Pse 7 prilli është datë historike për Shqipërinë! Preludi i Luftes se Dyte Boterore

Si sot 79 vite të shkuara Italia fashiste zbaroi me trupat e saj në Shqipëri, duke shënuar pushtimin e vendit. Më 7 prill 1939 duke gdhire e premtja, pikerisht ne oren 04:30 te mengjesit, italianet bene zbarkimin e tyre ne vendin tone dhe brenda pak minutave kishte filluar lufta ne Durres, Vlore, Shengjin e Sarande.

Kane kaluar 73 vjet qe nga 7 prilli i 1939 dhe populli shqiptar ashtu dhe ai i qytetit te Durresit, nuk e ka harruar ate dite kur Italia fashiste, kreu agresionin e radhes dhe pushtoi Shqiperine, qe ishte dhe viktima e pare e Luftes se Dyte Boterore. Demonstratat qe u zhvilluan kunder fashisteve Italiane u ndjene ne qytetet kryesore te Shqiperise.

Ata ishin vetem 24 ushtare, ose me sakte marinare, pasi kurre nuk ishin stervitur me armatim. Ne krye ishte vete Mujo Ulqinaku, i cili i drejtonte dhe i jepte force per te vazhduar perpara me luften. Pikerisht ne mengjesin e 7 prillit, ata  shkuan tek kalaja afer portit, per te luftuar me shoket, ndersa nga e gjithe Shqiperia po vinin forca te shumta.

Per 4 ore rrjesht lufte mes shqiptareve dhe italianeve fashiste, ata arriten te pushtonin Shqiperine ne menyre te pabese. Ndersa Mujo Ulqinaku, u vra me ane te nje goditje artilerie nga marina italiane qe ndodhej ne det.

Ishin momente tmerri, revoltimi dhe zhgenjimi, gjithcka po ndodhte brenda nje harku kohor te shkurter, askush nuk e dinte se si do te perfundonte. Por, te gjithe ishin te vendosur te luftonim deri ne fund. Pabesia e mbretit dhe Italise, i dha edhe me shume force shqiptareve per te vazhduar. Luftime u shenuan dhe ne Lezhe e Shengjin ne pabarazi te thelle numerike dhe armatimi.

Qyteti i Vlores i lene pa arme nga sabotimi, i pa shqiptaret te armatosen ne castet e fundit dhe te zene pozicione ne kodrat e Bestroves bri detit. Italianet, duke mos hasur ne asnje qendrese ne qytet, vazhduan ecjen ne drejtim te kodrave, ku me te hyre ne rreze zjarri u pershendeten nga mitralozet. Ne largesi sigurie nga luftanijet nisi goditja me artileri me rreze te gjate i kodrave deri ne neutralizim te grykave te zjarrit.

I njejti reagim emergjence u ndoq dhe ne Sarande ku burrat kishin zene pozicion me pushke dhe vetem nje mitraloz pas kodre duke i lene italianet te zbarkonin te qete. Kur armiku hyri ne rreze zjarri u godit deri ne mbarimin e fishekeve.

Italia e organizoi nderhyrjen duke planifikuar mungese rezistence per te cilen kishte punuar hollesisht qe me pare. Ne mengjes heret, madje sipas planit, agjencia italiane Stefani, kishte dhene boterisht lajmin se “trupat italiane kishin zbarkuar dhe ishin pritur pa asnje incident, per me teper ne miqesi e me brohorima nga populli shqiptar”.

Pergenjeshtrimi erdhi me vone nga Radio Tirana qe njoftonte boten se luftime te ashpra po zhvilloheshin mes trupave shqiptare dhe ushtrise pushtuese italiane qe nga mengjesi i 7 prillit 1939.

Thirrja e mbretit Ahmet Zogu, ne Radio Tirana, per qendrese kunder pushtuesit u pasua nga mesazhi-proteste i Mehdi Frasherit per pushtimin italian. Keto thirrje, ne mos tjeter, shenuan zyrtarisht faktin se shteti shqiptar nuk kishte pranuar hyrjen e ushtrise italiane ne trojet shqiptare dhe se vendi sipas ligjeve nderkombetare ndodhej nen pushtim.