Rama zbardh telefonatën me Uashingtonin: Trump na falenderon për qëndrimet tona!

Sikurse e paralajmëroi në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shtëpinë e Bardhë ditën e sotme.

Detajet e saj i ka dhënë vetë shefi i ekzekutivit përmes Twitter, ku shkruan se fokusi ka qenë Ballkani dhe një marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Për keto tema, Rama shkruan se ka biseduar në telefon me këshilltarin John R. Bolton, i cili e ka falenderuar në emër të Presidentit Donald Trump.

Postimi i plotë i Kryeministrit:

“Bisedë me Shtëpisë së Bardhë.

Në fokus Shqipëria, rajoni dhe objektivi strategjik për një marrëveshje paqeje mes Kosovës e Serbisë, që të mbyllë konfliktin historik.

Këshilltari për Sigurinë J.Bolton, më falenderoi në emër të Presidentit për qëndrimet konseguente të Shqipërisë” – shkruan Rama teksa poston edhe dy flamujt, ato të Shëpërisë dhe të SHBA-ve.