Rrëfimi tronditës i aktores, Charlize Theron: Mamaja vrau babanë para syve të mi

Aktorja e njohur Charlize Theron është shprehur se nuk do ta harrojë kurrë natën kur mamaja e saj vrau babanë. Ajo ka folur për herë të parë për këtë çështje me prezantuesin radiofonik, legjendarin Howard Stern. Theron ishte 15 vjeç në atë kohë dhe jetonte me prindërit e saj në Johannesburg të Afrikës së Jugut. Babai i saj, Charles Jacobus Theron ishte një i alkoolizuar dhe i dhunshëm. Në vitin 1991, mamaja e Theron e vrau atë për vetëmbrojtje. Ai e kishte kërcënuar se do vriste të gjithë familjen. “Bëra thjesht sikur nuk ndodhi asgjë”, tha Theron. “Kur më kanë pyetur vazhdimisht, u kam thënë se babai im ka vdekur në një aksident rrugor. Nuk doja që të më trajtonin si një viktimë”, thotë ajo. Fillimisht një terapi e ndihmoi që të merrte veten. “Ajo që ka ndikuar më shumë tek unë ishte një jetë e përditshme me një të alkoolizuar, ku nuk e di se ç’ndodh nga momenti në moment”. Theron thotë se i është mirënjohëse nënës së saj. “Kam një mama të mrekullueshme”. Aktorja thekson se mamaja ka qenë një frymëzim i madh për jetën e saj. Filozofia e saj në lidhje me vdekjen e babait është kjo: “Pranoje se është e tmerrshme dhe bëj zgjedhjen tënde: A do të fundosesh, apo do të vazhdosh të notosh sërish në jetë?”