Raporti i DASH: Ja rruga si terrorizmi Iranin tenton të infiltrohet në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar ditët e fundit raportin mbi “Terrorizmin 2016”. Në të cilin deklarohet se Irani vazhdon aktivitetin e tij lidhur me terrorizmin, duke përfshirë mbështetjen për Hizballahun, grupet palestineze terroriste në Gaza dhe grupet e ndryshme në Siri, Irak dhe në të gjithë Lindjen e Mesme. “Irani përdori forcën për të zbatuar qëllimet e politikës së jashtme, për të mbuluar operacionet e inteligjencës dhe për të krijuar paqëndrueshmëri në Lindjen e Mesme”. Raporti i përpiluar nga “Iran News Update”, përmend rritjen e pranisë së Iranit në Europë, përparimin në Ballkan, si në Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri. Për sa i përket Shqipërisë, në raport thuhet se vendi është pikëmbështetje në kontinet. Format për të inflirtuar terrorizmin janë përmes organizatave bamirëse dhe kulturore. “Shqipëria duket të jetë një vend tjetër ballkanik që Irani ka shënjestruar. Reza Shafa, një ekspert i Iranit, e ka quajtur atë “një pikëmbështetje në kontinentin europian”. Ashtu si në Bosnje, Irani ka tentuar të infiltrohet në Shqipëri duke krijuar organizata bamirëse dhe kulturore që shërbejnë si organizata nga “Trupat e Gardës Revolucionare” dhe nga ministria e Inteligjencës. Përkundër përpjekjeve të saj, Irani po tërheq pak pikë në popullatën e përgjithshme. Qeveria dhe parlamenti i Shqipërisë ishin në një marrëveshje unanime për të lejuar një numër të madh të anëtarëve të grupit opozitar iranian, që të vendoseshin në Shqipëri vitin e kaluar”,-shkruan “Iran News Update”. Raporti nuk përmend aktivitetet terroriste të Iranit në Europë, të cilat në masë të madhe kanë mbetur të pazgjidhura, ndërsa përparojnë praninë dhe burimet e saj veçanërisht në Ballkan. Në vitin 2016, një klerik iranian në Kosovë u akuzua për financimin e terrorizmit dhe për pastrim të parave nëpërmjet një organizate nominale joqeveritare. Universiteti Ndërkombëtar “Al-Mustafa”, i kryesuar nga Ayatollah Alireza Aarafi, anëtar në Këshillin e Lartë të Iranit të “Revolucionit Kulturor” dhe udhëheqës i “Lutjeve të së Premtes” në qytetin e shenjtë të Qom, duket të jetë i lidhur me një grup ombrellë për regjimin iranian në Europë, duke përfshirë Kosovën. Në Gjermani javën e kaluar, organizatat joqeveritare dhe mediat gjermane paralajmëruan qeverinë për aktivitetet e organizatave të lidhura me Al-Mustafa në vend. Një raport i përpiluar nga agjencia kombëtare e sigurisë kombëtare (NSA) ka paralajmëruar për aktivitete në rritje të shërbimeve të inteligjencës iraniane në Bosnje me 650 emra anëtarësh, kryesisht nga “Roja Revolucionare e Iranit” (IRGC) dhe ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS). Së pari në listën e agjentëve të inteligjencës iraniane sipas raportit, është Hassan Jawad, zv/ministër i Inteligjencës në Teheran. Jawad ishte shefi i IRGC për Europën Juglindore dhe më pas u bë udhëheqës i departamentit të Azisë Qendrore dhe Kaukazit, sipas OSA, gjatë luftës në Bosnje të viteve 1990. Ai është gjithashtu është anëtar i bordit drejtues të shoqatës së miqësisë Iraniane-Boshnjake, por thuhet se është aktiv në punën e inteligjencës dhe rekrutimit. Irani filloi të shtrijë ndikimin e saj në Bosnje në vitin 1990, ndërsa komunizmi u shemb në Jugosllavi. Spiunëve iranianë thuhet se janë parë duke vizituar koloninë xhihadiste në Gornja Maoča në Bosnjen verilindore. Megjithëse bastisjet e policisë, kolonia thuhet se ka operuar si kamp trajnimi për radikalët me mendje të xhihadit. Përshtati: Redjon Shtylla