Rama: S’na ndal asgjë! Vijojmë me 30 qershorin…Jemi republikë parlamentare, jo presidenciale

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e Partisë Socialiste vetëm pak kohë pas firmosjes së anulimit zyrtar të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit nga ana e presidentit Meta.

Burime nga kryesia e PS bëjnë me dije për gazetaren Esiona Konomi se kreu i qeverisë është shprehur se vendimi i presidentit ishte i pritshëm.

“Vendimi i presidentit ishte i pritshëm! Ne jemi Republikë Parlamentare, jo Presidenciale. Ndaj asgjë s’na ndal të vijojmë përpara me 30 qershorin. Të enjten debat shumë i gjatë parlamentar. Të shpalosim të gjitha argumentet kundër këtij vendimi të presidentit. E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e presidentit. Duhet të fokusohemi tek 30 qershori. Jemi në mes të lojës. Pas debatit çështja diskutohet ne KQZ e me pas do kalojë në Kolegj Zgjedhor. Fokusi jonë është 30 qershori”, tha Rama.

Marre nga Koha Jone