Rama akuzoi mosmarrëveshjet e aktorëve të Bashkimit Europian si shkakun e moshapjes së negociatave

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp pas “Jo”-së për hapjen e negociatave, Kryeministri Edi Rama u shpreh se jo vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por kushdo vend të kishte qenë në atë mbledhje nuk do të kishte marrë një konsensus. në krah të zëvendësit të tij në Ministrinë e Jashtme, Rama tha se Franca kërkon një reformim të procesit, ndërsa theksoi se Shqipëria do të vazhdojë në të njëjtën rrugë drejt plotësimit të kushteve të vendosura për procesin e integrimit. “Janë bërë përpjekjet maksimale për të marrë atë që na takon. Këtë e ka thënë me shkrim Komisioni Europian. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës dhe faktikisht nëse duam të shohim në sy të vërtetën është ajo që kam thënë prej disa kohësh, duke e parë nga të gjitha kontaktet, se procesi po shkonte drejt një përplasje qasjesh drejt Gjermanisë dhe një pjese të konsiderueshme të vendeve që ishin kundër. Kjo çështje është diskutuar dhe nuk ka pasur asnjë hapje për të gjitha ato që i keni dëgjuar edhe në konferencën për shtyp i thash më shkoqur se herët e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Franca kërkon një reformim të brendshëm të BE. Kjo që ka ndodhur është një rezultat i mos arritur të konsensusin mes vendeve anëtare për punët e tyre. Nuk mund t’i shtohen bishta, jo po azilantët, jo po të tjera. Jo vetëm ne dhe Maqedonia, por kushdo vend të kishte qenë nuk do të kishte marrë konsensus sepse tema është zhvendos gjetkë. Kemi marrë një refuzim për çeljen e negociatave mbrëmë, por asgjë më kaq. Rruga jonë është e njëjta nga ato që i kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë për vendin tonë. Ne do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosur në votën po të Bundestagun për reformën zgjedhore dhe pikat e tjera”, tha Rama. Më tej, kreu i Qeverisë shqiptare tha se përgjegjësia është e BE-së, ndërsa sipas tij detyrat janë përmbushur dy herë rresht. “Përgjegjësia është e brendshme e BE. Është e papranueshme që këtu mes veti shtrohet diskutimi që mos vendimi i djeshëm vjen për mos përmbushje të detyrave. Ne i kemi përmbushur, madje dy herë rresht. Kancelarja bëri gjithçka që mbledhja të mos përfundonte pa tekst. Nuk ka asnjë tekst. Është një përplasje e madhe në vazhdim për BE-në. Ajo çka na mbetet është të vazhdojmë pasi nuk ka asnjë alternativë tjetër. Shqipëria europiane është e vetmja alternativë, është testament në këtë vend dhe është detyrimi më i madh që i kemi gjeneratave tjera”, tha Rama. I pyetur se a do t’i kërkojë mocion besimi Parlamentit pas këtij vendimi, Rama tha se nuk ka pse ta bëjë këtë pasi problemi ishte i BE-së. “Nuk kam pse t’i kërkoj parlamentit mocion besimi. Parlamentit Francez po, por nuk mund ta bëj dot. Maqedonia ka 14 vjet që pret negociatat dhe nuk merr asnjëherë “Po”-në. E detyruan të ndërrojë emrin duke e premtuar se do të zgjidhej dhe ja ku jemi. Kishte plotë që thoshin se do të kishte ndarjes mes dy vendeve. Asnjëherë nuk ka qenë si opsion. E kemi rrezikuar në maj-qershor për shkak të katrahurave që u bënë këtu. Por nuk ka lidhje vendimmarrja se çfarë ka bërë njëri apo tjetri”, tha Rama. Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar theksoi se në vizitën e tij të fundit në Bruksel kishte kërkuar nëse vendet anëtare të Unionit Europian kishin ndonjë plan për mbylljen e zgjerimit të BE-së. “Kërkova të na thonë nëse kanë në plan të mbyllin zgjerimin. Fjalia e saj kryeministres së Danimarkës ka qenë e drejtpërdrejtë dhe e thjeshtë. Nuk jemi të gatshëm për një raund tjetër zgjerimi. Sot, për herë të parë e dëgjova nga Presidenti i Francës në një pasazh që ne nuk po kërkojmë të bëhemi anëtarë të BE sot, po kërkojmë të hymë në një fazë tjetër të procesit, ku transferohet dija e BE lidhur me të gjithë ato kapituj që ka negocimi. Asnjëherë nuk kam dashur ta pranoj që të flitet me këtë lidhje të shkurtër. Sot Presidenti i Francës e tha se çelja e negociatave nuk është anëtarësim. Unë kam një bisedë me të dhe aty ndoshta do të kuptohet se çfarë vjen mbrapa. Në fjalën time kam thënë se nëse duan të mbyllin këtë proces ta thonë. Prit se kemi zgjedhjet europiane dhe nuk e duam Shqipërinë të na futet në debatin elektoral. Tani si mund të jetë ky proces i lidhur, por s’ke çfarë i bën. Një vend atje tentonte të shtonte disa vende pa lidhje. Edhe Zvicra po të kishte aplikuar, nuk jam i sigurt nëse do t’i hapeshin negociatat mbrëmë”, u shpreh dje kryeministri Edi Rama.