Puthja e mbetun borxh-Poezi nga Albert Vataj

E dashtun, kur ti ike, u kujtova qi kisha harrue me t’puth
Me t’dhan, ç’ka m’ban me krah, çdo t’lumen ditë
E tue lyp se si e qysh, t’amlën puthje me ta çu
Nji flutur hyn ku kjesh, e n’trinën e dors kadal mu ul

Amanet i’a lash, e aja kah hyni, turraz iku e shkoi
N’buz m’mbeti pak push e prush shkëlqimi prej saj
Më sy e me zemër përmbas i’u vuna kah te ty u nis me ardh
Me buz’ t’kafshume, tue prit po drue, se flutra tash vjen e s’t’gjen

E dashtun, n’se flutra pshtjellon rrugë e te ty s’din me ardh
Buzë t’paputhun ka me gjet, e borxhi s’ka me hup
Prushi i njiksaj zemrë, zjerme ka me përpush ndër t’amlat buzë
E di, andrra shkon me trazue, e kang t’paknume fort ka me nguc

Deri at’her çdo lule qi n’ty përngjason, fort kam me e and
Çdo taft, t’amlin e shpirtit me afsh kam me e mëku
Me buzën qi m’përvlon jes tue t’prit i xanun n’faj
Shpaloj pendët e diellit e me dritë, andjen teme mallshëm mbush

Albert Vataj