Ritualet e kremtimit të “Ditës së Verës”, si festohej dikur në fshatra të ndryshëm të Shqipërisë?!

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë në Shqipëri e tashmë kjo është kthyer edhe në një festë kombëtare zyrtare.

Për ritet e kësaj feste është shkruar vazhdimisht dhe nga shumë autorë. Ajo që bie në sy është se festimet kanë elemente të ndryshëm në zona të ndryshme, edhe pse Elbasani është qyteti simbol i kësaj feste. E disa nga këto elemente evidentohen edhe në një botim të vitit 1944, një nga shumë vëllimet e “Visaret e Kombit”, botim i Ministrisë së Arsimit.

Në botimin e 13 të “Visaret e Kombit”, janë përfshirë materialet e mbledhura nga mësues të zonave të ndryshme të vendit për zakonet familjare e festimet e ndryshme.

E në këtë botim jepen edhe detaje të ndryshme të mënyrës sesi festohej Dita e Verës në fshatra të tjerë të Shqipërisë, shkruan SCAN.

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane . Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.

Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi. Shenja dalluese e këtij festimi është gatimi i ballokumeve.

Ndërsa në Lezhë Ditën e Verës ndizeshin zjarre purifikues e për t’i dhënë forcë diellit në oborr e në kopshte. Nga gratë bëheshin rite magjike e kundër qenieve të tjera dëmtuese, grabitëse.

Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve. Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, “14 mars”) Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.