Raporti i Mihal Priftit i 21 shkurtit 1945, bilanci i frikshëm vëllavrasës i komunistëve në Kelmend

Raporti i Mihal Priftit i 21 shkurtit 1945:  Nga aksioni në Kelmend numërohen mbi 83 të vrarë, 69 të plagosur dhjetra familje të bastisura e të internuara mbi 34 shtëpi të djegura…

Aksioni i komunistëve për të asgjësuar kundërshtarët politik në Kelmend kishte nisur që më 14 janar 1945 dhe ishte mbyllur pas datës 16 shkurt 1945. Bilanci i një muaji luftë vëllavrasëse në Kelemend ishte i frikshëm. Nga komunistët ishin vrarë 39 persona dhe ishin plagosur 48 të tjerë. Ndërsa nga kundërshtarët e komunistëve sihin vrarë 44 kelmendas e plagosur 21 të tjerë. Vec këtyre dhjetra familje ishin bastisur internuar, djegur dhjetra shtëpi e sekuestruar gjithë çfarë kishin.

Të dhënat dalin nga një raport i gjatë i datës 21 shkurt 1945 i hartuar nga komisari politik I shtabit të Divizionit II Mihal Prifti.

Ja cfarë shkruan ai:

Ushtrija N. Çl. Shqiptare

SHTABI I DIVIZIONIT II-të

Vdekje Fashizmit

Liri Popullit

KORP – ARMATA III-të

Nr. Prot. Rezervat. 83/I

Shkodër më 21/II/45

SHTABIT KORP-ARMATËS III-të

Po ju dërgojmë në përmbledhje përfundimet e veprimeve, të kryera prej forcave të këtij Divizjoni në Kelmend, qysh prej fillimit të tyre 14/I/45 deri me 16/II/45.

Siç ju kemi njoftuar dhe me shkresën t’onë Nr. 83 Rez. datë 5/II/45 veprimi Mbi Kelmend filloi me datën 14/I/45, me arritjen e forcave të Bataljonit I-rë së Brigadës së I-rë në katundin Brojë dhe në vendin Ura e Tamaras, ku forcat reaksjonare të udhëhequra nga krye reaksjonari Prenk Cali e nga oficerë të tjerë reaksjonarë t’asaj krahine, hapën zjarr kundra forcave të këtij Bataljoni.

Veprimet mbi Kelmend mund të ndahen në dy faza të ndryshme. Faza e parë prej datës 14/I/45 deri me 31/I/45. Gjat kësaj faze forcat t’ona patën dhe humbjet ma të mëdha, mbassi këto të pakta në numur, në krahasim me forcat reaksjonare dhe me strategjinë e terenit, të ndodhura në një teren krejt të pa njojtur dhe shumë të vështirë, nuk kanë mundur të evitonin pritat dhe befazin që u bënte armiku, i cili i ndihmuar shumë nga njohja e terenit, kishte zënë të gjitha hyrjet dhe pikat dominonjëse. Nga ana tjetër mungesa taktike të përgjegjësave t’onë, që nuk kanë mundur të kombinonin veprimet e forcave të tyre e që këto të shkojshin paralel, është po ashtu një shkak i humbjeve t’ona të ndijshëme.

Faza e dytë fillon prej 1/II/45 deri me 16/II/45. Gjat kësaj faze forcat t’ona duke kaluar pengesa të mëdha naturale e duke përshkuar qafa, maja e gryka të mbulluara me dborë e të rezikëshme, të drejtuara nga 5 drejtime të ndryshme mbi Kelmend, me veprime të kombinuara, mundën në një kohë fare të paktë të mposhtin çdo rezistencë armike, t’asgjësonin çdo forcë reaksjonare dhe të spastronin atë zonë mbas kapjes së Prenk Calit me shokët e tij, nga çdo mbeturinë reaksjonare.

Humbjet t’ona, të shkakëtuara në përgjithësi gjat gjithë veprimeve janë: të vrarë 39 e të plagosur 48.

Të vrarët janë: Brigada e I-rë 30 e të plagosur 34.

1.- Feizi Bolena (Vullneti) komandant Bataljoni.

2.- Aliko Zagolli N/komandant Kompanije.

3.- Afez Aguzi partizan i pushkatuar.

4.- Numan Bashiri  “  vdiq i ngrirë në dborë.

5.- Ali Seiti  “    i vrarë në luftime.

6.- Hamet Hajdini  “    “      “

7.- Feti Perati  “     “    “

8.- Tahir Shuli “    “   “

9.- Refat Bajrami   “     “      “

10.- Islam Çaushi  “     “      “

11.- Veledin Xhelo “   “     “

12.- Iljaz Jupi      “      “    “

13.- Rexhep Ramadani “    “   “

14.- Tomi Shemshedini “  “   “

15.- Zeqir Hasani     “   “      “

16.- Zeqir Rahipi   partizan i vrarë në luftime.

17.- Mit Qosja  Komandant kompanije

18.- Memo Beqiri    Tog-komandant

19.- Sadik Gorishova  sk.komandant

20.- Met Aliu           “

21.- Hajdar Haxha    partizan

22.- Emin Kruja       “

23.- Syrja Darri        “     vdiq i ngrirrë në dborë.

24.- Nazif Dauti        sk.komandant vrarë në luftime.

25.- Sefer Ademi    partizan     “     “

26.- Beqo Haxhi      “      “      “

27.- Hasan Seferi     “       “     “

28.- Thoma Çuni       “    “       “

29.- Ismail Refati      “       “  “

30.- Ibrahim Ramadani   “    “   “

 

Brigada e XXIII-të ka pasë një të vrarë

31.- Besim Beja sk.komandant gjithashtu ka pasë dhe tre të plagosur.

Brigada e XXIV-të ka pasë 8 të vrarë dhe 8 të plagosur.

32.- Gani Sadiku      tog-komandant.

33.- Hysni Islami    partizan

34.- Emin Jakupi       “

35.- Lam Tahiri    “

36.- Mahmut Haredinin   “

37.- Hysen Bajraqi     “

38.- Halil Havdija    “

39.- Veledin Kuqo   Komandant bataljoni, i plagosur rëndë dhe vdiq duke u transferuar për në spital.

Humbje të tjera t’onat kanë qenë (4) katër mitroloza të lehtë, (1) mortaj dhe (2) kafshë të humbura.

Humbjet armike janë 44 të vrarë dhe 21 të plagosur. Prej të vrarëve 13 rezulltojnë të vrarë gjatë përpjekjeve që kanë bërë me forcat t’ona; po ashtu edhe të plagosurit, (6) të tjerë janë gjetur të ngrirë në malin mbi Selcë, (7) veta janë vrarë qysh me hyrjen e forcave t’ona në Kelmend të zëna në befasi duke bërë rroje për me ndalue hyrjen e forcave t’ona. 18 të tjerë janë ekzekutuar prej forcave t’ona gjat operacjonit pse kanë mobilizu popullin në luftë kundër neshë, pse kanë vrarë partizanë të zënë rrobër, pse kanë plaçkitë partizanët dhe sepse nuk kanë dashë të dorëzoheshin. Këta janë:

Nga katundi Selcë:

1.- Nikoll Toma

2.- Nik Marashi

3.- Gjergj Noni. Këta të tre kanë vrarë dy pal korjerë (4) partizanë.

Vukël

4.- Zef Lula

5.- Ujk Nika

6.- Prenk Doda

7.- Nik Toma. Nga informatat e maruna dhe nga sa kanë treguar dhe vet këta kanë dhënë kushtrimin për luftë dhe kanë mobilizu popullin në luftë kundër nesh. Kanë qenë parija e Katundit.

8.- Lesh Frani

9.- Nik Luca. Këta kanë qenë ata që kanë pushkatuar komandantin e Bat.I.Brig. I-rë. Po këtyre u janë gjetur edhe tesha partizane.

10.- Luc Gjon Bajraktari

11.- Luc Gjoni. Këta kanë qenë nga bashkpuntorët e ngusht të Prenk Calit.

Nikc

12.- Rrok Zefi

13.- Fron Zefi. Mbassi u rethun nuk kanë dash të dorëzoheshin dhe u vranë duke tentuar t’ikin.

14.- Ded Gjoni

15.- Fran Mirashi

16.- Gjon Gjergji. Këta kanë qenë nga nxitësit e këtij katundi për me ,uftu kundër nesh. Kanë qenë parija e vendit.

17.- Luk Toma nga Gusija është gjetur i plagosur dhe është vrarë.

18.- Visjano Vici nga Podgorica çetnik u kap dhe u pushkatua.

Përveç këtyre duhet të jenë edhe të tjerë të vrarë, si gjat luftimeve ashtu edhe gjat operacjonit, por që nuk dihen emërat e tyre. Mendojmë që numuri i të gjithë të pushkatuarve në Kelmend mund t’arrijë të 50 vetat.

 

Masat e mara

Gjat operacjonit janë marrë këto masa:

Janë djegur gjithësej në kelmend 34 shtëpi.

Vermosh

1.- Fran Pali reaksjonarë koshient i larguar me Prenk Calin.

Selcë

2.- Gjek Marashi. Kapiten reaksjonarë.

3.- Lek Marashi vullnetar në radhët armike.

4.- Rrok Lek Ujka   “    “    “

5.- Gjergj Lula. Kapiten nxitës për luftë.

6.- Zef Kol Luci vullnetar

7.- Ndue Pjetër Marku vullnetar

8.- Ndue Marash   “   “

9.- Nikoll Gjergj Prenku      “

10.- Marosh Pali       “

Nikç

11.- MarkMirashi

12.- Llesh Toma

13.- Fran Zefi

14.- Tom Dushi

15.- Ded Nikolli

16.- Nikoll Gjoka

17.- Dem Sadrija. Të gjithë të larguar e nxitës për luftë kundër nesh. Mbassi nuk u paraqitën ju doqën shtëpijat.

Vukël

18.- Kol Gjoni

19.- Ded Gjoni

20.- Fran Doçi

21.- Zef Kola

22.- Mirash Pali. Të djegur po për ato arësye.

Brojë

23.- Ndue Gjoni

24.- Lek Marku

25.- Gjergj Toma

26.- Ndue Frani

27.- Gjon Kola.

Të gjithë të larguar e marrë pjesë në vrasjet e shokëve tonë.

Rahovicë

28.- Mark Gjelloshi

29.- Lumi Miri

30.- Caf Mirashi

31.- Tom Lula

32.- Fron Zefi

33.- Vat Mirashi

34.- Gjon Gjeka. Që të gjithë këta kanë qenë bashkpuntorët e Prenk Calit.

Po këtyre familjeve u ëshrë sekuestruar dhe pasunija e tyre. Prej mallit të sekuestruar i janë dorëzuar intendencës (80) copë lopë midis së cilave dhe (4) qé, (315) kokë dhënë e dhi dhe (35) barë me bereqet. Gjat qëndrimit të forcave t’ona në Kelmend janë konsumu për nevojat e tyre rreth (225) kokë dhënë e dhi të tjera.

Përveç masave të më sipërme janë marrë edhe masa të tjera. Janë internu (19) familje nga me reaksjonaret, prej këtyre (5) familje janë shoqëru në Shkodër e i janë paraqit Brigadës së II-të për Mbrojtjen e popullit me listat përkatëse; (14) të tjerat mbassi u prunë deri në Rapzh të Hotit u lanë të lira për t’u kthyer në vendet e veta. Përveç këtyre janë arrestu dhe janë shoqëru pranë Brigadës së II-të për Mbrojtjen e Popullit (12) veta, me qenë se kanë qenë nxitësit dhe shkakëtarët e luftës në Kelmend. Përveç këtyre janë dorëzu po n’atë Brigadë edhe (15) të tjerë të zënë në shpellën e Dubinjës. Këta me Prenk Calin në krye kanë qenë elementat më reaksjonarë të Kelmendit. Me kapjen e këtyre elementave mund të thuhet se është çdukur çdo mbeturinë reaksjonare në Kelmend.

Gjat qëndrimit të forcave t’ona në kelmend është bërë një mobilizim dhe çarmatim i përpjesshëm. Janë mobilizu (deri me datën 16/II/45) rreth (80) vetave dhe janë mbledhur 198 pushkë. Po gjat këtij qëndrimi është bërë në dy Bajraqet e Kelmendit, Nikç e Vukël, një miting i popullit ku janë mbledhur rreth 150 vetash dhe u është folë mbi qëllimin e vajtjes së forcave t’ona dhe mbi dëmet që ata vet i shkakëtuan vendit të tyre duke ndjekur tradhtarin Prenk Calin.

Për vashdimin e mobilizimit dhe të çarmatimit, me urdhër të atij Shtabi dhe të Komandës së Operacjonit, ka mbetur në Kelmend një bataljon shetitës i Brigadës së I-rë.

Gjendja e soçme në Kelmend. Kelmendi, vend malësor, ka qenë i vetmi vend që nuk pat njojtur as pak lëvizjen t’onë. Forcat t’ona nuk kanë bërë veçse një kalim të shpejtë dhe demostrativ në këtë krahinë. Kjo krahinë ka qenë gjithëmonë nënë influencën e reaksjonit, të cilët ndihmoheshin dhe nga andagonizmat kombëtare, midis Malezesave dhe Shqiptarëve, që ato vet i përhapnin dhe ma tepër. Mbasi ishte i vetmi vend, deri në fillimin e operacjonit, i pa shkelur nga forcat t’ona, këtu mbeturinat e reaksjonit filluan të grumbulloheshin dhe të organizoheshin. Në luftimet kundra forcave t’ona, mund të thuhet se i gjithë populli i asaj krahine ka marrë pjesë. Populli i gjakosur që ditët e para me forcat t’ona, në Broje e Ura e Tamaras, i shtitur dhe nga Prenk Cali e gjithë parija e vendit u hodh edhe ma tepër kundra nesh. Hyrja e forcave t’ona në Kelmend nga vende të papritura prej tyre, përhapi ndër reaksjonarët dhe gjithë popullin panikun, kështu që çdo rezistencë u shua me të parë dhe gjithë kush u largua për të shpëtuar vet-vehten. Të gjithë meshkujtë e Kelmendit, e sidomos ata të katundeve Broje e Rahovicë, ishin larguar prej familjeve të tyre. Sot në pjesën më të madhe popullsija e kelmendit është kthyer përsëri në shtëpijat e veta, dhe vazhdon të kthehet. Masat e mara e kanë tronditur dhe e kanë frikësuar shumë. Afrohet edhe bindet vetëm e vetëm nga frika e masave ma të rënda. Mos marja e masave të tjera e nderimi i qëndrimit të forcave t’ona me kapjen e Prenk Calit dhe të disa të tjerëve, fillon që t’a afrojë popullin me ushtrinë. Për t’u sqaruar ky popull, për t’u organizuar dhe për t’u mobilizuar është i nevojshëm qëndrimi i disa forcave shetitëse n’atë vend për një kohë shumë a pak të gjatë.

  1. SHTABIN E DIVIZJONIT II

Komisari Politik

(N/kolonel Mihal Prifti)

(vula, firma)

 

https://kujto.al/shkurt-1945-bilanci-i-frikshem-vellavrases-i-komunisteve-ne-kelmend/