Pse nuk mori pjesë në Vlorë, ditën e Shpalljes së Pavarësisë, Dedë Gjon Luli

Një portret i vogel per të madhin atdhetar Dedë Gjon  Luli, udheheqes i kryengritjes antiotomane të vitit 1911

Të shkruash për Dedë Gjon Lulin do të thotë të marrësh mbi vete një barrë të rëndë sa vetë historia e shqiptarisë ndër shekuj, në luftërat për liri, identitet e pavarësi, ku padyshim flamurin e kësaj epopeje, sa tragjike, aq të lavdishme e mban treva simbol që e lindi dhe e rriti Dedë Gjon Lulin, Hoti dhe Malësia e Madhe. Dedë Gjon Luli është jo vetëm pjesë e historisë së gjysmës së dytë të shekullit 19-të dhe e fillimit të shekullit 20-të, por mbi të gjitha është udhëheqësi dhe simboli i palëkundur i të gjithë Malesisë e Shqipërisë Veriore e më gjerë në të gjitha betejat ku jeta ishte një hiç para idealit të lirisë e të drejtave kombëtare, si dhe në “tryezat” diplomatike, ku me pendë e mendje projektohej Shqipëria e lirë e sovrane. Jeta dhe vepra e Dedë Gjon Lulit është aq e madhe, sa as dje dhe sot, por edhe as nesër nuk do të kenë kuptim Malësia e Madhe dhe historia e saj, pa trimin e të urtin, legjendarin e heroin e popullit Dedë Gjon Luli, i cili për më shumë shumë se 55 vjet ishte zemra, mendja dhe shpirti i të gjithë atyre shqiptarëve që për atdhe “e banin deken si me le”…
Një Curriculum Vitae i Vogel per Dedë Gjon Lulin e Madh..
Dedë Gjon Luli kishte lindur në Traboin të Hotit, në fisin e njohur të Dedvukajve, në vitin 1840, në një familje atdhetare e besimtare, në fenë e të parëve dhe në trojet e lashta të lëna amanet brez pas brezi. Vetë i ati i Dedës, Gjon Luli ndër mote kishte qenë përfaqësues i Hotit e Malësisë së Madhe në kuvende malesh dhe organizime zyrtare të kohës, ku fjala e tij e kishte vendosur që herët me parinë e këtyre trojeve. Në trashëgimin atdhetar që kultivoi babai i Dedës tek i biri, tingëlloi si amanet i paharruar”proverbi” i tij, se as drita nuk shkëlqen dhe as dielli nuk ngroh në këto troje deri sa të sundojë turku apo shkjau tokën shqiptare… Trashigimitë më të mira famijare e fisnore së bashku me atdhedashurinë Dedë Gjon Luli i rujati si një amanet të shenjtë jo vetëm për vete e femijet e tij, por u mundua t’i bëjë traditë tek të gjithë bashkëkohësit e tij, dhe siç dihet me mjaft sukses. Që kur Deda u bë të hedhë krahëve pushkën, nuk ka betejë, kryengritje apo kuvend, ku nuk merr pjesë ky trim si zana, që nuk i binte fjalë në tokë… Ded Gjon Luli e filloi aktivitetin e tij atdhetar mjafte i ri, që në Luften heroike të Vranines, ku i shkoi në ndihmë  trimit legjendar Oso Kuka, i cili me aktin e tij heroik i “paralajmronte” perjetsisht shkjetë fqinjë :
“..Mos t’i lakmojnë  tokes Kastriotit,
se u bjen shtrejt, qe  besa e Zotit..” (At Gjergj Fishta ,Lahuta e Malësisë,fq.62.).
Gjithsesi ne po fillojmë me Lidhjen e Prizrenit, ku Dedë Gjon Luli ishte një ndër shqiptaret më aktivë të këtij organizimi shtetëror të shqiptarëve, që kërkonin të ruanin trojet e tyre nga ankandet e Europës plakë. Emri dhe “firma” e Dedë Gjon Lulit gjendet në të gjitha kërkesat e protestat që i dërgoheshin atëherë Europës e veçanërisht Kongresit famëkeq të Berlinit (1878), i cili kërkonte të kënaqte këlyshët e Rusisë, gjoja me troje të Perandorisë Otomane, që në fakt ishin pjesë të Shqipërisë së pushtuar nga pushtuesit aziatik. Dedë Gjon Luli ishte komandant i ushtrisë (vullnetare) të Lidhjes Prizrenit per Malesinë e Madhe,si dhe Zevendëskomandant i ushtrisë të Deges së Lidhjes Prizrenit Shkoder. Dedë Gjon Luli ishte jo vetem pushkë e parë e mbrojtjes të trojeve shqiptare,por edhe “firmë” e parë në memorandumet,kerkesat dhe protestat e 15 qershorit 1878, 16 qershorit, 18 qershorit, 26 qershorit, 2 korrikut, 7 korrikut, 7 tetorit, 22 tetorit e 8 nëntorit të vitit 1878, si dhe ato të 21 shtatorit 1879, të 1 marsit, 12 marsit, 18 majit, 16 korrikut, 7 gushtit, e veçanërisht ato të 15 shtatorit, 19 shtatorit 1880 e deri në diten që u vra me 24 shtator 1915 nga falangat serbo-malazeze në bashkëpunim me sejmenet e tyre shqiptar u thënçin.. Dedë Gjon Luli ( me bashkeluftetaret e tij) në memorandume e protesta dallohet per nënshkrimin domethenes shenjë me kryq, një “simbol” ky jo vetem  per besnikrinë në fenë e të pareve, por edhe një simbol që kerkesat dhe protestat beheshin per gjithë Shqiperinë Etnike, nga veriu në Jug, dhe nga Perendimi në lindje.Të gjitha këto protesta shoqëroheshin me argumente liridashëse në mbrojtje të Hotit, Grudës, Trieshit, Kojës, Tuzit, Plavës, Gucisë, Ulqinit e të tjera troje që Europa kishte vendosur t’ua jepte Malit të Zi, Serbisë etj. Në këto momente tragjike edhe pushtuesi shekullor turk ishte dobësuar e ligështuar aq shumë para Europës, sa ishte i gatshëm të lëshonte pa mëshirë territore shqiptare. Të gjitha këto protesta shqiptarët në përgjithësi e ata të Malësisë së Madhe në veçanti i shoqëruan me kryengritje e luftëra të pashoqe, ku qindra dëshmorë u flijuan në altarin e lirisë të Shqipërisë. Dedë Gjon Luli në këto kohë ishte udhëheqësi shpirtëror i luftërave të lirisë…Emri dhe fama e Dedë Gjon Lulit si udhëheqës i malësorëve kryengritës, detyroi jo vetëm pushtuesin turk, por edhe kralnitë e Europës ta njohin e “respektojnë” këtë malësor si tribun popullor të shqiptarëve liridashës, që At Shtjefen Gjeçovi e portretizon:
“Shih i  herë at’ me flok t’bardhë
Që perpara u ka pri,
Ai asht ora e ksaj  Malci
Ai po thonë asht Ded Gjon Luli
Që ma i fortë nuk bahet burri……” (Sh. Gjeçovi,Fondi “Bernardin Palaj”, dosja 4/1 dhe 15 AQH,R.Shqiperisë).
Ndonëse këto fuqi shtetërore të kohës i ofruan Dedës bashkëpunim, shpesh të shoqëruara edhe me florinjë, ky atdhetar i klasit të parë nuk pranoi kurrë të shitet apo shesë idealet e lirisë së atdheut, që ai e quante mbi gjithçka. Dedë Gjon Luli ishte ndër të parët që mbështeti Kongresin e Manastirit (1908) dhe vendimet e tij për alfabetin shqip që kemi edhe sot. Madje vlen të kujtohet se kur në Shkodër, një grup bejlerësh kërkuan të organizojnë një protestë për të nxjerrë jashtë ligjit vendimet e Kongresit të Manastirit duke thënë se do të nxjerrim në protestë 1500 vetë, Dedë Gjon Luli u tha se nëse ju nxirrni ju 1500 vetë për ta rrëzuar alfabetin shqip, unë do ta mbroj këtë alfabet me 30 mijë malësorë trima. E, pas kësaj, turkofilët heshtën, për të mos e kundërshtuar më. E, ndërsa veprimtaria atdhetare e Dedë Gjon Lulit nuk ka fund deri sa jetoi, kurora e kësaj veprimtarie patriotike është kryengritja antiturke e vitit 1911, që çoi në ngritjen e flamurit kombëtar të Gjergj Kastriotit në Deçiq (Bratilë) më 6 prill të këtij viti, pas 432 viteve robëri otomane. Në këtë kryengritje Dedë Gjon Luli njihet si ideatori, organizatori, udhëheqësi diplomatik dhe ushtarak me të cilin shpesh është identifikuar kjo kryengritje famëmadhe lirie e flamuri. Dedë Gjon Luli ishte jo vetëm shpirti i kryengritjes me armë, por edhe i rrugëve diplomatike, që është sintetizuar në Kuvendin e Greçes të 23 qershorit 1911. Dedë Gjon Luli i fali gjithçka lirisë së atdheut, duke angazhuar në këto luftëra djemtë e tij, por edhe nusen e djalit të tij, Norën. Luftërat çlirimtare për Dedë Gjon Lulin vazhduan edhe pas vitit 1911, si në ato të viteve 1912, 1913, 1914 dhe deri më 24 shtator 1915, kur u vra nga serbo-malazezet, pasi Dedë Gjon Lulin atae shihnin si një ndër pengesat kryesore të grabitjes të trojeve shqiptare të Malesisë Madhe e më gjerë… Dedë Gjon Luli kishte ndertuar një bashkepunimin të shkelqyer në mes të atdhetarëve malesoreve e më gjerë pa dallim feje e krahine, dhe kjo e kishte shqetsuar gjithnjë pushtuesit shekullore otoman dhe fqinjet hileqar malazez, gjë që e tregojnë edhe vargjet brilante popullore :
“…Dergut Pasha në gjok të bardh
Knjaz Nikolles  o po i çon fjalë,
Zot kë ka koçaku të parë ?
Ded  Gjon Lulin,Zenel Shabanë,
Mehmet Shpendin që rri në Shalë,
Has Jakupin,Hys Belanë.
Ismail Qemali fjalë ka çue,
Degut Pash paske gabue
Çka ke  djegë ke me pague..”( At  Gjon Karma “Kerkime  në malet tona (të veriut),fq.197.
Per Ded Gjon Lulin është shkruar e folur, per  forcen, vullnetin dhe atdhedashurin e palekundur  per trojet shqiptare . Një moment të till e tregon edhe dialogu me admiralin anglez Cecil Burey i cili,per të ndalur hovin e Dedë Gjon Lulit me malesoret e tij që mbronin me çdo çmim trojet e tyre shqiptare i kishte thenë Dedes ,kot luftoni më se Hoti e Gruda mbaruan,pasi Europa  ja ka dhënë Malit Zi…E kreshniku Dedë pa ju dridhë qerpiku i ishte  pergjigjur rrufeshem : “Ti zotni ke tager me shitë kopshtin tand, se atë t’emin  as nuk e shes, as nuk e fali..” Admirali duke parë vehten ngusht kishte kercenuar malesoret se mos ndejshin rahat,fuqitë e mëdha kanë me i zbatua me forcë vendimet e veta..Pas ketyre fjaleve të admiralit kishte  ra një heshtje, që e theu vet Dedë Gjon Luli me fjalet (kushtrim)..”A ka tager e forcë Europa  me më ndalue që me derdh gjakun tem…”( Fritz  Radovani “Dedë Gjon  Luli”,fq.27.). Por me  pakë fjalë e mrekullisht e ka “permbledhur” portretin atdhetarë të Dedë Gjon Lulit, publicisti dhe vullnetari italian Euxhenio  Vaina, me daten 7 gusht 1911 (nga Tivari) kur e “quan” Ded Gjon Lulin : “..Kalores të pa njollë dhe pa frikë ..” (Stefanaq  Pollo “Gjurmë të historisë së Shqiperisë”,fq.282,botim i A.K.Sh.,Tiranë 1990).

Dedë Gjon Luli në ditet e shpalljes së Pavaresisë …
Në diten e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë me 28 nentor 1912 në Vlorë,mungoi Dedë Gjon Luli,mungoi ai që duhet të ishte i pari e në krye të vendit,mungoi ai që mbajti më shumë se një gjysem shekulli të ndezur zjarrin e lirisë në trojet e Malesisë Madhe e më gjërë, mungoi ai që me 1911 shperndau në votrat (gati të fikura ) të Shqiperisë gacat e zjarrit per të rindezur zjarre të reja lirie e mvehtesie. Mungoi ai që frymzoi e trimëroi Ismail Qemalin e Luigj Gurakuqin e tjer korifenjë të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë . Mungoi Dedë Gjon Luli,mungoi ai që vetem ai nuk duhej të mungonte kurr…Por ndonse Dëdë Gjon Luli mungoi fizikisht,ai me vepren e tij ishte atë ditë aty,madje në krye të vendit, se pa Dedë Gjon Lulin dhe luften e tij me trimat Malesor,ajo ditë nuk do të kishte ardhur kurr.. Po ateherë perse Dedë Gjon Luli mungoi fizikisht në Vlorë me 28 nentor 1912..??. Dhe pergjigja nuk është aq e “kollajt”të thuhet, sepse brenda saj kjo pergjigje ka mungesen objektive të Dedë Gjon Lulit,i cili në moshen e tij 72 vjeçare,por që ja rendonte kete moshë edhe jeta si “Kaçakë”duke jetua ma shumë jashtë (malesh e shpellash, ku shtroje kishte token e bymyer me gjak, dhe mbulojë atë copë qiell që na takonte,por që shpesh e mbulonin retë e zeza që shpraznin mbi trojet tona shi,breshen e rrebeshe). Keto kushte Dedes ja kishin renduar moshen e paksua fuqinë per të shkuar atë ditë në Vlorë .Por e kishte të pamundur edhe pasi rruga nga do të kalonte ishte plot tym e erë baruti ku perlesheshin dy armiq shekullorr të malësorve e shqiptareve,Shkaju i Malit Zi që kerkonte të pushtonte Shkodren e rrethueme prej tij dhe turkut,që kishte mbetur me një pjesë të ushtrisë së tij si trofe lufte,por që së bashku me shkodranë e shqiptar të tjer po mundoheshin të mbronin vehten e Shkodren.. Por keto veshtirësi nuk “mbaronin” me kaq,pasi Kral Nikolla i Malit Zi me politiken dhe propoganden e tij hileqare kishte arritur të mashtroi jo pak malesorë, të cileve u kishte thënë më ndihmoni të bojmë turkun që nga Malesia e deri pertej Shkodres, e ju kudo në keto vende që do ti çlironi do të ngritni flamurin tuaj,dhe do të jeni zot të trojeve tuaja dhe ne nuk do tu biem më në qafë,por per ketë duhet ti thejmë qafen turkut, se sa të sundojnë ai kalanë e Shkodres, ne, as ju nuk jemi të lire..Fatkeqësisht mjaftë malsorë u genjyen dhe moren pjesë së bashku me ushtrinë malazeze,gjoja në luften kunder turkut,por në fakt me ketë luftë ndihmuan Malin e Zi per të pushtuar Shkodren..e Malesinë.. Kur malësoret e kuptuan se çfar po benin ishte teper vonë,pasi deri atëherë,perveçse kishin luftur kunder vehtes e trojeve të tyre,duke ndihmuar armikun grabitqar Malin e Zi, kishin rënë duke luftuar edhe dhjetra malësor,trimeria e të cileve si asnjeherë ndër mote e shekuj kishte shkuar kot… Në ketë gjendje të vajtueshme që kishin rënë një pjesë e Malesisë, Dedë Gjon Luli nuk kishte si ja kthente shpinen Malesisë…
Dedë Gjon Luli pas Shpalljes së Pavarsisë së Shqiperisë
Megjithë situataen e veshtirë që ishte krijuar në Malesi të Madhe e Shqiperi gjatë luftes Ballkanike Dedë Gjon Luli, nuk u lekund,por qendroi në krye të Malesorve si një prijës kreshnik në mbrojtje të trojeve etnike shqiptare të Malesisë që tashma kishin si rrezik të parë Malin e Zi dhe Serbinë,që fatkeqesisht kishin prekrahjen e Europes Plakë, që poeti kombetar At Gjergj Fishta e permbledh aq bukur në “poezinë”; ÇOHU TË DEKUN ! (SURGITE MORTUI ! ),nga e cila po citoj:
“Shqiptarë, a ndiet ! Europa e mrrutë e ndytë,
Shkerdhye me Evrej t’Parisit e t’Londonit,
(Së ciles dreqi ja plasi dy syt
E marren se sheh njitash n’e s’vonit )
E bani gjyq që t’nipat e Kastriotit,
Shkjeve t’Ballakanit urë t’rrijnë mbas sodit,
Po,per Shqiptarë pleqnua e ka Europa,
Që si njatyne urë t’u rrin per dhe,
Të cilet kishat rrenua ua kanë me topa,
E n’djep foshnjat e njoma ua kan pre ….
M’kambë Dedë Gjon Luli ! Thonë se t’ birit t’ shkines,
Lekët e Malcisë sod t’dhetat do ja lajnë,
Se edhe do t’vejnë kapicen e Cetines,
A’ i’mend thue,ti kaq marre do ta bajnë,
Ata sokolat tu, Lekët e Malcisë,
Jo kurr,jo kurr… Po djelm Shqiptar kushdo ka le,
N’mos mujtë Shqiptar me mbetë,Shqiptar t’hijë n’dhe…”. (At.GJ. Fishta,Poezi nga Mrizi i Zanave,Vallja e Parrizit, Anzat e Parnasit ,fq.33-36–Lezhë 1994).
Dedë Gjon Luli ishte edhe ndër të paret shqiptar që i dha mbeshtetje Princ Vidit me të cilin u takua me 8 maj 1914 në Durres, së bashku me Mikel Topallin dhe Palok Kurtin..(Fritz Radovani,Dedë Gjo’Luli,fq.43).Siç dihet dhe e shkruam më siper Dedë Gjon Luli u vra nga falangat serbo-malazeze në Orosh të Mirdites me 24 shtator 1915,kur atje kishte shkuar per një aleancë të re me mirditoret e më gjërë në mbrojtje të trojeve shqiptare,që traktati i fshehtë i Londres (26 prill 1915) kishte vendosur që Shqiperia e pergjysmueme e “1913-tës”, të zvogelohej akoma më shumë në interesë të fqinjeve serbo-malazez e grek..
Nese Dedë Gjon Lulit i shpetoi djali i tij Kola (me 1915), në vitin 1918 vdiq në spitalin (e asaj kohe) në Vlorë,(thonë) i helmuar nga një kafe që ja serviren, duke udhtuar në anije nga Italia në Vlorë,kur po kthehej së bashku me shoket e tij të atdhetarisë Nikë Preloci Camaj dhe Lekë Prela Dedëvukaj.. Vlenë të kujtohet se trupin e Dedë Gjon Lulit pas vrasjes, falangat serbo-malazeze e kishin mbulluar me landë drusore e gjethe në Malin Shejtë,ku e zbuluan disa barinjë rastesisht pas disa diteve…
Me 8 tetor (1915),famulltari i Oroshit të Mirdites e varrosi te kisha e “tij”. Ndersa me 29 maj 1924 eshtrat e Dëdë Gjon Lulit u rivarrosen me një cermoni madheshtore të organizuar nga Etnit Franceskan në Shkoder,ku muaren pjesë mbi tremijë veta, si dhe delegati Apostolik imzot Errnesto Cozi. Në ketë cermoni një ligjeratë brilante mbajti At Anton Harapi, ligjeratë nga e cila menduam të citojmë : “Sikurse Athina e Roma mbi gjak e eshtna të fatosave ngrehen ndertesen e Lirisë, ashtu per të mëkamunit e Shqipnisë u lyp që gjaku i kreshnikeve të sterpikë krepat e Maleve tona… Mbas 400 vjetësh Dedë Gjon Luli me çeten e vet lufton per të paren herë nën Flamurin e Shqipnisë,per Lirinë kombetare. Ai kje tre here Fatos se i fali Atdheut dy djemtë dhe veten,tuj u ba shenjë i salvimit të xhonturqëve,të sllavëve dhe esadisteve…. Ai së dyti provoi se bashkë me Atdhetarinë në gjoksin e tij,vloi edhe zelli per Fe… Në të vertetohet fjala e popullit se ndihma e Zotit dhe pushka e Hotit e shpejtoi Lirinë Kombetare..”.(Fritz Radovani,veper e cituar,fq.38). … Ded Gjon Luli edhe pse ishte vra  fizikisht,vepra e tij nuk mund të vritej,pasi ajo i perket gjithë Shqiptarisë . Që nga 13 qershori vitit 1923 në arkivin e shtetit (shqiptarë) ekziston një dokument i firmosur nga kryeparia e komitetit “Dedë Gjon Luli”,në emrin e Lazer Pistullit-Shkoder, i cili i kerkonte shtetit shqiptarë të asaj kohe ngritjen e një monumenti per heroin Dedë Gjon Luli. (Prof.Dr. Kujtim Buza, Seminari shkencore kushtuar 90 vjetorit  të vrasjes së Dedë Gjon Lulit,Tuz 2005,fq.138-139). Fatkeqesisht që nga ajo kohë e deri sot Dedë Gjon Lulit nuk i është ndertuar ndonjë bust,shtatore apo monument në Shqiperinë politike.. Në vitin (1967) komunsitet shqiptare pasi kishin “ligjeruar” luften kunder besimeve (kryesisht atij katolik të gjallë e të vdekur), luftë që e kishin filluar që kur kishin ardhur në pushtet me 29 nentor 1944 ,germuan edhe varret e kishes  të fretnëve franceskanë në Shkoder,dhe së bashku  me eshtrat e  Jak Serreqit, Lazer Mjedes, Gasper Thaçit, Ernest Kozit, Bernardin Shllakut  dhe Gjergj Fishtes treten në ujrat e lumit Drin (apo…) edhe eshtrat e Dedë Gjon Lulit (e djalit tij),që franceskanet i kishin ruajtur per ti bërë një monument..( Imz. Zef Simoni “Krishterimi ndër shqiptarë”, Simpoziumi nderkombetarë –Tiranë 16-18 nentor  1999,fq.372.). Familja e Dedë Gjon Lulit është shuar në luftërat për liri, por fatkeqësisht bashkë me Dedë Gjon Lulin u shua edhe një pjesë e atdhetarizmit të trojeve tona,që prej rreth 100 viteve ka nevojë per një Dedë Gjon Lul..E ketë nevojë e kanë veçanarisht trojet shqiptare të Malesisë Madhe që sot gjindet në hyqmin e shkjeve të Malit i Zi… ..Ketë vit në pervjetorin e njëqindë të vrasjes së Dedë Gjon Lulit,thuhet se në Shqiperinë Politke do të ndertohet një bust,shatatore apo monument gjë që më shumë nderon ne të gjallet se heroin e popullit Dedë Gjon Luli që me vepren e tij u la nderë e lavdi në pejetsi ketyre trojeve nga më më shqiptaret e Shqiperisë Etnike..