Raportimet e gabuara për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe debatet për flamurin, simbolin kombëtar

“Das Interessante Blatt” ishte një nga gazetat e shumta europian që e kishte raportuar Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912.

Kjo gazetë, që ishte me bazë në Vjenë të Austrisë së sotme, në numrin e saj të 50 me 12 dhjetor, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë në ballinë të saj kishte titullin “Droflamation der Unabhängigkeit Albaniens”, ose “Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë”, njofton Klan Kosova.

Po ashtu gazeta tregonte për rregullimin shtetëror të Shqipërisë së sapo shpallur.

Por, ajo që është më interesante se gjithçka tjetër në këtë raportim historik të kësaj gazeta, e cila nga viti 1939 nuk ekziston më, është fotografia me të cilën paraqitet lajmi.

Aty shihet momenti i shpalljes së pavarësisë dhe ngritjes së flamurit. Portretizimi i momentit lë për të dëshiruar për shkak se vet flamuri, si simbol i shpalljes së pavarësisë, nuk është i paraqitur saktë.

Shqiponja shihet vetëm me një kokë në paraqitjen fotografike.

Historiani Azdren Shala thotë për klankosova.tv se kjo paraqitje është e gabuar, derisa tregon arsyet kryesore përse ka mundur të bëhet ky gabim.

“Raportimet e shtypit austriak rreth simbolit të flamurit të Pavarësisë së Shqipërisë besohet se janë më shumë produkte të një keqinformimi nga opinioni austriak i kohës, ose një përshpejtim i politikes austriake për te shpallur një situatë të re politike në Ballkan”, shpjegon Shala.

“Si pasoj e kësaj kemi edhe disa pasaktësi, si shqiponja me një kokë në flamur”.

Shala tregon se ka pasur edhe gabime të tjera në raportimet për aktin historik të shqiptarëve, pos këtij deformimi të flamurit.

“Kësaj i shtohet edhe raportimi i një gazete të kohës austriake ku raportonte se shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është bërë me 27 nëntor”.

Ndërsa, sipas historiografisë shqiptare, tregon Shala “flamuri i shpalljes së Pavarësisë shpjegohet si një simbol i zgjedhur qëllimisht, i cili simbolizonte përpjekjen shumëshekullore të shqiptarëve për pavarësi dhe shtetndërtim”.

shpallja-e-pavaresise

Në vitin 1912 kur Shqipëria shpalli pavarësinë duhet të kishte dhe simbolin kombëtar që do e karakterizonte. Për këtë është kujdesur Ismail Qemali, me një shqiponjë të veçantë në copën e kuqe, duke rrëzuar mitet e vajzës Marigo që qëndisi dhe i dha fytyrën flamurit.

Studiuesja Eleni Laperi e ftuar në studion e Report TV tregon se ka zbuluar një ilustrim te suplementit “Das Interessante Blatt” në gazetën vjeneze Wiener Illustrierte. Sipas saj, kjo është një provë e fortë se shqiponja e flamurit, i cili u valëvit në Vlorë në 28 nëntor 1912 nuk është ajo që jemi mësuar të shohim në fotografitë e filmat shqiptarë të gjithë këtyre viteve.

“Shqiponja e vërtetë që është valëvitur në ballkonin e Ismail Qemalit është ky variant që kemi në foto dhe fakt bindës është dhe kjo shqiponjë. Për mendimin tim ai që është valëvitur në Vlorë është flamuri që është në gazetën austriake”, ka thënë ajo, duke shtuar se shqiponja kishte qafë të drejtë nga ku dalin pastaj dy koka. “Kjo është një shqiponjë shumë e rrallë dhe një variant të saj e kam gjetur tek hititët, e variante në Spanjë kanë përdorur disa komunitete myslimane. Kjo është një shqiponjë e vjetër unike, ndaj do t’i ketë pëlqyer Ismail Qemalit”.

 

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com