Pse thirret malsia e Shkodrës

Sulltani ka pasur interes sidomos per Shqiperine e Veriut, dhe posacerishte per Malsine e Madhe, qe ta lidhe per veti sa me forte. Sepse fiset e pathyeshme te Malsoreve Katolik nuk kane qene garanci e mjaftueshme per mbrojtjen e Shkodres. Prandaj edhe i ka lindur nevoja e nje popullsie te Muslimanizuar sa me afer Shkodres per ta vendosur perballe katolikeve te pabindur. Dhe qe jane Rranxat. Malsoret e 5 Maleveve te Malsise dhe konkretishte te Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit. Nuk kane qene gjithmone ne perkrahje te Turqeve apo Malazezeve edhe pse per interresa te veta ata u kane dhene edhe ushtar here Turqeve e here Malazezeve. Ne mes te te cileve gjindeshin malsoret katolik te cilet her konvertoheshin ne Ortodoks e her ne Mysliman. Vecanarishte Katolikeve u jane dukur me afer Ortodoksit Malazez se sa Shqiptaret Musliman. Nderkohe qe Muslimanet nuk i donin dhe i paragjykonin sa njeren apo tjetren fe apo besim, mjaftonte qe te mos ishin te Muslimanizuar. Popullsia e ardhur ne fushat e Mbishkodres, dhe ne Bregun e Liqenit te Shkodres jo vetem shperblehej me poste e prona por edhe gradohej, per te vepruar ndaj katolikeve te pa bindur, e thene shume qarte dhe troc. Malsoret Katolik jo per ti mbrojtur por ndolleshin midis dy zjarreve. Nga njera ane asimilimit dhe konvertimit Malazez dhe ne anen tjeter te atij Turk. Madje interresat i kane shtyre Malsoret per t’iu bindur vecanarisht Shkodres, e jo vetem asaj por edhe Podgorices dikur Shqiptare. Sepse cdo gje qe u eshte dashur e kane marr prej pazarit te Shkodres dhe te Podgorices, si dhe xhdo gje qe kane patur per te shitur, sidomos prollimet blegtorale, i kane shitur ne keto dy pazare. Dhe me se shumti ne Shkoder sesa ne Podgorice. Veziret e kane verejtur me lehtesi se si te gjithe Malsoret e Malsise se Madhe jane te varur prej Shkodres, prandaj i kane pervetesuar edhe jo pake prej tyre, per qellimet e veta. Interresat e dyanshme te Shkodres dhe te Malsise dhe qe nuk e kane sulmuar kurre njera – tjetren pervec vitit 1912 per shkak te mashtrimit qe Kral Nikolla u ka ber Malsoreve, edhe kesaj here te mashtruar per shkak te besimit fetar. Kane qene dhe jane aqe te forta sa Shkodra pa Malsin nuk mund te merret me mend e as Malsia pa Shkodren nuk mund te egzistoje. E pikerishte per kete varsi te dyanshme Malsia e Madhe ndonjeher thirret Malsia e Shkodres.
Vasel Gilaj-New York