Reforma në Drejtësi – Mazhoranca dhe opozita të ndarë për Vetingun, priten negociata

Mazhoranca dhe opozita nuk kanë ndryshuar qëndrimet e tyre lidhur me Vetingun.

Shumica ka refuzuar në Komisionin e Posaçëm propozimin e Partisë Demokratike për shkrirjen e Këshillit të Emërimeve, në funksion të thjeshtimit të sistemit të drejtësisë.

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, tha se diskutimi nen për nen i kapitullit për drejtësinë përfundoi dhe tashmë priten negociata për zgjidhje të përbashkët si në aspektin politik ashtu dhe në atë teknik.

Sakaq kreu i Komisionit, Fatmir Xhafa, tha se edhe negociatat për çështjet politike duhet të zhvillohen në Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi.

Bylybashi: Diskutuam për Vetingun, në të njëjtën linjë si më parë, u diskutua nen për nen. Ne pozicionuam përsëri qëndrimet tona, mbeten çështje që janë të karakteri të sistemit. Zgjidhja që ne propozojmë në kuadër të këtij diskutimi gjatë gjithë kësaj kohe, përfshirë dhe çfarë thotë Komisioni i Venecias dhe ekspertët ndërkombëtrare është një zgjidhje e cila një pjesë të funksioneve ja transferon institucioneve ekzistuese të sistemit të drejtësisë, pra procesin e  Vetingut do ta bëjë një mekanizëm ndërkombëtar për sa i përket majave të sistemit, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gjykatës Kushtetuese, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë dhe më pas do të jenë këto që do të bëjnë të gjithë pjesën tjetër pasi janë pastruar dhe është siguruar integriteti dhe pastaj bëjmë të gjithë pjesën e Vetingut.

Ky është këndvështrimi ynë për një sistem të thjeshtë dhe efikas që nuk është korporatist, i cili është i qëndrueshëm në kohë dhe nuk është aspak një shpikje që nuk gjendet askund, por është një model europian. Ne i bëmë propozimet tona, pala tjetër qëndron në atë që është një sistem kapje deri më sot. Me punën tonë ne kontribuojmë që ky sistem kapje të çmontohet. Këtu u mbyll si fazë diskutimesh nen për nen, tani i mbetet hapësirës për të negociuar një zgjidhje të përbashkët qoftë në aspektin politik, qoftë dhe në atë teknik sa i përket nevojës për në tekst kushtetues që është vërtet për tu përqëndruar të gjithë ne.

Si çdo proces ka vështirësitë e tij si në aspektin teknik ashtu dhe politik, me rëndësi është angazhimi. Nëse mazhoranca ngul këmbë në qëndrime që çojnë drejt këtij sistemi kapje, sigurisht vështirësohet. Ne jemi shumë të hapur që të gjejmë një zgjidhje që do tu shërbejë shqiptarëve për një periudhë afatgjatë.

Gazetari: Zëvendës.Ambasadori amerikan ka deklaruar sot se pavaraësisht negociatave nuk ka kohë për ndryshim thelbësor të projektit dhe besoj se e ka për ju.

Bylykbashi: Është humbur shumë kohë me këto nxitimet dhe ngulmimet e paarsyeshme mbi zgjidhje specifike që janë problematike. Durimi dhe arsyeja do të na bëjnë ne të ecim me siguri dhe shpejtësi përpara.

                       Xhafaj: Edhe negociatat politike në Komision

 

Xhafaj: Ishim të gjithë dakord për rëndësinë e këtij procesi edhe për faktin se ky proces duhet kryhet sa më shpejt dhe sa më mirë. Kemi gjëra që kemi këndvështrime të ndryshme, por që besoj do të qartësohen në ditët në vijim.

Gazetari: Me negociata politike?

Xhafaj:Ajo tavolinë atje është tavolinë politikanësh. Deputetët janë njerëz të politikës. Aty diskutohet edhe negociohet edhe politikisht.

Gazetari: Pra negociatat do të vijojnë në nivelin e komisionit?

Xhafaj: Në besimin tim, nuk mund të ndodhin në një vend tjetër, do të duhet të ndodhin aty në komision. Natyrisht, ka një çështje që është mirëfilli diskutimi politik, siç është çështja e shumicave të cilësuara për formatimin e institucioneve. Në vlerësimin tonë, por edhe në vlerësimin e partnerëve ndërkombëtarë, Venecia ka lënë vetëm një çështje që mund të diskutohet politikisht që është çështja e shumicave të cilësuara. Pra, si do të zgjidhen Këshillat Gjyqësore, Këshilli i Lartë të Prokurorisë, pra të institucioneve të tjera. Venecia e ka bërë të qartë që vetëm kjo është çështje politike, ndërsa çështjet e tjera janë teknike. Versioni që diskutuam sot më duhet të them se është një kontribut trepalësh, një kontribut i ekspertizës vendase, e Komisionit të Venecias, por është edhe kontribut i Brukselit dhe Uashingtonit. E thanë sot ekspertët e tyre në Komision dhe deklaruan se ky kapitull është hartuar edhe me kontributin e agjencive përkatëse në Bruksel dhe në Uashington. Kjo tregon angazhimin e lartë të dy partnerëve strategjikë dhe natyrisht angazhimi i tyre do të thotë paanshmëri në proces dhe qëndrueshmëri në zbatimin e tyre.

Gazetari: Partia Demokratike kërkon heqjen e katër institucioneve dy prej të cilave janë në aneksin që ju keni diskutuar…

Xhafaj: Se dhe disa ditë në vijim, përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë lexuar një promemorie politike të hartuar në zyrat e partisë së tyre. Natyrisht, ata janë përfaqësues të një partie politike siç jemi edhe ne. Unë mendoj se duhet të sillemi si ligjvënës në raport me përgjegjshmërinë e lartë që kërkon kjo detyrë; hartimin e një projekti kushtetues. Si me thënë duhet të sillemi edhe pak me mendjen tonë, e thënë kështu. Mbetet në çmimin e tyre që të kapin këtë pozicion që kanë kapur. Unë kam për ta një pyetje publike. Një projekt të cilin e kanë punuar ekspertë nga më të mirët vendas dhe ndërkombëtar, si thoni ju: gjithë këta kanë gabuar dhe ka të drejtë vetëm Partia Demokratike?Unë besoj se do të reflektojë Partia Demokratike mbi këtë kontribut të gjithë kësaj ekspertize euroatlantike. Shpresoj shumë që të reflektojnë.