Pushimet verore nisën në Teatrin Metropol me “Portokalli fluturues rrëfen” dhe harenë e fëmijëve

E premtja paradite nuk ishte si gjithë ditët e tjera në Teatrin Metropol. Kampi i katërt veror për teatrin krijues dhe atë të kërcimit ka dhënë për publikun, prindër, të afërm dhe miq të fëmijëve pjesëmarrës, shfaqjen e Teatrit Krijues dhe Kampit të Kërcimit. Fëmijë nga shkollat 9-vjeçare të kryeqytetit ofruan një performim emocionues. Si grupi i aktrimit ashtu edhe ai i kërcimit shfaqën për publikuan punën dyjavore dhe shpirtin e pasur fëminor, çiltërsinë dhe dashurinë me të cilën ata mbushëm ambintet e këtij teatri. Kjo traditë sjell një pasurim të traditës me lidhjen e gjeneratës së re me artin, por në veçanti me etnofolkun tonë.
Nga organizatorët vjen mirënjohja për gjithë stafin e Sektorit të Edukimit dhe atë Artistik të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi iu përgjigjën nevojave të nxënësve pjesëmarrës në secilën ditë..
Kampi i Teatrit Krijues: mes propozimit dramatik ‘Portokalli fluturues rrëfen’ nga Valbona Nathanaili, zhvilloi një punë mjaft dobiprurëse me temën e konfliktit, duke mos pasur në qendër teatrin si kulturë e famës, por teatrin si qasje kozmopolite ndaj humanizmit.
Kampi i Kërcimit, në këtë vit të tij të parë, mes një kolazhi pjesëzazh të valleve popullore shqitpare, duke i dhënë rëndësi fuqizimit të fizikut dhe ndjenjës së ritmit e disiplinës.
Kampi i Trashëgimisë, mes teatrit të ritualit, duke eksploruar se si dikur e perceptonin dhe e prisnin ardhjen e verës njerëzit dhe si bashkëvepronin në festime kolektive.
Në këtë vit të katërt ndjehemi më të pasur për nga këto realizime përvojash produktive që fuqizojnë fijen që lidh artin me komunitetin dhe besojmë të kemi krijuar mundësi që mes eksplorimeve edukativo-artistike të nxisim edhe rrugë të reja të të menduarit.
Kampi i Kërcimit, në këtë vit të tij të parë, solli mes një kolazhi pjesëzazh të valleve popullore shqiptare, një shfaqje fantastike të shumëduartokitur. Për dy javë, fëmijët e kampit mësuan valle të ndryshme të trevave shqiptare duke i dhënë rëndësi fuqizimit të fizikut dhe ndjenjës së ritmit e disiplinës.
Ditët e para të pushimeve verore të nisura në Teatrin Metropol, përfunduan gëzueshëm. Mirënjohje për gjithë stafin e Sektorit të Edukimit dhe atë Artistik të cilët me përkushtim dhe përgjegjësi iu përgjigjën nevojave të nxënësve pjesëmarrës në secilën ditë.
Në këtë vit të katërt ndjehemi më të pasur për nga këto realizime përvojash produktive që fuqizojnë fijen që lidh artin me komunitetin dhe besojmë të kemi krijuar mundësi që mes eksplorimeve edukativo-artistike të nxisim edhe rrugë të reja të të menduarit, u shprehën organizatorët, ata që mbajtën mbi supe dhe vlerësuan me përgjegjësi një barrë të tillë. Kjo përvojë është ajo që duhet vijuar dhe mbështetur, si nevojë e ngutshme që koha paraqet për të thithur në përfshirje krijuese dhe të pavarur fëmijët, ata që do të jenë e ardhmja e vendit, vazhduesit e traditës.
Albert Vataj