Ronald Reagan: Ky mur do të bjerë, sepse nuk mund të përballojë besimin; nuk mund të përballojë të vërtetën

“Ky mur do të bjerë. Besimet bëhen realitet. Ky mur do të bjerë, sepse nuk mund të përballojë besimin; nuk mund të përballojë të vërtetën. Muri nuk mund të përballojë lirinë….Zoti  Gorbachev, shembe këtë mur!”.

Presidenti amerikan Ronald Reagan i tha këto fjalë më 12 qershor 1987 në kulmin e Luftës së Ftohtë, duke qëndruar para portës së Brandenburgut. Ai sfidon publikisht udhëheqësin sovjetik për rrëzimin e murit të Berlinit: Muri i Berlinit ishte ndërtuar nga komunistët në gusht 1961 për të mos lejuar gjermano-lindorët të shkonin në Berlinin Perëndimor. Muri prej betoni 3.5 metra i lartë dhe qindra kilometra i gjatë, përmbante gardhe të elektrizuar dhe roje. Dy vjet pas fjalimit historik të Reaganit, në nëntor 1989, Gjermania Lindore lëshoi një dekret për hapjen e murit, duke lejuar njerëzit të kalonin lirisht në Berlinin Perëndimor. Në disa raste, familjet që ishin ndarë për dekada të tëra u ri-bashkuan. Muri i Berlinit u rrëzuar krejtësisht në fund të vitit 1990, pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore dhe në vetë Bashkimin Sovjetik, duke shënuar fundin e Luftës së Ftohtë.