Reagimi i SHBA-së, Rama: Përkthimi shqip-shqip rrëzoi përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës

Lidhur me deklaratën e ambasadës së SHBA-së ditën e sotme për zgjedhjen e kryeprokurorit, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama thoë se përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës.

‘Përkthimi shqip-shqip i SHBA rrëzon përsëri leximin shqip-shqup të Kushtetutës për drejtësinë. Shume keqardhje dhe pak shpresë për reflektim’, -shkruan Rama.

Më herët, Ambasada e SHBA-së u shpreh se mbështet EURALIUS dhe se OPDAT për kontributin që i ofruan parlamentit shqiptar për zgjedhjen e prokurorit.

“Kushtetuta dhe ligji për Prokurorinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor që OPDAT dhe EURALIUS i kanë dhënë Parlamentit.”, shkruhet në postimin e ambasadës.

Deklarata e ambasadorit të SHBA erdhi pas propozimit të opozitës për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut.

Deputetë të PD dhe LSI kanë mbledhur firmat për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin, në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

/GazetaExpress/

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/reagimi-i-shba-se-rama-perkthimi-shqip-shqip-rrezoi-perseri-leximin-shqip-shqup-te-kushtetutes-488808/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright