Protesta e 26 majit, Partia Demokratike kërkon leje me afat të papërcaktuar

Na ndajnë edhe pak më shumë se 48 orë nga protesta e cilësuar si kombëtare nga Partia Demokratike, dhe nga selia blu është kërkuar zyrtarisht leje në polici.

Në kërkesën që i ka drejtuar uniformave blu për leje për zhvillimin e tubimit, PD nuk ka përcaktuar afate për kohëzgjatjen e protestës. Mësohet se leja është kërkuar për një kohë të pacaktuar të zhvillimit të saj.

Ndërkohë Policia e Shtetit njofton se “në kuadër të masave për mbarëvajtjen e protestës dhe të garantimit të rendit dhe të sigurisë, të premten në mbrëmje kalon në gjendje gatimshërie”.

Kujtojmë se protesta do të nisë në orën 11:00 dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, e më pas do t’i drejtohen Kryeministrisë ku edhe do të stacionohen, pasi të kenë ecur përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)