetem rreth 1000 km2, që i kemi edhe sot brenda Shqiperisë “Londineze”. Kufiri politik me Malazezet është deshmia e pavdekshme e kesaj ndarje të dhunshme të trojeve tona, pasi ky kufi është i vendosur mbi varret tona brez pas brezit… Mjerisht në trojet tona kishin ardhur thuajse në të njejten kohë,të dy ideologjitë diktatoriale, ajo fashiste si pushtuese, dhe ajo komuniste që shfrytezoi rastin të duket si çliruese e shpetimtare. Fatkeqesisht nga komunizmi u mashtruan edhe mjaft shqiptarë të gjendur në vorbullen e luftes së dytë boterore. Malesia e Madhe Etnike ishte treva që u genjye më pakë, si nga fashizmi dhe nga komunizmi. Per ketë merita e veçantë u takon burrave e burrneshave të Malesisë që si gjithnjë në këso kohesh të veshtira u bashkuan në kuvende e Beslidhje që siguronin një farë asnjanesie e per rrjedhoje një qetsi të admirueshme per kohë luftrash. .. Vlen të kujtohet se kur komunizmi Jugosllav predikonte alternativat e veta me parullen mashtruese të bashkim- vellazerimit në mes popujve, gjoja në emer të një ideologjie të re që do të rrezonte mbreterinë e sllaveve te jugut, dhe do të mbyllte historinë e hillur me shqiptaret… Në Ulqin në vitin 1940 në krye të 5000 malesoreve të armatosur nga krahinat e Ulqinit e Tivarit Imzot Nikoll Noga (Tusha), së bashku me nacionalistin Cafo Beg Ulqini dhe Kryemyftin e vendit do të Vetshpallnin autonomin e Ulqinit e Tivarit nga Jugosllavia, ku me ketë rast mbi kompanjelen e kishes u ngritë edhe flamuri kombetare shqiptare…*1*. Ndersa në fshatin Bogë kleriku antifashist Pater Lekë Luli në shenjë proteste kunder pushtuesit fashist në prani të 300 malsoreve me 5 prill 1941 ngriti flamurin kombëtar shqiptar.*2*. Me 12 maj të vitit 1941 (rreth një muaj pas pushtimit të Jugosllavisë nga fashizmi) nga trojet e Malesisë së Madhe të mbetura nën Malin e Zi, pergatitet një MEMORANDUM që kerkonte bashkimin e ketyre trojeve me me Shqiperinë. Nga emrat e nënshkruesve të Memorandumit po “veçojmë”: Per Hotin ;Smajl Haxhin e Luc Gjeloshin, per Gruden Mark Zefin, Zef Preken e Mark Gjekun, per Tuzin Sherif Hysenin e Prek Gruden, per Trieshin e Kojen Mark Tomen e Pretash Zeken ;dhe per Vllanen, Vranjen e Matagushin Ali Zekun e Pretash Niken..*3*e tjer. Malesia e Madhe, ndonse vuante pasojat e pushtimit fashist si pjesa tjeter e Shqiperisë , Ballkanit e më gjerë, ju krijuan disi premisa më të favorshme per bashkepunimin e trevave të saja të ndara,që në vitet 1878 -1913. Madje fashizmi per qellime edhe propogandistike me dekretin e 7 gushtit të vitit 1941 shpalli ribashkimin e trojeve shqiptare qe i mbanin te pushtuara Serbo-Malazezet…*4*. U bashkuan me Shqiperinë shumica e trojeve të Kosoves, Dibres, Tetoves, Gostivarit e më gjërë, u rikthye Malesia e Madhe Etnike,ku qendra e Nenprefektures kaloi nga Kopliku në Tuz… Por megjithë ketë klimë qe solli një ënderr ribashkimi të trojeve shqiptare, Malesia si gjithë Shqiperia e urrente fashizmin si ideologji dhe pushtues, i cili si per çudi solli kushtet e favorshme që emisaret jugosllav ( Mugosha e Popoviç) të krijojnë bijen e tyre; Partinë Komuniste Shqiptare ( me 8 nentor 1941), per të cilen Bllazhe Jovanoviqi, i deleguari i Titos në një takim me partizanet malazez ne Kopilaj të Piperit me daten 23 maj 1942, do të dekleronte: “Partinë Komuniste të Shqiperisë e kemi në dorë ne malazezet,dhe i kemi atje organizatoret tanë që drejtojnë e komandojnë , po keshtu edhe në Kosove…..Të mos harrojmë e duhet ta dimë mirë të gjithe se na janë vrarë në luften Ballkanike njembedhjetë mijë malazez në rrethinat e Shkodres, atë çfarë nuk e perfituan etnit tanë ateherë me luftë, jemi tue fitua ne…” *5*…Në keto kushte per të ruajtur Malesinë, Shkodren e më gjerë, lindi nevoja e rikthimit të Kuvendeve dhe Beslidhjeve historike, te cilat po i kujtojme “shkurtimisht “, pasi ato vertetojnë se kryengritja e parë antikomuniste në Shqiperi e në të gjithe Europen që e kishte zënë kjo lengatë, nuk ka qenë një revoltë e rastesishme, por e menduar dhe organizuar nga malësoret shqiptar nga më nacionalistet e patriotet, që e dinin se çdo të thotë të sundojë komunizmi me erëra, apo me saktë me fortunë e stuhi Sllave… Me 30 maj 1943, në Tuz u zhvillua Beslidhja e parë që kishte si synim ruajtjen e vendin nga grupet e partitë,dhe mbrojtjen nga sulmet e armiqeve… Si rezultat i klimes së krijuar pas 19 ditesh, pra me 19 qershor (1943) u zhvillua një takim tjeter i pjesmarreve të Beslidhjes në Tuz, i cili kerkonte zbatimin e beslidhjes…U dalluan si veprimtare ;Mul Deli Bajraktari, Gjelosh Luli, Anton Perdoda, Prek Cali, Llesh Marashi, Dodë Nikolla, Nik Gjelosh Gjoka e tjer..*6*. Me 26 korrik (1943) në Çesme të Koplikut u organizua një Kuvend që në histori njihet me emrin LIDHJA E ÇESMES, që kishte si qellim ruajtjen e asnjanesise dhe qetsisë së Malesisë me Rrnxat, në kushtet e krijuara pas dezertimit të ushtrisë shqiptare të rekrutuar me forcë nga fashizmi italian…Në kete kuvend ranë në sy perveç veprimtareve te sipershenuar edhe Islam Zeneli, Nish Gjeto Daka, Mark Tom Kolnikaj, Shaban Binaku, Tomë Zef Bzheta e tjer, si dhe kishin ndihmuar mbarvajtjen e Lidhjes dy kleriket patriot ;Pater Ciril Cani dhe Pater Gjon Shllaku…*7*. Malesia e Madhe nuk kishte qenë gjatë pushtimit fashist një “Ishull” i izoluar, por kishte pasur perfaqesuesit e vetë deri në konferencen (marrveshjen) e Mukjes. Pater Lekë Luli nga Kastrati kishte marrë pjesë si nacionalist e antifashist në takimin pergaditor të dates 26 korrik, ku pranohet konsulent i keshillit të pergjithshem i nacional-çlirimtar. Ndersa në konferencen e Mukjes të dt.01-2 gusht 1943 Pater Lekë Luli merrë pjesë si vezhgues me vote konsultative…*8*.Kjo marreveshje e perbashket e nacionalisteve dhe partisë komuniste nuk u pelqeu Popoviçit, Mugoshes e Stojniçit, pasi Mukja kishte pasur në program edhe “pika” të bashkimin të Kosoves me Shqiperinë dhe trojeve të tjera shqiptare që lengonin nën pushtimin serbo-jugosllav, ndaj Popoviçi e grisi marrveshjen dhe ja holli në fetyrë Enverit dhe keshtu zemra sllave u rebelua, se Serbia mund të humbiste Kosovën.. Ketë fakt e pohon vet E. Hoxha shumë vite më vonë ne librin e tij “Titistet” kur shkruan : “. .Stoiniçi kritikoi qëndrimin sektarist ndaj Mukjes, ndersa Miladini tha gjithë zemërim Kurrë ! Kjo do të ishte tradhti ndaj partisë..pasi nuk luftuam të ndanim pushtetin me “reaksionin”.*9*. Duke parë në pergjithsi asnjanesinë e Maslesise,dhe shperfilljen ndaj komunizmit me porosi të drejtuesve të Partise komuniste, vinin tinez komunist që mundoheshin të shfrytezonin lidhjet miqsore me malsoret, duke u munduar që me propoganden e tyre të fusnin në ngaterrese Malsoret me ushtrin fashiste, duke inskenuar incidente me armë nga element të papergjegjeshem, ku fashistet per hakmarrje mund të zhvillonin reprezalje mbi popullsinë e fshatrat nga vinin incidentet… Mbas kapitullimit të Italisë fashiste me 8 shtator 1943, hyri në vendin tonë Gjermania Naziste, e cila megjithse konsiderohej kalimtare njihej si shumë më e eger e mizore,ndaj per tju shmangur ndonjë reprezalje të mundeshme lindi nevoja e një Beslidhje tjeter e më të gjerë, e cila u realizua me daten 12 nentor (1943) në oborrin e Xhamise të Koplikut. Kjo beslidhje në histori njihet me emrin BESLIDHJA E MALESISË MADHE, RRANXAVE DHE POSTRIBES.. Në krye të burrave të mbledhur qendronin si gjithnje Mul Delia, Llesh Marashi, Dodë Nikolla, Gjelosh Luli, Prekë Cali, Gjon Martin Lulati, Mirot Palok Kokaj, Gjok Dode Broqi, Pjeter Gjokë Bajraktari, Nikollë Preka e tjer, të cilet u betuan të parët me dorë në flamurin shqiptar që ishte vendosur mbi tavolin, së bashku me dy armë të kryeqezuar, pastaj u betuan të gjithë perfaqesuesit e tjer të Hotit, Grudes, Shkrelit, Kastratit, Kelmendit (Selc,Vukel, Nikç e Bogë),të Trieshit,Kojes, Fundnave,Tuzit, Vranes, Vllanes,Reçit, Lohes,Rrjollit, Grizhes,Gruemires , Koplikut, Buze Ujit, Postribes (Drisht, Boks, Sumë), Hotit Ri, Grudes Re e Vrakes… Në Beslidhje u muaren disa vendime që duheshin zbatuar nga të gjithë dhe në marrveshje. Vendimet me të rendesishme duken ato që ndalojne trevat e beslidhjes të behen strehë e komunisteve, si dhe ndalimin e gjakmarrjes e prapesive të tjera që prishin bashkejetesen e popullesisë. Per ndjekur e zbatur vendimet e Beslidhjes u miratua Keshilli i Pergjithshem i perberë nga : Smajl Haxhia (Hot), Kolë Zefi (Grudë), Gjokë Doda (Kastrat), Prekë Cali (Kelmend), Pjeter Gjoka ( Shkrel), Nik Zeka (Triesh ), Pretash Zeka (Kojë), Jonuz Sokoli (Reç), Osman Haxhia (Postribe)…. Ky keshill mbeshtetej edhe nga disa forca vullnetare. .*10*. Sipas disa dokumenteve të kohes mesohet se në trojet e Malesisë ishin mbledhur 2164 forca vullnetare të “ndara” në dy komanda ; e para nën komanden e Major Mul Deli Bajraktarit, që kishte 1664 forca vullnetare, ndersa tjetra nën komanden e Prekë Calit me 500 forca vullnetare, ku benin pjesë edhe paria lokale. Vlen të kujtohet se diten e Beslidhjes ( me 12 nentore) banoret e fshatrave të Luharit, Fundnave e Kojes zhvilluan një betej të pergjakshme me Çetniket dhe forcat partizane Jugosllave të cilat kerkonin të friksonin keto troje shqiptare që kishin “degjuar” aromen e pavaresisë nga Mali i Zi…*11*. Kjo Beslidhje në Pranveren e vitit 1944 ishte perkrahur edhe nga Trevat e Dukagjinit, Gurit Zi, Anes Malit, Malit të Kolajve dhe thuajse nga e gjithë Nenshkodra me në krye Berdicen e Trushin.. Shkodra me 13 maj 1944 shpallë Beslidhjen e vet, që në histori shkruhet LIDHJA E SHKODRES. Në ketë lidhje apo beslidhje muaren pjses 152 perfaqesues te Maleve e katundeve të Shkodres dhe vetë qytetit me në krye patriotin e klasit parë Ndoc Çoba (ish kryetarin e konferences se Pezes). *12*, e pastaj vinin nacionalistet e njohur ; Gjon Marka Gjoni, Hafiz Ali Tari, Jup Kazazi, Sheuqet Muka, Maliq Bushati, Marka Gjon Markaj, Sulçe beg Bushati, Cafo Beg Ulqini, Lec Kurti, Llesh Marashi, Gjelosh Luli, Prek Cali e tjer…Beslidhja e Shkodres caktoi detyra per të perhapur frymen e saj në të gjithë Shqiperinë e Veriut me të derguarit e sajë, ku në Malesi erdhi Ndoc Çoba…*13*. Vlen të theksohet se edhe në Plavë që në shtator të vitit 1943, ishte zhvilluar një kuvend i madh, ku kishin marrin pjese 42 prijes e bajraktare, me në krye Nenprefektin e (Plav-Gucisë) Shem Seferi, si dhe Dem Alia per Malesine e Gjakoves dhe Mark Sadikun per Dukagjinin…Ne kuvend ishte vendosë me luftua kunder komunizmit shqiptaro-sllav…*14*. Gjatë gjysmes së dytë të vitit 1944, kur shihej qartë humbja e nazisteve gjerman, komunistet shqiptare (si dhe homologet e tyre në Europen Lindore), kishin perqendruar luften kryesisht te kundershtaret politik (nacionalistet), gjë që i kishte dhene luftes së tyre “nac-çlirimtare” plotesisht “fëtyren” e një lufte civile. Në keto kushte në Fang të Rubikut me daten 22 shtator 1944 ishte organizuar një mbledhje e grupeve të ndryshme nacionaliste dhe antikomuniste… Organizatorë të ketij tubimi ishin Gjon Marka Gjoni e djali i tij Mark Gjon Markaj, por perveç pjesmarresve të tjer në ketë mbledhje muaren pjesë edhe oficeret e misionit britanik me Maklinin në krye. Qellimi i ketij ishte parandalimi i perparimit të forcave komuniste.. Nga hetuesia komuniste ndaj dom Ndre Zades mesojmë se në muajin shtator në fshatin Sheldi ishin takuar një kolonel anglez i quajtur Hill me antikomunistin Jup Kazazi… Po nga proces-verbalet e kesaj hetuesie “mesojme” edhe per pergatitjen e kryengritjes, per të cilen dom Ndreut i kishte folur Kol Ashiku. Kryengritja ishte kunder partisë komuniste, doktrinen e së ciles e dekleron në hetuesi se e urrente edhe dom Ndre Zadeja..Gjithashtu mesohet edhe per një mbledhje në fshatin Vukatan ku kishin marrë pjesë Hasan Isufi, Jup Kazazi, Lush Sheldija etj, por edhe perfaqesues (që nuk u shenohen emrat) nga Kuçi, Vukatana, Spathari, Ganjolla, Jubani, Guri i Zi, Gajtani, Mazreku, Rrogami e Sheldija..Të gjitha keto katunde ishin të lidhura me kryengritjen antikomuniste që do të merrte “jetë” nga Malesia e Madhe e udhehequr nga Llesh Marashi e Prek Cali, por edhe me pjesmarrjen e Mirdites, Dukagjinit, Postribes, Pukes, Lezhes, Nenshkodres dhe qytetit të Shkodres ku shkruhet se per kryengritjen ishin organizuar 500 veta, në mes të cileve figuronin edhe emrat e Shuk Gurakuqit me të vëllan, Loro Krroqit, Ndoc Çobes (jo plaku) në lagjen Serreq e tjer.*15* . .Me daten 12 tetor 1944, në Iballe të Pukes u mbajt “Beslidhja e Maleve”, qellimi i të ciles ishte pengimi i komunisteve të hynin në Veri. Politikanë dhe ushtaraket kryesore me bindje antikomuniste. ..u grumbulluan në qytetin e Shkodres. Në fshatin Bulger, në shtepinë e Gjon Fushes, ku u zhvillua një mbledhje muaren pjese per Ballin Kombetare : Mit’hat Frasheri , Ali Kelcyra, Koço Muka, Abaz Ermenji, Vasil Andoni etj., per Legalitetin Abaz Kupi, Preng Pervizi, Fiqiri Dine, Hysni Dema, Selim Damani e tjer, ndersa per grupin Indipendent muaren pjese ;Gjon Marka Gjoni, Halil Alia, Ndue Bajraktari, Frrok Mlyshi e tjer. Në vijim të organizimit të nacionalisteve antikomunist në Bashkinë e Shkoder me 18 tetor (1944), u zhvillua një mbledhje tjeter per të diskutuar gjendjen e veshtirë të krijuar në vend, si rezultat i “marshimit “ të pergjakshem komunist neper trojet shqiptare “marshim” që udhehiqej nga armiqt shekullor të shqiptareve serbo-ruset komunist..Ketu u vendos të krijohet komiteti i perkohshem ekzekutiv per Qarkun e Shkodres. Komiteti perbehej nga Gjon Marka Gjoni, Sulçe beg Bushati e Hafiz Kraja, duke pasur si komandant të forcave të armatosura Marka Gjon Markun me zevendes Xhelal Bushatin dhe antarë Halil Alinë, Luigj Mikelin, Alush Lleshanakun, prefektin Tahir Kolgjini dhe Ibrahim Luzajn, si dhe perfaqesuesi i Arqipeshkevise dom Tomë Lacaj e tjer..Me daten 12 nentor 1944 u zhvillua një takim në Kuvendin Françeskan në Shkoder,ku bien në sy edhe dy famulltaret që sherbenin në Malesi, Pater Ciril Cani (Bajze) dhe Dom Nikoll Gazulli (Shkrel), si dhe nacionalist nga Shkodra, Malesia e Madhe e më gjerë. *16*. Data 28 nentor 1944 shenon Beslidhjen e fundit më të madhe per nga shtrirja teritoriale, e cila parashikonte edhe organizimin e luftes kunder komunizmit. ..*17*. Kjo Beslidhje koncidonte me largimin e ushtrive Gjermane nga Shkodra, Malesia e Shqiperia, kjo e vertetuar edhe nga vetë komunizmi që gjatë sundimit në Hot (afer doganes) kishte vendosur një pllakë ku shkruhej;

“NË KETË VENDË ME 28 NENTOR 1944 KALOI BRIGADA E VI-të SULMUESE E USHTRISË NACIONAL-ÇLIRIMTARE PER TË NDIHMUAR ÇLIRIMIN E POPUJVE TË JUGOSLLAVISE”,

ketë e gjejmë të shkruar edhe në kumtarin e muzeut popullore të Shkodres (viti 1978)..*18*. Vlen të kujtohet se Beslidhjeve të trevave te Shqiperise veriore e më gjerë u ishte bashkuar edhe Kosova martire që me kuvendin e saj historik të 16 shtatorit 1943, që u quajt “LIDHJA E DYTË E PRIZRENIT”,me në krye nacionalistet Rexhep Mitrovica, Bedri Pejani, Xhafer Deva e tjer…*19*. Ndersa me datat 27-29 dhjetor 1944 në Prizren themelohet komiteti Qendror ONDSH, ku nga Malesia e Madhe merrte pjese Gjergj Martini nga Traboini i Hotit, që prej vitit 1941 kishte shkuar në Kosove per perhapjen e shkollimit shqip.. Gjatë gjithë kohes së beslidhjeve, lidhjeve e kuvendeve në mes trojeve shqiptare (kryesisht atyre Veriore e Verilindore),kishte pasur njohje e bashkeveprime, ndaj nuk ishte e rastesishme që në kryengritjen antikomuniste në Malesi të Madhe ndodheshin edhe Shemsi e Hamdi Feri, nipat e patriotit Jakup Ferri…*20*. Me daten 24 dhjetor 1944 në shtepinë e Gjok Tom Kokajt në Bajzë u zhvillua një takim burrash nacionalist, ku u rikonfirmua vendosmeria e malësorve per të luftuar kunder komunizmit.. Në kete takim historik merrnin pjese : Gjon Matin Lulati, Mirot Palok Kokaj, Pjeter Gjokë Doda, Tomë Lekë Daka, Mark Lucë Gjoni, Gjokë Nikollë Voci, Zef Dedë Nika, Mark Nikollë Malaj, Palokë e Pjeter Gjok Hoti, Kolë Llesh Malaj, Lucë Gjeto Lakaj, Zef Gjon Malaj, Lulash Cuk Curraj, Gjergj Prelë Malaj, Gjokë Nikollë Mujaj dhe dy djemt e shtepise Mark e Kolë Gjokë Kokaj. .Per të treguar se kryengritesit malsorë e njihnin ideologjin kriminale komuniste, ne po citojmë fjalet e nacionalistit antikomunist Gjon Martin Lulati (oficer kariere dhe njohes i disa gjuheve të huaja) të mbajtur në ketë natë historike, ku ndër te tjera do të thoshte : “ Duhet ti sqaroni njerzit se komunizmi eshte i pa fe e pa atdhe. Ju grabitë toke, bageti,shtepi e pasuri. Ju prish Kisha e Xhamia, ju bënë të mohoni nanen e baben, vellan e motren, ju bënë mos me njoftë kushri,fis, shoke e as kumari..Ju kolektivizon e grumbullon në një vathë si bagetia, e ju a çon punen me jetua në rrjeshte, duke ju grahë e rrahë hori i horave, që e vënë komunizmi në krye të partisë e shtetit tij. E kur të duan keta hora me partine e shtetin e tyre të fusin në burgë,të internojnë, të shpronsojnë e të vrasin, ndersa trupin mund tju a hellin edhe qenve, duke mos pasur as varre kurrë.. Duke pasur parasyshë keto më mirë të luftojmë e vdesim si burrat, per të na degjuar Bota sot, që neser femijet tanë të jetojnë pa keta dreqen të kuq, pjellë e moskovit.*21*.(Mbas ketij takimit komunistet kishin berë disa arrestime.. .). Me ketë rast po kujtojmë se Lenini që ne vitin 1909 shkruante se duhet të luftojme FENË,madje kjo lufte është abc-ja e matrializmit, ku si rezultat i kesaj politike kur erdhi në pushtet komunizmi në ish Bashkimin Sovjetik, vetem në Ukrahinë kishte futur në burg dhe mbytur tridhjet ipeshkevinjë, mijera meshtarë dhe mbytë rreth dhjetë mijë Kisha Katolike (se kisha ortodokse Ruse ishte e njejtë me shtetin komunist). Gjithashtu në Spanjë në luften civile (1936-1939) per sa munden komunistet nga urrejtja per Fenë kishin vrarë dymbedhjetë Ipeshkevinjë, gjashtë mijë meshtarë dhe shkaterruar qindra kisha katolike..*22*… Me 10 janar 1945 bëhet perpjekja e parë afer kishes së Katundit të Kastratit, ku ndonse fitorja u takoi nacionalisteve u plagos rendë e më vonë vdiq trimi Luigj Kol Shotaj… Duke parë levizjet e brigadave komuniste që donin të sulmonin Kelmendin në befasi me daten 13 janar në Kelmend në shtepinë e Mark Bikut në Kalcë zhvillohet një takim nacionalistesh per të organizuar mbrojtjen e Kelmendit…(më hollesisht shih te “kapitulli” Kelmendi votra e shkendendisë, qendreses dhe vazhdimsisë të kryengritje antikomuniste”). Ketu u vendos me qendrua ndaj ekspeditave ndeshkimore te brigadave komuniste, që nuk kishin aresye të vinin në Kelmendin e çliruar, madje Prek Cali kishte thenë se ne e njohim atë që ka ma­rre kalanë, por per ketë duhet të bisedohet me gjuhen e shqiptareve e jo me gjuhen e pushkes e në praninë e sllaveve…*23*. Në këtë kohë edhe në zonën e nënshkodrës antikomunistët e njohur Jup Kazazi e Abaz Ermenji ishin të strehuar në fshatin Trush në shtëpinë e Xhurretajve, ku kishin bërë shumë takime me vendas antikmunistë si vëllezërit Xhurretaj me në krye Shaqir Xhurreten, trimat e njohur nacionalist Dedë Shabani (kelmendas me banim në Mal të Kolajve), Sait Cani, Veli Xhepi, Nikollë Zefi e Sadik Mema prej Trushit. Një kuvend ishte zhvilluar po në Trush në shtëpinë e Dedë Gjondashit ku bashkë me Dedë Shabani e trima të tjer antikomunist kishte qënë edhe Xhemal Mlika që përfaqësonte parinë antikomuniste të Lezhës. Në këto takime ishte me­n­duar lidhja dhe koordinimi i veprimeve me trimat e njohur të Malësisë Prek Cali e Llesh Marashi, si dhe me Gjonmarkajt e Mirditës. Qëllimi ishte që kryengritja të shpërthente në një kohë që mbasi të merrej Shkodra me krijue një zonë e lirë deri në Portin e Shëngjinit ku shpresonin se do të zbarkonin forcat aleate antikomuniste të Europës Perëndimore e Amerikës… Në mbrëmjen e 14 janarit të vitit 1945 te Kisha e Beltojës u mblodhën qindra burra trima të betuar kundër komunizmit, të cilët ishin nga katundet Trush, Berdicë, Melgushë, Mali i Kolajve, Ana e Malit, Beltojë e tjerë të cilët ishin të gatshëm me msye pushtetin komunist të instaluar në Shkodër. Ketyre forcave antikomuniste u prinin Halit Kazazi dhe Dedë Shabani… Me 14 janar 1945 si masë paraprake ishte prerë lidhja telefonike me pjesët e tjera të Shqipërisë, si dhe bllokuar rruga kryesore që lidhte Shkodrën me Tiranën me mjetet rrethanore…*24*.. Ishte menduar që kryengritesitë të takoheshin në Shkodrën e çliruar, nga ku besohej se Europa e Bota do të dëgjonte kushtrimin e nacionalisteve shqiptar për të shkatërruar farën bolshevike që rrezikonte krejt kontinentin… Me gjithë ketë organizim dhe fillim, levizja e “Berdicës” deshtoi per aresyet që dihen… Por pas ketij deshtimi që sillte një ogur të keq nacionalistet malesor nuk u ligshtuan, por vijuan pergatitjen dhe organizimin e kryengritjes antikomuniste në Malesi të Madhe.. Me daten 18 janar 1945 në Poicë të Dedajve të Shkrelit, në shtepinë e Rrok Nikollë Zefit u mblodh një kuvnd me krerë nacionalist të Malesisë e tjer, ku moren pjesë Llesh Marashi… Luket Grishaj. ..Pal Thani e Dedë Thani nga Dukagjini, Gjelosh Luli me shokë nga Hoti, Pjeter Gjokë Bajraktari, Nikollë Prekë Dedaj, Dom Nikollë Gazulli (famulltari i Shkrelit), Gjon Martin Lulati, Mirot Palok Kokaj (nga Kastrati), Caf Smajli, Halil Gjetja, Dedë Sina e tjer nga Lohja (Siperme)… Munguan perfqaqesuesit e Shkodres e Postribes, por mungoi edhe Prekë Cali me luftetaret e tij per aresye se në Kelmend kishte filluar lufta antikomuniste…. Me daten 22 janar 1945, apo më sakt vetem një ditë pa filluar kryengritja antikomuniste e Malesisë në katundin Grishaj u mblodh shtabi i kryengritjes. Atë mbledhje e kryesonin Llesh Marashi, Luket Marashi dhe Gjon Martini. Merrnin pjesë gjithë grupi që shoqeronin Llesh Marashin në çdo perpjekje, si nipi i tij Rrok Kanti, bajraktari i Shkrelit Pjeter Gjoka, kryetari i komunes Dedaj (Shkrel) Nikoll Prekë Dushaj, trimat Prekë Leka e Pashko Leka e tjer. Keta perbenin shtabin e kryengritjes që isht vendosur te shtepia e Luket Marash Grishajt… *25*. Shtabi i kryengritjes të Malesisë Madhe kishte lidhje me shumë nacionalist e antikomunist të Shqiperisë së “Veriut”. Pikrisht per ketë lidhje bëhet fjalë edhe në letrat e Pjeter Mehmet Shpendit (djalit të patriotit të madh të shqiptarisë, prijesit të djelmnisë së Shales e Dukagjinit, Mehmet Shpendi i vrarë nga serbo-malazezet). Në keto letra që Pjetri i drejtonte nacionalistit Jup Kazazi , shihen lidhjet e Jupit me krahinen e Nikaj-Merturit dhe personalisht me Nikë Sokolin, ndersa nga korespondenca me Llesh Marashin mesohet bashkëpunimi i Jupit dhe krerëve të tjer të krahinave nacionaliste me kreret e Malesisë Madhe, si votra e pashuar e nacionalizmit shqiptar.*26*. Pas pergatitjeve organizimeve, por edhe disa “perplasjeve” me forcat komuniste të armatosura që kerkonin të benin zap Malesinë, me daten 23 janar 1945, do te fillonte lufta e vertet e kryengritesve në Bajzë, Shkrel e më gjerë.. (Ndersa në Kelmend që prej 14 janarit nuk ishte ndalur lufta mbrojtese e trimave kreshnikë kelmendas që mbroheshin heroikisht nga ekspeditat ndeshkimore të barbareve të kuq me frymzim sllavo-komunist). Me ketë rast Kumonet e kishave të Shkrelit e të Bajzes do të lajmronin stuhinë.. Me lejen e famulltarve të ketyre Kishave u bien kumonëve, në Shkrel Kolë Nikë Marçinaj dhe në Bajzë Lucë Cuk Curri. . Pas luftimesh të pergjakshme posta e ushtarakeve e komunisteve në Bajze u muar nga kryengritesit, por bilanci ishte tragjik. Ranë heroikisht duke luftuar trimat si zana, antikomunistet Lulash Cuk Curri i Jeranit dhe Zef Tomë Çekaj nga Bzheta e Shkrelit, por edhe dy të rënët nga forcat komuniste mjerisht ishin malsore (Jonuz Naçi dhe Myftar Sokoli)… Kjo fitore kishte berë që të friksohen forcat komuniste që gjindeshin neper Malesi, një pjesë e të cilave mendonte vetem per koken e vet. Nacionalistet antikomunist do të merrnin edhe posten e Shkrelit e tjer. Në ketë kohë në Koplik kishte mbetur vetem një pjesë e brigades së Lumes që komandohej nga oficeri i karieres Njazi Hoxha, i cili me të ardhur forcat kryengritese me në krye Llesh Marashin, ai dorzohet pa hezitim, pasi me major Lleshin kishin punuar së bashku si oficer kariere në Burrel.. Njazi Hoxha me të tijet jo vetem nuk pësoi asnjë keqtrajtim,por u liruan së bashku me partizanet që komandonte të pa ç’armatosur. Forcat kryengritese në Koplik i kalonin 1000 burrat, të cilet u riorganizuan me qellim që me daten 25 janar duke dalur drita të marshonin në drejtim të Shkodres. Megjithse kryengritja kishte shperthyer para kohes së planifikuar, kryengritesit sipas beslidhjeve dhe lidhjeve mendonin që me daten 25 janar do të fillonte kryengritja edhe në Shkoder, Lezhe e më gjerë, ku me ketë raste do të çlirohej edhe porti i Shen Gjinit, nga ku shpresohej edhe zbarkimi i emigracionit antikomuniste shqiptarë së bashku me forca e matriale Anglo- Amerikane. Këtë e “pohon” edhe relacioni i Drejtorisë së “Mbrojtjes së Popullit” kur shkruan “Mbi Kryengritjen e Koplikut” (keshtu e ka etiketuar shpesh here shteti komunist). Nga ky relacion citojmë: “ Me daten 23 kallnuer 1945 u sulmua Kopliku nga tre drejtime, lufta vazhdoi një orë dhe kryengritësit munden të okuponin Koplikun, per shkak të mungeses së rezistences të brigades së ushtrisë NÇ, që e kishte qendren atje….Inisiatoret dhe pjesmarresit kryesor në ketë rebelim kanë qenë, Llesh Marashi, Gjon Martin Lulati, Mirot Paloka, Nikë Gjeloshi nga Kastrati, elementi i arratisur Gjelosh Luli, Mark Leka, Nikollë Zefi, Mark Doshi, Nikollë Maçi nga Hoti, Pjeter Gjoka nga Shkreli e tjer. Qellimi i tyre ka qenë të merrnin Shkodren , të organizonin forcen ushtaraken dhe shpresonin në nderhyrjen e anglezëve, mbasi perpara çlirimit të Shqiperisë, misionaret anglezë u kishin premtuar se gjendja do të ndryshonte shpejt…*27*. Mjerisht kjo nuk ndodhi… dhe forcat kryengritese të Malesisë u gjenden tek ura e Rrjollit para forcave të shumta komuniste. Beteja ishte tragjike… Malsoret luftuan si luaj malesh, ranë heroikisht duke luftuar trimat nacionalist Gjon Martin Lulati e Mirotë Palokë Kokaj,dhe u plagosë Gjon Nikë Preçetaj. Në keto kushte forcat kryengrites u detyruan të terhiqen duke leshuar terren, por jo zemren. . Nga një raport të Komisarit politik të Divizionit dytë Mihal Prifti shkruhet : “Në luften kunder forcave tona (kupto komuniste N.B.) në Malesinë e Madhe mund të thuhet se gjithë populli i asaj krahine ka marrë pjesë…” *28*. Kjo e vertet historike e luftes mbrojtese nga ekspeditat ndeshkimore komuniste, me pjesmarrjen e thuajse të gjithë malesoreve e pohojnë hierarket ushtarak-komunistë në raportet e tyre edhe per treven e Kelmendit, gjë që tregon qartë se ; lufta dhe krimet e ushtrisë komuniste kunder Malesisë Madhe nuk kanë pasur asgjë çlirimtare, pasi nga kush do të çlirohej Malesia e Kelmendi, apo nga banoret e saj autokton.. Një gjë të till kriminale e kishte menduar ta bënte vetem gjenerali famkeq turk, Shefqet Tergut Pasha gjatë kryengritjes antiturke të Malesisë në vitin 1911, kur do të deklaronte se do ti shfaroste të gjithë banoret e trevave të Malesisë Madhe, dhe do t’i ripopullonte keto troje me banorë që do t’i sillte nga Bosnja… Në ditet e para te shkurtit (7 shkurt 1945) Partia komuniste Jugosllave me klyshen e saj shqiptare kishin zhvilluar në fushë të Tuzit një tubim tradhtie, ku malsoreve vet Shefqet Peçi u kishte komunikuar në menyre mizore se trojet shqiptare të Tuzit, Grudes,Traboinit, Trieshit, Kojes , Luharit e tjer, jo vetem duhet të rikthehen nën shkja, por nese nuk i duan e degjojne shkjete,ata kishin tagrin ti rrahin, burgosin e vrasin, e ketë “peshqesh” te komunisteve e inaguroi edhe koloneli serbo-malazez Gjoko Mirasheviç..*29*. Është “interesant” se per ketë bashkepunim kunder banorëve dhe trojeve etnike shqiptare do të njoftonte vetë hierarku i lartë ushtarako-komunist Mehmet Shehu kur do të thoshte : “Bashkë me shoket jugosllav të Cetinës kemi vendosur që me daten 20 shkurt 1945 të mbledhim popullin e Hotit e Grudes në Tuz per t’i folur perpara se të fillojë atje operacioni prej forcave jugosllave. Në Tuz do të shkoj edhe vetë dhe do të bisedoj me shoket jugosllavë”.*30*. Në keto kohë edhe qiellin e Kosoves e kishin mbuluar rete e kuqe të komunisteve Serb, madje të ndihmuar edhe nga komunistet syplastë shqiptarë…Kosova bënë perpjekje per të luftuar pushtuesin e ri e të vjeter serb, ku një ndër keto organizime është kuvendi i Drenices i zhvilluar me daten 20 janar 1945, ku muaren pjese profesor Ymer Berisha, nismetar i kuvendit, komandantet Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ukë Sadiku, Adem Shala e tjer, e në mes atyre burave kreshnikë ishte edhe trashigimtarja e Nores dhe Shotes, Marije Shllaku dhe nacionalisti hotjan Gjergj Martini. Vendimi i Kuvendit ishte Luftë deri në vdekje per çlirimin e Kosoves! *31*. Në Kelmend komunistet kishin organizuar në luftë kunder nacionalisteve të kesaj treve heroike Brigadat e XXIII-të e XXVI–të, si dhe pjeserisht brigaden e I-re, së bashku me një Brigade serbo-malazeze (që vinte nga Gucia). Sulmi i ushtrisë komuniste mbi Kelmend mund të krahasohej vetem me ekspeditat ndeshkimore të Vuçi Pashes të shekullit XVII-të, por kesaje radhe keto taborre nuk i urdheronte një i huaj, por shqiptaret me të zezë se të huajt, Shefqet Peci, Zoj Themeli, Mehmet Shehi e deri tek Enver Hoxha si shefi suprem i tyre… Perpjekjet me armë në mes ushtrisë komuniste dhe kelmendesve vendali, kishin filluar qe me 14 janar (1945) e vazhduan edhe gjatë gjysmes së dytë të muajit shkurt. ..Por deri atehere bilanci ishte teper tragjik. Ishin vrare në perpjekjen e parë dhjetra nacionalist -antikomunistet me menyrat ma çnjerzore duke i djegur per së gjalli, prerë në qafë, therë me bajonetë, futë në dhe pa u dalë shpirti mirë dhe në vorre apo më saktë në gropa të perbashkta, pa llogaritur ketu djegien e shtepiave, plaçiktjen e pasurisë e tjer..(më hollesisht te kapitulli që benë fjalë per luften Kelmendit..) Pushkatuan të marrurin në besë (po ku kane besë komunistet ) piramiden e gjallë të kufijeve Prek Calin së bashku me 13 nacionalist të tjere, ku nga Malesia kishin kete fat të zi Luigj Gjeto Kastrati (sekretari i komunes Kastrat që nuk bashkepunoi me komunistet), Ndokë Nikë Preçetaj, Gjokë NikollëVoci, Dedë Lulash Smajli, Mark Lucë Gjoni,Tomë Lekë Daka, dy Kelmendasit vellezer, me banim ne Mal te Kolajve Dul Bajrami e Maliq Bajrami, si dhe trashigimtarin e Bajraktarit te Lohes Siperme Gjokë Nikë Brahimajn (edhe ky me banim ne Mal-Kolaj).*32* Vlen te theksohet se Maliq Bajramin dhe Gjokë Niken i akuzonin si organizatorë të arrestimit të nëntë partizanëve të brigades I-re dhe per tentativ per marrjen e portit të Shengjinit…*33*. U denua me varje komandanti i Kryengritjes Llesh Marashi, mbysin ne shpell patriotin Luket Marash Grishajn. Pushkatuan Mirash Gjon Sokolin, Nikoll Prek Gjeken, Dan Colin, Pjeter Kolë Sokolajn….mbysin në burg Kol Nik Marçinaj…(qe u kishte renë kumoneve të kishes në Shkrel)e tjer… Pushkatuan (me 8 shkurt 1945) si pjesmarres ne kryengritje edhe Gjokë Tomë Kokajn, Mark Nikollë Malajn, Kolë Llesh Malajn, Nikollë Gjokë Veshtaj , Nikollë Tomë Hasaj, Lucë Gjeto Lakaj… Ushtruan terror dhe vranë gjoja per mos dorzim armesh Gjokë Dodë Broqajn (trashigmtarin e Bajraktait famemadh Dodë Preçi ), po me ketë akuzë mbyten Lucë Prekushin…Komunistet kishin vrarë me tradhti ne Tropoje (qe me 6 korrik 1944) perfaqesuesin e nacionalizmit te Malesise ne Mukje At Lek Lulin,si dhe i denuan të vellanë Profesor Gjeloshin me akuzen si themelues i Bashkimit Kombetare, apo Partisë Demokristiane. *34*. Do tu vriteshin në perpjekje me forcat komuniste me 4 tetor 1945 trimat si zana vellezerit Prek e Pashko Leka..*35*. Në perpjekje me komunistet do të vriteshin edhe trimat nacionalist të levizjes së “Berdices” ; Hasan Isufi me të vëllan Ahmetin, dhe do të plagosej nipi i tij Ademi…. Të akuzuem per ngjarjen e Berdices do tu pushkatojshin Taip dhe Rexhep Halili- babë e bir, si dhe Veli Sala, Lush Paloka, Shaban Dani, Hider Dyli, Martin Rroku, Pjeter Darragjati, Pjeter Harapi, Pjeter Lorja, Arif Selimi, Xhemal Mlika. …Shaban Elezi, Ademi nipi i Hasan Isufit si dhe Dedë Shabani.*36*. Megjithë ketë dhunë e gjak komunizmi do të vijonte terrorin dhe krimet mbi malsoret nacionalist. Me 10 shtator 1946 do të arrestoheshin edhe dymbedhjet burra në Hot me në krye Kadri Mul Bajraktarin , vëllezrit Prekë Dekajn e Ndue Dekaj, me akuzen pjesmarres në kryengritjen e Malesisë dhe “nderlidhes” në atë të Postribes. Me 12 shtator Gjon Dekajn dhe Ndue Dekajn do t’i mbysnin në “hetuesi” në Koplik pa gjyq, varri i tyre nuk u dihet as sot…Gjelosh Luli i Hotit (oficer me akademi e tre gjuhe te huaja, kushriri i parë i heroit të popullit Dede Gjon Lulit) do te vdiste malesh, pa ju dorzuar gjallë as komunisteve jugosllav e as atyre shqiptar.. Në Kosovë komunistet serb do të pushkatonin hotjanin Gjergj Martini, ashtu siç kishin vrarë me gjyqe e pa gjyqe në Mal të Zi komunistet shkje, me në krye Bajo Stankoviçin, i cili kishte pushkatuar At Leonard Tagaj (Pater Zefin), Zef Miliq Lulgjuraj, tre vellezrit ; Dodë Lulgjuraj, Lucë Lulgjuraj, Gjergj Lulgjuraj, Pjeter Zekun Camaj, Vasel Mirashin Camaj, Kol Gjel Çakun-Ujkaj, Gjelosh Gjokë Lajçaj, Prekë Pulin, Gjon Lulashin me te shoqen Dranen, Kolë Markun, Martin Bacin, Dod Smajl Gjeloshaj, Nosh Bacin e tjer e tjer, të cileve ju a moren shpirtin vetem se donin trojet e tyre etnike të bashkuara me Shqiperinë mëmë. ..*37*.. Është pushteti komunist që do tu merrte shpirtin pa shenj e pa nishan shumë nacionalisteve, madje edhe atyre që kishin perkrahur levizjen nacional -çlirimtare si patrioteve : Tomë Dedë Sina , që kishte qenë edhe kryetari i keshillit antifashist të Lohes (Siperme), Dom Luigj Pici, Taro Keqi e tjer, duke vazhduar pushkatimet me kleriket Dom Dedë Macaj e Aleksander Sirdani. ..*38*. Vlen te kujtohet ketu fati i Dom Nikoll Noges (Tushes) që per shpalljen e mvehtesisë të Ulqinit e Tivarit nga Mali i Zi (me 1940) vjen në Shqiperi të shpetoj , por kapet e dorzohet nga komunistet shqiptare tek serbo-malazezet, të cilet e pushkatojne..*39*. Dom Nikoll Gazulli Do të pushkatohej me ( 23 mars 1946) me akuzen ka ndihmuar kryengritesit e Shkrelit. Per ironi të fatit komunistet shqiptar autoret e masakres se Tivarit të një prillit 1945, që vranë rreth pesëmijë nacionalist Kosovare i dekoron Enver Hoxha me vendimin nr.17 te dates 05 shtator 1945, ku ne mes te dekoruarve Jugosllavë bie ne sy krimineli Aleksander Rankoviç (Ministri i Brendeshem i Jugosllavise), gjithashtu dekoron me “urdherin e flamurit” edhe antishqiptarin e terbuar Bllazho Javanoviqin etjer. Ndersa kriminelin – vrases të shqiptareve Bajo Stnkoviçin jo vetem e strehon si stalinist kur i prishen pazaret me Titon, por e “gradon” kryetar të zyres se emigracionit Jugosllav në Shqiperi, ku per ironi të fatit shumica e emigranteve shqiptare që kishin ikur nga trojet e tyre etnike sepse i donin keto troje me Shqiperinë e jo me Malin e Zi e Serbinë duhej të regjistroheshin te Bajo krimineli. Krimet e maskrat e komunizmit mbi Malesinë e Shqiperinë nuk do të ndaleshin per 46 vite rrjesht, ato janë një Genocid i i paparë që vazhdoi me pushkatime, burgime, internime, shpronsime e persekutime, nga më të ndryshme, deri tek ato me skandalozet që i vrisnin malsoret, e pastaj u benin gjoja gjygjin, ku në ketë kujtese po kujtojmë vetem një rast të tillë që ka ndodhur me nacionalistet nga Lohja e Siperme Halil Gjeto Kelaj e Met Braho Kotaj, që i kishin pushkatuar me 6 qershor dhe shkruanin vendimin sikur u kishin berë gjygjin me 7 qershor 1952..*40* Vrasjet e plagosjet në kufi, dhe në perpjekje me forcat komomuniste të ndjekjes të nacionalisteve në keto kohë nuk do të kishin fund, por ne po kujtojme fare pakë si: vrasjen në Katund të Kastratit në vitin 1949 të Lohjanit Zek Smajli, e Hotjanit, Nikollë Lucë Ulaj ; vrasjen në Lohe të siperme të Kolë Gjergjit, vrasjen ne kufi te babë e djalë nga (Vuça) Zagore Pjeter e Ndrekë Çulaj (me 1950) e tjer..*41*. E kjo masaker ka vazhduar deri në ditet e fundit të regjimit kriminal të Enver Hoxhes e Ramiz Alisë, ku keto krime po i “ilustrojmë” me vrasjet në kufi të Ndue Lekë Narkaj, Pellumb Nikollë Pllumaj e vecanarisht të Sokol Ndue Veshtaj të cilin pasi e vrasin e shetisin të lidhur së bashku me të gjallin ndër të vdekur, të masakruarin Gjelosh Gegaj. ..E ndersa Kujtojmë keto ngjarje e hellim sytë nga listat e gjata të malsoreve të pushkatuar, burgosur, internuar, shpronsuar e persekutuar…,të shkon mendja se si njeriu per njeriun mund të bëhej kaq egersirë në pushtet, siç u bë komunizmi, dhe perseri pas 46 viteve tmerr e terre, kur doli drita e demokracisë, u pa se jo vetem duhej të ktheheshim aty ku e kishim lënë në janar të vitit 1945 kryengritesit nacionalist – antikomunist, por edhe ishim vonuar e “turbulluar” aq shumë sa duke qenë në zemer të Europes që në krijimin e saj prej mijera vitesh, kerkonim si aspiratë të parë SHQIPERINË NË EUROPË… Sot një pejesë e ketyre aspiratave Europiane janë ne rrugen e zgjedhjes, falë Demokracisë, që e mbeshtet pa rezerva shtresa e nacionalisteve e të persekutuarve të vertet politik që me vuajtjet e tyre mbajten gjallë shpresen per keto ditë lirie e demokracie që edhe pse i kemi disi në veshtirsi sot më mirë shpresojmë se do ti kemi mot…

Kelmëndi “VOTRA” e shkendisë dhe vazhdimsisë heroike të kryengritjes së parë antikomuniste…
Kelmendi gjatë muajve janar-shkurt të vitit 1945 ishte “votra” e shkendisë dhe vazhdimesisë heroike të kryengritjes së parë antikomuniste të Malesisë së Madhe, Shqiperisë, por edhe i të gjithë Europes që kishte rënë në duar të dreqneve të kuq. Pak para se të vinte në pushtet komunizmi në Shqiperi një simbol i binomit Fe dhe Atdhe (pater Anton Harapi), do të paralajmronte : “Se vetem dora e Zotit mund të na shpetojnë prej një katastrofe, që i kercenohet kombit, besimeve në pergjithsi dhe kristianizmit në veçanti…Jemi (thoshte ai ) në gryken e humneres, prej ku pritet të dalë kulshedra e kuqe e cila kerkon gjak e mish njerzish, pa kursyer as bijet e vet..Lutjuni thoshte frati, që Zoti të na ndihmojë duke na pri në shtyllen e rësë së perflakun per të kaluar detin e Kuq , para ushtrive me hyllë pesë cepash në ballë e helm të zi në zemer…”. Fatekeqesisht “semundja” e shurdherisë kolektive kishte pushtuar jo pak nga Shqiperia, Europa e më gjerë.. Ndersa ketë predikim –kushtrim e degjoi mirë vetem Malesia e Madhe Etnike, me keshtjellen e saj historike Kelmendin.. Të cilet ishin organizuaar në kuvende e beslidhje, jo vetem në mes vehtes, por edhe me Shkodren, Nenshkodren, Dukagjinin, Lezhen, Puken Mirditen, Plav-Gucin, Kosoven e më gjerë. Beslidhjet janë të shkruara në leter dhe memorien e Malesoreve , të cilet si gjithnje i qendruan besnik, Beses së dhanun… Kryekrimineli i kuq Enver Hoxha, fill pas ardhjes ne pushtet (me 29 nentor 1944) “orientonte” strukturat e veta ushtarake:. . Se në Shkoder, Kastrat, Shkrel, Hot, Kelmend, Dukagjin Mirdite, Kukes, Puke , Lezhë e tjer., pushteti jonë është i pa bazë dhe nuk simpatizohet…Të veperohet shpejt me ç’armatimin total, dhe per çdo rezistenc të ushtrohet forcë e dhunë, deri në pushkatim…Mbas 29 nentorit 1944 mbi kampanjelen e kishes Franceskane në Shkoder ishte vendosur dhunshem flamuri “shqiptare” me yllin e kuq së bashku me flamurin e komunisteve jugosllav.*1*. Gjithashtu në Shkodren 28 mijë banoreshe komunistet krijuan 26 burgje, *2*, ku shpresonin ti merrnin shpirtin nacionalizmit shqiptare që ndër shekuj e kishte pasur çerdhen në trojet e Shqiperisë Veriore në pergjithsi dhe në Malesi të Madhe në veçanti. Mehmet Shehu i shkruante shefit tij Enver Hoxhes: “Tani jemi në mbarim të operacionit në qytetin e Shkodrës dhe do të fillojmë më rëndë jashtë tij. Per ketë kemi menduar të godasim reaksionin në Malesi të Madhe, sepse aty paraqitet qendra më me rendesi e rezistences*3*. Per likujdimin dhe asgjesimin e forcave reaksionare (kupto nacionaliste), dhe spastrimin nga çdo mbeturinë mendojmë që krahina reaksionare e Kelmendit të sulmohet nga pesë drejtime ; a)Nga ana e Vermoshit, b) Nga ana e Boges Okol-Nikç, c) Nga qafa e Kapes, d)Nga Selca, e)Nga Rahovica, Prandaj urdhërojmë : 1.Batalioni IV i brigades parë dhe batalioni i III i brigades XXIII të nisen prej Tuzit, e duke pëshkuar token Jugosllave me shpejtesi të hyjnë në Vermosh…dhe të marshojnë me shpejtesi mbi Vukel e Nikç. Pergjegjes i kesaj kolone caktohet major Ferit Radovicka dhe zv/komisar Sejdin Avdija… 2.Batalioni i brigades parë dhe batalioni i tretë i brigades XXIV me pergjegjes major Ndreko Rinon dhe Ziqeri Meron…do të niset nga Shkreli dhe neper Bogë e Okol duke pasur si objektiv Nikçin dhe Vuklin dhe ndalimin e forcave reaksionare prej Brojes… 3.Batalioni i tretë i brigades parë me pergjegjes komisarin e kesaj brigade sh.Abaz Fejzo të niset prej Koplikut e nga Qafa e Kapes të dalë mbi Brojë.. 4.Batalioni i V i brigades I qendron në pritje në pozicionet që ka në Rahovicë, që kur të hapet zjarri mbi Brojë të bashkëpunojë me batalionin e III..ketu qendron nënkomisari i brigades I sh. Shefqet Melcka. 5.Batalionet e II dhe IV të brigades XXIV, të qendrojnë në pozicionet që kanë mbi uren e Tamares dhe Selcë,në mënyrë që të bashkëpunojnë me forcat e sektorit të Vermoshit si dhe kur të hapet zjarr prej atij sektori, pergjegjes caktohet komisari i brigades XXIV sh. Zenel Hamiti. 6.Forcat e tjera të brigades XXIII kalojnë deri në një urdher të dytë në komanden e Korpusit…*4*. Vlen të theksohet se veprimet represive të ushtrive komuniste shqiptare e jugosllave kunder shqiptareve, brenda dhe jashtë kufirit politik ishin në marreveshje dhe koordinim të plotë. Ushtria jugosllave fillojë terrorin dhe vrasjet e shqiptareve ne Grudë, Triesh e Hot, ndersa, ajo shqiptare në Kelmend e Malësi… Perseri Mehmet Shehu në një relacion tjeter njoftonte Enver Hoxhen se bashkë me shoket jugosllavë të Cetines kishin vendosur që të mbledhin popullin e Hotit e Grudes në Tuz, per tu folur perpara se të fillojnë atje operacioni prej forcave jugosllave. .Siç edhe dokumentohet në krye të operacionit qendronte Mehmet Shehu, egersia e të cilit mund të krahasohej me sulltanin turk Mehmet Pushtuesi, e pas tij vinte Shefqet Peçi, edhe ky “pasardhes” i denjë i kriminelit turk Shefqet Turgut Pasha …Duke parë edhe çfar shkruhet në dokumentacionin e shtetit komunist që cituam më siper lindë pyetja, pse planifikohej gjithë kjo ushtri kaq e madhe të “shkelte” mbi Kelmend, me një planifikim, organizim e urrejtje që nuk ishte parë as gjatë viteve të luftes antifashiste..?. Kelmendi ishte i çliruar dhe të vetmit të huaj që hynin e dilnin tinzë në Kelmend ishin komunistet serbo-malazez, qe propogandonin bashkimin e Shqiperise me Jugosllavine duke lavdruar sherbetoret e tyre komunistet shqiptare.. Në fillim të muajit dhjetor 1944 nën kujdesin e emisareve të fshehtë të Partisë Komuniste Jugosllave, një grup nga ata malësor ë që ishin antaresuar në të, erdhen në Brojë per të biseduar me Prekë Calin, nga që ishin të informuar se po pegatitej një rezistencë e armatosur per të penguar ardhjen e partizanëve në kelmend. Prekë Cali, si perherë dashamires i priti ngrohtësiht …i degjoi me vemendje dhe ju a beri të qartë qendrimin e tij… Ç’ka lypin partizanët sot, vllezer në keto bjeshkë, borë e akull, kur edhe ujku e ka ngushtë. Shqiperia asht e çliruame..Ketu nuk ka pasë as nuk ka gjermanë as tradhtarë..Apo po vijnë me ba në robni, atë ç’ka po bajnë në Shkoder..Sa per komunistet –vazhdoi ai …po degjojmë zi e ma zi …Por vëllzen diçka tash ka dalë sheshit, komunistet shqiptar janë ba ortakë me (malazezet) anmikun e perjteshëm të Kelmendit … e tash në ketë moshë s’mund të perdhos gjakun e tyne tuj u ulë në një sofer me ata që kemi luftue brez pas brezi …*5*. Në Kelmend nga fundi i dhjetorit (1944) ishte bërë një takim pergatitor në mes bajraqeve të Vuklit, Selces e Nikçit per të organizuar qendresen ndaj ushtrisë komuniste që pritej të sulmente Kelmendin. Ky organizim antikomunist i Kelmendit nuk ishte i izoluar, por ishte në bashkeveprim të plotë me forcat nacionaliste të Malesisë Madhe e më gjërë, ndaj në fund të dhjetorit (1945), Llesh Marashi kishte shkuar nga Zagora në Brojë per t’u takuar me kreret e Kelmendit ; Kolë Gjon Bajraktari, Fran Gjergj Uci, Gjergj Lul Tomen, Gjekë Marash Selcen etjer…*6*. Nderkohë në Vermosh kishte hyrë si në token e vet “Ozna Brigada”, e cila edhe më pare shquhej per shovinizmin e pashoq të sajë ndaj viseve shqiptare nën administrimin jugosllav. Qellimi i saj kryesor ishte të ngjallte armiqësi, perçarje dhe konflikte mes malësorëve. Në veprimtarinë e saj spikat propaganda e egër ndaj Prekë Calit, i cili kishte fituar autoritetin e padiskutueshem të prijesit popullor, legjendar, patriot , të respektuar dhe të dekleruar si antisllav..*7*. Në keto ditë të veshtira të janarit 1945 Prekë Cali do të thoshte : ”Kelmendi gjithmon ka qënë një mburojë e fortë e qeverive të Tiranes kur çeshtjet kombetare kanë qënë në rrezik…. Ndersa me daten 13 janar 1945 në shtepinë e Mark Bikutnë Kalcëtë Brojes mblidhet kuvendi i burrave të Kelmendit , ku marrin pjese : Prekë Cali, Kolë Gjon Bajraktari, Lucë Gjon Rapuka, Tomë Dosh Preka, Fran Zefi, Mark Toma i Selces, Maç Lucë Lumaj, Gjelosh Tomë Bikaj, Gjekë Selca, Gjergj Lul Toma, Ndue Nika i Vermoshit e tjer.. .Ky ishte një kuvend i bashkimit të mirfilltë per besë i të gjithë atyre që ishin kundra nështrimit komunist…*8*. Vlenë të kujtohet se para fillimit të qendreses antikomuniste të kelmendit , forcat partizane të ndara në kater kolona ishin nisur (nga Rapsha) në formacion luftarak të shoqeruar per tu treguar rrugen, në drejtim të Tamares nga kater hotjanë (Kolë Gjekë Dreshaj, Martin Dedë Smajlaj, Ndue Prekë Smajlaj dhe Mark Vuksan Frangaj) të marrun me dhunë (peng) nga forcat partizane, ashtu siç kishin marrë e tradhtuar keto forca komuniste edhe Kolë Maçin, per të cilin thuhet se ju a caktoi keta shoqeruesa partizanëve…*9*. Data14 janar (1945) është data tragjike që detyroi kelmendasit të fillojnë rezistencen me pushkë kunder ekspeditave të brigadave komuniste te Ura e Tamares, per ta vijuar në Brojë, Nikçë, Vukel, Selcë e në të gjithë Kelmendin.. Pushken siç dihet (edhe sot) e kishin nisur të paret partizanet, të cilet sapo kishin hasur kelmendasin e “parë”, Mark Gjeloshin e Rahovices, (i cili kishte qenë per të bluar drith te mulliri i Ndue Kolë Shytit), ata per lezet të pushkes e kishin qelluar me bresheri mitrolozi.. Partizanet “shpesh” e kishin bërë zakon, që kur shkonin per ta pushtuar një vend, njeriun e parë që e takonin e merrnin në shenjë per të provuar pushket, pasi keshtu “mendonin” se e fillonin diten më “mbarë”duke friksuar banoret e “pushtuar” më lehtë vedin.. Mirpo me Kelmendin nuk ndodhi siç e kishin menduar partizanet komunist. Pushkët që filluan te Ura e Tamares nuk u ndalen më…Forcat partizane mbeten të befasuara nga zjarri i armëve të kelmendasve të pergatitur per ketë ditë tagjike. Breshri plumbash që vinin nga Kotobuqi, Broja, Gropat e Steres Bardhaj e tjer ranë mbi partizanet të cilet paten mjaftë humbje.…Kjo luftë nuk pushoi me kaq por mjerisht vazhdoi per më shumë se një muaj, duke shkaktuar një bilanc tragjik që mund të krahasohej vetem me luftrat mbrojtese kunder turkut apo shkjaut.. Lufta mbrojtese e Kelmendit, Malesisë së Madhe e më gjërë do te merrte trajtat e një kryengritje antikomuniste, per të cilen një historian komunist, ndër të tjera do të shkruante : “..Në të vertet…Prek Cali e Llesh Marashi me shoke kishin grumbulluar rreth vehtes 300-400 burra te armatosur dhe perpiqeshin te shtonin gjithnjë e më shumë forcat e tyre. Ata kishin lidhje me misionin ushtarak anglez në Shqiperi… Me ndihmen e Anglezeve…kishin hartuar planin e kryengritjes kunder-revolucionare (kupto Kunder-komuniste..). dhe do të sulmonin e merrnin Koplikun, Shkodren e më gjërë..” *10*. Per të shtypur me zjarr e hekur çdo gjë nacionaliste shteti komunist kishte njxerrë disa urdhëra operacioni, që siç i cilsonin ata “per me zhdukë njëherë e pergjithmon çdo mbeturinë nacionaliste të organizuar ose jo. Sa qartë e shprehin urrjetjen ndaj çdo gjëje kombetare komunistet.. Per të vertetuar ketë urrejtje mjafton të shihen vetem dy nga keta urdhera, si urdhërin e dates 03 janar dhe at të dates 24 janar 1945 (Arkivi nr.3985..).Se çfarë veprimesh u kryen në Kelmend sipas urdherave të më siperme, menduam që pergjigjen tu a “besojmë” raporteve të dy hierarkëve ushtarak komunist..: Së pari po paraqesim raportin e Zoj Themelit në të cilin lexojmë: “Gjatë ndjekjes së nacionalisteve u vrane 44 kelmendas, u plagosen 21, u pushkatuan 3 të tjere dhe u dogjen 34 shtepi, sepse ishin bashkepuntorë të Prek Calit..”.*11*. Së dyti raportin e Major Ndreko Rino i njohur per egersinë ndaj nacionalisteve, veçanarisht të atyre Gegë i cili shkruante : “ 9 batalione marshuan drejt Kelmendit me daten 5 shkurt 1945. I gjithë Kelmendi me daten 6 shkurt u rrethua me gryka armesh. Diten u vendos një shtetrrethim i plotë. Digjen 30 shtepi, mobilizohen me dhunë 207 djem dhe burra, pushkatohen legalisht dhe ilegalishmbi 65 burra dhe një grua (me 7 – 8 shkurt 1945)…”. Në fund të raportit shkruhet shenimi se, do tju dergojmë listen e Partizaneve që duhen dekoruar per trimerinë e treguar në ketë aksion të rendesishem luftarak… Të fala Major Ndreko Rino..*12*. Siç shihet edhe raportet kanë ndryshime, por kjo duket se ka të bejnë me garen per lavdi në mes hierarkeve kriminel komunist.. Në keto kushte Kelmendi rezistoi më shumë se asnjë trevë tjeter, por per të mos dëmtuar më shumë kelmendasit, Prek Cali u terhoq së bashku me disa malsor në Shpellen e Tartacices në Vukel, Shpellë e cila sot mban Homonimin “Shpella e Prekë Calit “. Per nëntë ditë e netë në ketë shpellë perseritet heroizmi i kulles së Vranines të rreth 83 viteve më parë. Dorzimi i Prekë Calit e shokeve të tij bashkeluftetarë kishte edhe “gjurmen” e tradhtisë… Prekë Cali per hirë të Kelmendit dhe bashkëluftetareve të tij e kishte marrë parasysh se çfar do të ndodhte me të, pas dorzimit në besë te të pabeset komunist. Per ketë ai para dorzimit kishte deklaruar :” Të fuqishmit zakonisht premtojnë shumë e mbajnë pak. Në qoftese kjo ka qenë perherë keshtu me të kuqtë sot asht ma zi …por per hirë të së mires së Malesisë edhe dorzohemi në besë të pabesëve…”. Dhe keshtu doli në të vertet pas dorzimit të Prekë Cali dhe shokeve të tij me 17 shkurt 1945..Gjithsei së bashku me Prekë Calin (në shpellë) kishin shkruar historinë edhe Dede Lulash Smajli, Dedë Gjon Deda, Fran Zef Pellumbi, Kolë Prek Pellumbi, Ndue Gjon Rapuka, Zef Gjon Rapuka, Maç Luc Rapuka, Dodë Fran Doshi, Fran Dosh Preka, Mark Gjekë Pepushi, Ndue Gjek Pepushi, Pal Mark Gjeka, Gjelosh Tomë Bikaj, Tone Tomë Bikaj…*13*. (Siç dihet keta ishin pjesë e kalvarit të denimeve të dreqësisë komuniste..). Lufta mbrojtëse e Kelmendit është lufta më e gjatë antikomuniste në Shqiperi, ajo zgjati më shumë se një muaj (nga data 14 janar deri me 17 shkurt 1945)…Gjatë ketyre diteve Kelmendi kishte shkruar me gjakun e bijeve të tij më trima, historinë e kesaj lufte mbrojtese të pabarabart, por ndër më heroiket e historisë tij shekullore. Nga kjo luftë mbrojtese po kujtojmë vetem betejen e dates 07 shkurt 1945, kur brigadat komuniste sulmuan katundin e Nikçit. Sapo kjo ushtri ju afrua shtepive të para në krye të brinjës, krisi pushka e Gjon Sokolit, vojvodes së Nikçit e Ujkë Mash Lekë së Selces dhe Zef Nikë Markut të Nikçit. Vetem tre vetë mbajten në vend per gati 12 orë 300 partizan, deri sa u vranë tre burrat e motit, në luftë per mbrojtjen e Nikçit…*14*. Në luften antikomuniste të Kelmenedit dhanë një kontribut të admirueshem edhe dukagjinasit , veçanarisht shaljanet me banim aso kohe në Guci. Që në çastet e para të perplasjes me partizanet ata si perherë u gjinden perkrah vëllezerve kelmendas , duke u bërë shembull trimërie dhe sacrifice. E si gjithmonë spikatë tradita familjare. Malësoret e Kelmendit kujtojnë me dhimbje e nderim djemt e Vocerr Bales ; Shpendin, Markun, Gjeloshin dhe Gjergjin. Kujtojnë gjithashtu vëllezrit Vuksanaj ; Leken, Lulashin, Markun dhe Pal Martinin dhe shumë shaljanë të tjer që do të mbeten të paharruar në altarin e atdheut. *15*. Në historinë kriminale të ekspeditave ndeshkimore të Komunizmit në Kelmend gjenden jo vetem pushkatime pa gjygje, por edhe njerëz të prerë me thikë në qafë si Pjeter Zefin, Gjon Sokolin, Ujkë Mashin, Nikë Marashin.. Por edhe futen në DH ende pa u dalur shpirti mirë pasi i kishin pushkatuar tre vellezerit Ndue, Ujk dhe Marash Mark Biku, Lucë Gjon Bajraktarin, Lucë Gjon Rapuken, pushkatuan në derë të shtepisë në sy të babes e nënes tij Gjergj Ndue Pepajn..vranë mizorisht vëllezrit Dedë Fran Bracaj e Losh Fran Bracaj, dogjen të gjallë në shtepiat e tyre Dedë Gjon Bajraktarin, Lukë Tomen, me bajonet ja nxorren sytë Fran Zef Bajraktarit, nga shkembi hollen Rrok Zefin, pa llogaritur futjen e të vrareve e masakruarve në gropa të perbashketa. Pushkatuan rruges (në Rapshë) Dedë Gjon Deden në Koplik Gjekë Selcen e Gjergj Lul Tomen. *16*. Në Shkoder të marrurin në besë Prekë Calin, së bashku me 13 nacionalist të tjere si Dedë Lulash Smajlin nga Nikçi, Dul e Maliq Bajrami nga Selca me banim në Mal të Kolajve…*17*. etjer, për të vijuar me vellezrit nacionalist

Nga Kelmendi me banim Nënshkoder Dedë Shabanin, Kir Dul Doshin e lista vazhdon, ku një pjesë e tyre janë të memorizuar perjetsisht edhe në Tamare e më gjërë.. Ndersa ata që shkaktuan këtë luftë vëllavrasëse na kanë lënë një “dëshmi” të pa kontestueshme, që i bënë me faj ata sa të jetë- jeta..Nga kjo “deshmi” citojmë: “Në luften e Kelmendit partizanet e brigades XXIV së bashku me brigadat e tjera të divizionit II të ushtrisë Nacionalçlirimtare, e mbyllen në menyrë të shkelqyer luften Nacionalçlirimtare dhe çliruan plotësisht krahinat e Kelmendit nga tradhëtaret e popullit dhe të atdheut..Në luften që u bë atje mund të themi se krejt Kelmendi ka marrë pjesë në luften kunder nesh..” *18*.Kjo pra tregon se lufta në ketë trevë nuk ka asgjëÇlirimtare, pasi nga kush do të çlirohej Kelmendi, apo nga populli i vet autokton që i banonte keto troje prej mijera vitesh, por njekohesisht edhe i mbronte prej qindra vitesh nga fqinjet shoven, Sllavet e jugut, që ishin edhe themeluesit e padronet e vertet të komunizmit shqiptare…Por kalvari i pushkatimeve, burgosjeve, shpronsimeve dhe presekutimeve nuk mbaroi deri sa mbaroi vetë regjimi komunist me 1991, por deri atëherë edhe ishim vonuar e larguar nga Europa që ënderronim… Nderimi i pakufishem u takon të gjithë atyre kelmendasve që u martirizuan per liri e demokraci, por njëkohesisht ndjejmë keqardhje të madhe edhe per të gjithë ata shqiptar të mashtruar nga dreqnit e kuq që humben jeten në trojet e Kelmendit, në një luftë vëllavrasëse të inskenuar e realizuar nga komunistet, por që nuk i sherbej kurr Shqiperisë, por ideologjisë dhe diktatures komunisto-sllaviste që tashma janë turpi dhe faqja të zezë e shqiptarisë. Aq i madhe është ky turp, kjo faqe e zezë me erë genocidi, se edhe pse kanë kaluar 71 vite pasardhesit (ideologjik e biologjik) të ketyre krimineleve të kuq, mundohen që rezistencen antikomuniste të Kelmendit në veçanti, dhe kryengritjen antiderkomuniste të Malesisë në pergjithsi ta denigrojnë, ose kerkojnë (fshehtas e haptas) që të mos perkujtohet e as zihen me gojë..Gjithsesi kjo është një njollë e zezë turpi, që asnjëllojë boje kineze nuk do tju a mbulojnë komunizmit shqiptar.. Rezistenca antikomuniste apo“lufta e Klemendit” është pjesë e krenarisë dhe vlersimit, që Kelmendi dhe Malesia e Madhe kanë merituar urdherin e lartë “NDERI I KOMBIT”.Gjë që e kishte parashikuar piramida e gjallë e kufijeve etnik të Kelmendit, Malesisë e Shqiperisë Prekë Cali në perballjen me kriminelin Mehmet Shehi pas dorzimit dhe arrestimit tij nga forcat komuniste. Mehmet Shehu i kishte thënë me dredhi: “Të thafshin krahet o Prekë që nuk bashkpunove me ne, se e kishe mbyllur historinë tende me shkronja ari “. Prekë Cali edhe pse i arrestuar nuk do të nguronte t’i pergjigjej me mençuri e trimëri kriminelit Mahmet Shehu me fjalet lapidare : “S’ka çka më duhet jeta nën hijen e trobojnicës (flamurit malazez), ma mirë me u kalbë në dhe, e historia një ditë ka me na nderue, por ti atëherë Mehmet ke me kenë turpi i saj, ndersa ne malësoret ndera e saj.”. E vertet keshtu ndodhi.. Nderi e lavdia qofshin të perjetshme per dëshmorët e martirët e kesaj rezistence antikomuniste. .

Malesia e Madhe gjatë pushtimit fashist…
Malesia e Madhe, ndonse vuante pasojat e pushtimit fashist si pjesa tjeter e Shqiperisë , Ballkanit e më gjerë, ju krijuan disi premisa më të favorshme per bashkepunimin e trevave të saja të ndara, që në vitet 1878 -1913. Madje fashizmi per qellime edhe propogandistike me dekretin e 7 gushtit të vitit 1941 shpalli ribashkimin e trojeve shqiptare qe i mbanin te pushtuara Serbo-Malazezet…*1*. U bashkuan me Shqiperine shumica e trojeve te Kosoves, Dibres, Tetoves, Gostivarit e më gjërë, u rikthye Malesia e Madhe Etnike,ku qendra e Nenprefektures kaloi nga Kopliku në Tuz… Por megjithe ketë klimë qe solli një ënderr ribashkimi të trojeve shqiptare, Malesia si gjithë Shqiperia e urrente fashizmin si ideologji dhe pushtues, i cili si per çudi krijoje kushtet e favorshme që emisaret jugosllav (Mugosha e Popoviç) të Krijojne bijen e tyre; Partin Komuniste Shqiptare ( me 8 nentor 1941)…Në keto kushte per të ruajtur Malesinë, Shkodren e më gjerë, lindi nevoja e rikthimit të Kuvendeve dhe Beslidhjeve historike. .. Malesia e Madhe e ribashkuar i kishte venë per detyrë vehtes të mbronte kufijet e saja etnik. Per të realizuar këtë detyrë atdhetare në Malesi ishin formuar 13 çeta vullnetare të armatosura..: Në Hot kishte tre çeta që komandoheshin ; nga Smajl Haxhia ato të Drumes e Nënhelmit, nga Prekë Gjeto Marku çeta e Rapshes, kurse ajo e Traboinit nga Tomë Nika…Gruda kishte dy çeta që i komandonte Nikollë Zefi e tjer.. Shkreli kishte një çetë që komandohej nga Pjeter Gjoka. Kastratit një çetë që komandohej nga Pjeter Doda..Boga një çetë e cila komandohej nga Tomë Gjeri, ndersa çeta e Trieshit kishte në komandë kapidan Nikë Zeken, Fundnat i komandonte Selman Beqiri, Kojen e komandonte bajraktari Pretash Zeka, Tuzin Sherif Hyseni, ndersa Vrana dhe Vllana kishin komandant Ali Zekun.., ndersa Kelmedi komandohej nga Prekë Cali etj..*2*. Ky organizim nacionalist – mbrojtes në Malesinë e Madhe numronte rreth 2500 forca të armatosura, ndersa forcat vullnetare të lidhura me nac-çl. komunist numronin deri në kapitullimin e Italisë (shtator 1943) vetem 60 veta, edhe ata më shumë fshehura se haptë…
Tuz me 23 mars 1943 : “Mbas një javet që Malsia e Madhe kishte derguar në Tiranë perfaqesuesit e vetë me në krye Mul Bajraktarin per të paraqitur nevojat më të nguteshme të popullit … Kjenë mbledhë në qytetin e Tuzit rreth dymijë vetë, ku kishin ardhur edhe të derguemit e qeverise. … Ketu u mbajten fjalime të bukura nga burrat e urtë të Malsisë. Nder folesat u shquen e do të mbeten të permendur Tomë Nika i Trabionit me shprehje aq burrnore, Preke Cali i Kelmendit me aq flakë atdhedashunije, Nikollë Gali i Trieshit me baza historike, Mark Toma i Selces foles kreshnik, Pater Leonard Tagaj (pater Zefi) me thirrje të zjarrta shqiptareve per bashkim, Ndue Gjon Rapuka i Kelmendit tue i porositë vllaznisht njerzit e papunë , që të mos fusin hundet me prishë qetsinë e Malsisë, Marash Ujka i Grudes tue theksue detyren e shqiptareve me u bashkua per shpetimin e kombit. Folen shumë bukur edhe Ali Zeku i Vranjes, Pretash Zeka i Kojes, Lucë Maxhi i Luharit, Dokë Martini i Tuzit, Mehmet Murati i Mileshit, Selman Juku i Dinoshes, Nikë Gjeloshi i Kastratit, Llesh Marashi i Shkrelit, Prekë Gruda dhe Pjeter Pretashi të Grudes. Pjetri në fjalim e siper u drejtua kah Deçiqi dhe i parashtroi bukur e me hollesi luftnat e Malsise Madhe per liri të atdheut, tue thirrë Deçiqin Vlonë e Vlonen Deçiq, e tue vertetue çdo thanje me fakte historike mbasi Deçiqi me burra fatosa të Malsisë, në prill 1911 i hapi rrugen me guxim martiresh Vlones per lavdinë e Flamurit të Kastriotit në nandor 1912…” *3*. Prekë Gruda : Çerdhe shejtanësh, Shkoder me 10 korrik 1943: “… Në atë shtepi të vjeter të keqe gjetem dhjetë veta, ndër ta Vasil Shanton, Mark Ndojen, Zija Dibren e Arfi Gjylin…..megjithse në fillim qenë të matur…në bisedime menjëherë e hoqen masken. Ja nisen me mihë në mue me fjalë fyese e mjaftë të egra , tue sha (në mungesë N.B.) Mul Bajraktarin e Malësisë Madhe, dhe tue i trua shpirtin Gjergj Fishtes per atë shovinizem të “tridhuem” në Lahuten e Malësisë, deomos tue i lavdrua malazezet e tue i ngritë në qiell heroizmat e bijeve të popullit…pra të terroristeve të kuq…*4*. Në fillim të vjeshtes 1943, Nënprefekti i Plaves e Gucisë Shem Seferi lëshoi kushtrimin gjithë burrave të Malësisë Madhe, Dukagjinit dhe Malësisë së Gjakoves, që të mblidhen në një kuvend burrash per të rrokur armet per mbrojtjen e tokave shqiptare.. Kuvendi u mbajt në Plaavë me pjesmarrjen e 42 prijesve popullor dhe dhjetëmijë burrave të armatosur. Perfaqesuesit ma në za të bajrakëve të parë të veriut ; Dedë Shabani per Malesinë e Madhe, Shem Seferi per Plavë-Guci , Dem Alia per Malësinë e Gjakoves dhe të Pejes dhe Mark Sadiku per Dukagjinin. Në kete kuvend u vu në dukje rreziku i madh që u kanoset trojeve shqiptare nga serbo-malazezet të cilet nën masken e komunizmit kerkojnë të marrin rishtas tokat shqiptare, dhe kesaj herë jo vetem ato të shkeputura padrejtesisht nga lufta e parë botrore, por edhe të tjera, sepse kanë edhe perkrahjen të pafeve tonë.*5*.
Me daten 24 maj 1944 eksponenti i lartë komunisto –ushtarak , Bllazhe Jovaneviqi duke parë rezistencen e madhe të malsoreve – shqiptar ne mbrojtje të kufijeve etnik, vecanarisht pasi komunnistet jugosllav kishin dekleruar haptasi sunimet e tyre gllaberuese per Malesinë, Shkodren dhe Kosoven , ai kishte menduar të mashtrojë malsoret me fjalë të “bukura” e me lotë krokodili duke mohuar mbledhjen e një viti më parë (të 23 majit 1942 në Kopilaj të Piperit, ku ksihte treguar hapur se Patinë Komuniste Shqiptare e kishin krjuar ata, per synimet e tyre shoviniate). Bllazhoja u takua në Luhar me daten 24 maj 1943 me Mul Delin dhe Malsoret e tjer trima që e shoqeronin dhe udheheqnin malsoret e vendosur në mbrojtje të trojeve të tyre etnike. “Bllazhoja në ketë takim u ulë në gjunj, puthi token shqiptare , tue mallkue të paret e tij. .Premtoi me plotesua kerkesat e bame …dhe tash e mbrapa, gjithmonë do të ketë mirkuptim e harmoni të plote në mes shqiptareve dhe malazezeve… Neëerresiren e nates u ndam me Bllazhin, gjoja me pershendetje miqesore. Erresira ka me perpi të gjitha premtimet e shokut Bllazho…Pas ndarjes nuk besuan premtimet e Bllazhos. Mul Delia porositi Preç Lulin, Zef Preken, Selman Jukun, Tomë Niken, Pretash Zeken, Prekë Gruden e të kushrinin, Pretash Gjoken, per me u dalë sa ma parë gjermaneve perpara në Kuç , dhe me i sigurua se kah ana shqiptare, nuk ka partizan dhe me u kerkua mos me e djegë Kuçin. Fjalet tona zunë vend se trimat gjerman, qe nuk dijnë me rrejtë…*6*. Grudë 22 shtator 1944 : ”Gjelosh Luli e Llesh Marshi , mbasi kryen punë me krenë të Malesisë në Tuz per shqyrtimin e disa çeshtjeve per qendresen kunder mesymjeve që mund të bajnë befas malazezet, moren Kolë Zefin, Nikë Gjeloshin, Prekë Calin, Nikë Zeken, Ali Zekun, Pretash Zeken, Lucë Maxhin e Selman Jukun dhe nja dhjetë të tjer dhe dolen në Stanaj në shtepine tonë…. Ma së pari rrofshin burrat shqiptar të bashkuem me armë nder duer. Zoti e Besa që kemi lidhe na shpetofshin kesaj herë pa na shkel shkjau..kishte uruar ndër të tjera i zoti i shtepisë Gjoni…”*7*. Perpjekja me armë, apo beteja luftarake u zhvilluan në Helm me 13 nentor 1943, ku partizanet jugosllav u terhoqen me turp duke lënë dhjetra të vrarë e plagosur, ashtu siç paten 23 të plagosur e një të vrarë malësoret që u printe Tomë Nika i Traboinit. Per të vijuar me luften e Kojes ku u dalluan trimat e Kojes të prirë nga Pretash Zeka etj. Gjatë betejave luftarake (1943-44) në mes malësorëve që mbronin kufijet e tyre etnik dhe forcave shovene Malazeze –Jugosllave, kishin dhënë jeten Gjekë Preçi Marashaj, Katrinë Tomja Gjokaj (nga Koja), Marash Ujka dhe Tomë Deda Lulgjuraj (nga Gruda) dhe ishin plagosur : Mark Zefi Lulgjuraj (nga Gruda), Nikë Paloka Ulaj, Fran Zeka Ulaj, Dok Marashi Ivanaj, Gjon Shaba Gorvokaj, Nikë Zeka Ulaj, Pjeter Nika Nucullaj, Tereze Nikollja Ulaj, Lekë Deda Nucullaj (nga Koja) e tjer..*8*. Me daten 3 Nentor 1944 partizanet e Titos tue shkele premtimet e bame, i kishin pas rrethue me tri brigade naten tinzisht, Kojen e Kuçit e Luharin tue mendue se në keso netesh të veshtira dorzohen pa kushte. Mirpo burrat e ketyne dy krahinave të vogla shqiptare të prime nga Pretash Zeka nuk kanë ndigjue per të gjallë me u nenshtrue. E kanë fillue luften e qitë kushtrimin per ndihmë maleve të tjera. Të paret tue qitë livore e kendue perkryekrahut , janë leshua ne kushtrim djemt e Selishtit, të Llofkes, të Priftnit e të Pikales, mandej mberriten edhe të Ksheves, Vulaj e Gurrec dhe Gjokajt e Trieshit të prime prej trimave të njoftun, Gjon Smailit e Nik Lulit, kurse trieshjanet e tjer kishin vrapua kah ana veriore në ndihme të Kojes. Menjeherë si sokola erdhen edhe hotnit të kryesuem nga luftaret e vjeter, Tomë Nika, Pjeter Zeku , Mark Doshi e Kolë Maçi etjer. Edhe Kastrat, Shalë dhe Rranza e Postribë janë tue ardhë në ndihm…..Lufta vijoj tanë naten e sot diten deri para nate. Partizanet u thyen e u vunë në ikje, pa e pritë i pari të mbramin. Shqiptaret i ndoqen deri sa kaluen Moraçen. Ata janë damtue fortë, kurse na kemi gjashtë vetë të vramë e nja tridhjetë të plagosun. Pikrisht edhe vjet kanë pase sulmua befasisht , naten tuj ra shi der te të njajtat vende. Synojnë me na robnue prap. Pse ? Ne jemi ndër trojet tona jetike dhe fqinjë të mirë….Me 4 nentor (1944)…Darsem pa mish nuk ka, humbje kemi pasur edhe ne, porse jo sa malazezet. Kah ana jonë u gjeten të vramë edhe Gjekë Preçi i Kojes dhe i riu guximtar Marash Ujke Lulgjura…”.*9*. Pothuajse në të njejten kohë (fillim nentori 1944) Kelmendi e Dukagjini kishin luftuar sëbashku në mbrojtje të trojeve shqiptare nga shoven komunist serbo-malazez. Mark Sadiku, jo vetem si kryetar i djelmnisë së Shales, por edhe si komandant i forcave nacionaliste vullnetare të Dukagjinit, kaloi Qafen e Pejes dhe u bashkua me forcat e Prekë Calit të Kelmendit, me ato të Xhem Sadrisë të Malësisë së Gjakoves, dhe duke perballuar kushtet e një dimri shumë të ashper dhe rrezikun e orteqeve të shpateve të maleve të Cecunit e të Nakutit u perleshen në Qafë të Previsë dhe në Vasoviq me forcat partizane të Tiros , duke i thyer dhe detyruar të kthehen mbrapsht..*10*.

Malesorët e Malesisë së Madhe nën Malin e Zi dhe Jugosllavi nën terrorin komunist në të dy anët kufirit…
Mbas luftes së dytë botërore kur erdhen në pushtet komunistet në Mal të Zi (e Jugosllavi), në Shqiperi e më gjërë, hapi i parë i qeverisjes të komunisteve jugosllavë e shqiptarë, ishte çuarja e kufirit aty ku ishte para vitit 1941.. Ata malesorë që kundershtuan kumtin e zi të tubimit të fushes Tuzit, ku doli sheshit tradhtia e komunisteve shqiptarë të qorruar e marruar nga komunistet jugosllav, u burgosen, syrgjynosen e pushkatuan … Me 19 shkurt të 1945, pushkatojnë Vasel Mirashin Camaj, Pader Zefin (Leonard Tagaj)- famulltarin e Traboinit dhe Pjeter Zekun Camaj te cilet kishin kryer të vetmin “faj”, se ishin antikomunist të betuar dhe shqiptarë të kulluar.. E pushkatimet vijojne me Gjelosh Gjoken Lajçaj nga Kushja, të cilin e ekzekutojne së bashku me kumaren trim e të besës Zef Miliqin Lulgjuraj *1*, i cili nuk pranojë ta lënë Gjeloshin vetem në mëshiren e bishave sllave, bisha të cilet po ketë ditë pushkatuan edhe tre vëllezërit nga Gruda; Lucë Preka Lulgjuraj, Dodë Preka Lulgjuraj dhe Gjergj Preka Lulgjuraj, si dhe Kolë Gjel Çakun nga Bëkajt e Trieshit.*2*. Gjatë pushkatimeve të malësorve në trojet e tyre etnike shqiptare në Mal të Zi shquhej krimineli Stalinist Bajo Stankoviç. Kur ky Stalinist u detyrua të largohet nga Jugosllavia e Titos, që i ktheu shpinen Stalinit e stalinisteve, ky kriminel gjeti streh te stalinisti Enver Hoxha i cili e gradoi me detyren e shefit të zyres së emigrantëve që iknin nga Jugosllavia. Si per ironi të fatit emigrantet shqiptar që iknin nga trojet e tyre etnike per tu shpetuar masakrave të shkjeve, kur vinin në Shqiperinë që e dinin nanë, ajo i priste më zi se një njerkë e keqe…Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi i njëjti shkja, Bajo Stankoviçi, që i kishte vrarë e masakruar shqiptaret në Mal të Zi, ishte shefi i tyre edhe në Shqiperinë komuniste…Pushkatimi i nacionalistëve malësor e shqiptar vazhdonte pa prajt edhe në Shqiperi komuniste.. Egersia dhe urrejtja e komunisteve shqiptar me frymzim sllavo-e komunist nuk binte vetem mbi të gjallet, por edhe mbi të vdekurit. Gjelosh Luli Dedvukaj, kushriri i parë i heroit të popullit Dedë Gjon Luli, i cili ishte një nacionalist i kulluar nuk pranon të bjerë në dorë as të komunisteve malazez e as shqiptar, Ky trim i sprovuar pasi kalon një jetë të vështirë maleve shqiptare plot borë e akull, kishte gjetur vdekjen. Kur forcat e brigadës të mbrojtjes popullit (kupto të mbrojtjes të shtetit komunist) e gjejnë trupin pa jetë të Gjelosh Lulit të ngrirë në borë, ata per tu siguruar se ky nacionalist kishte vdekur i presin koken, të cilen e ulin në Koplik dhe mbledhin njerzë (me zor) që e kishin njohur per së gjalli, per ti pyetur a është kjo koka e Gjelosh Lulit..*3*. O tempora o mores, i presin koken një të vdekuri dhe ju a çojnë si trofe pashallarve të kuq, si dikur atyre turq… Me ketë rast vlen të kujtohen arrestimet, torturat e burgosjet e atyre hotjaneve që e strehuan dhe ndihmuan në besë të Zotit trimin nacionalist Gjelosh Lulin.. Malazezet arrestojnë vellezerit Mark Miri e Kol Miri Dedëvukaj duke i futur në hapsanen e shkjaut ku ushtronte profesionin e kriminelit të kuq shefi i OZN-as Lluka Markoviq. Torturat antinjerzore nuk i kursejnë komunistet malazez as mbi gratë, ku nga keto tortura kriminale po dallojmë torturat me mace në tlina (brekë të gjata) të Pare Dules (nënës të Mark e Kol Dedvukaj-t). Gjithashtu tortura çnjerzore ushtrojnë kriminelet e OZN-as edhe mbi të bijen (e Pare Dules) Diellushen, gruan e Prelë Martinit Vulaj, sepse as ajo nuk kishte treguar se ku ndodheshin vëllezërit e vet Marku e Kolë Miri. Tortura të tilla ushtrojnë malazezet në posten e policisë në Tuz mbi Lenë Kolen (kushriren e parë të Vasel Pjetrit Gjonaj), e cila nuk tregoi se ku strehohej kushriri i saj Vasel Pjetri Gjonaj, të cilin komunistet malazez e ndiqnin per ta arrestuar per”fajin” e vetem se u kishte dalur zot ketyre trojeve shqiptare që Mali i Zi e Jugosllavia po i ripushtonin perseri me bekimin e komunisteve të Shqiperisë “londineze”. Vasel Pjetri kishte qendruar i fshehur rreth tre vite neper male e shpella. .*4*.Thuajse në të njejten kohë komunistet shqiptar arrestojnë per llogari të sllavo-malazezëve tre vellezerit hotjan Mark Gjeloshi, Lul Gjeloshi dhe Lukë Gjeloshi – Gojçaj, ku krimineli toger baba (Hodo Habibi) ja kalon Markoviqit.. Objekt i torturave ç’njerzore të kriminelëve të kuq shqiptarë kishin qenë edhe gruaja e Mark Gjeloshit, Lulë Bacja dhe gruaja e Lul Gjeloshit, Lezja.. Tre trimat e beses së Hotit i denojnë me burgime të gjata dhe kanë një perfundim tragjik.. Lul Gjeloshi vdes në burg, Lukë Gjeloshi vdes sapo lirohet nga burgu (duket i helmuar), ndersa Mark Gjeloshi pasi vuan 25 vite burg del nga hapsana komuniste i gjymtuar perjetsisht..*5*. Nderkohe komunistët serbë në Kosove edhe me ndihmen e komunisteve shqiptar vazhdonin krimet e masakrat kunder shqiptareve nacionalist që donin Kosoven të pavarut.. Masakra e Tivarit është “simboli”me dukshem i ketyre krimeve. . Në keto kohë krimesh serbet i merrin jeten nacionalistit edhe mesuesit hotjan Gjergj Martini në Kosovë (1946), duke e pushkatuar së bashku me sokoleshen e Shkodres, dhe nusen e perjetshme të Kosoves, Marije Shllaku,si dhe me dy shokë të tjer të atdhetarisë, shkodranet Kolë Parubi dhe At Bernardin Llupi..*6*. Shqiperia komuniste ( si nxenese e PKJ) e filloj dhe e mbaroi “mbreterimin” e saj në pushtet me terror, pushkatime, burgosje, shpronsime, syrgjynosje e privime të nacionalisteve dhe kundershtareve të vet politik, madje egersia e ketij terrori dhe kesaj politike shpesh ka qënë aq e madhe e mizore sa ja kishin lakmi edhe vet komunistet jugosllav, duke u vertetuar “fjalet” se nxenësi shpesh ja kalon mesuesit.. .Mor me kobure në gjoks kishte shkruar Pater Anton Harapi , nuk bahet kush as vëlla, as shok, por ose skllav, ose mizor apo hipokrit. .Vetem në Shkodren 28 mijë banorëshe, komunizmi kishte hapur 26 burgje, nga ky shpresonte të jepte shpirtë njeherë e pergjithmonë nacionalizmi shqiptar, që kishte qënë roja e pamposhtur ndër mote e shekuj, e kësaj Shqiperie (qe kemi sot), që per pak edhe këtë na e perpinë bijët e shkines…Por falë krijuesit dhe gjakut të deshmorëve e martirëve të nacionalizmit malësor e shqiptar, gjak që rrinë perherë tuj vlue, kjo nuk ka ndodhë e nuk do të ndodhë kurr, edhe pse malësoret e shqiptaret u detyruan të leshojnë troje, por kurr zemren, shpirtin dhe ndergjegjen e Shqiperisë Etnike.