Proletarët e kapistallit që me një të rënë të lapsit…të kapitalit

Nga Zamir Gjurgji

Deri ne mes te ’43-shit ishin me ato. Ne fund te 43-shit hoqen kemishat e zeza e napat e bardha. Me ’44-en moren pushken, kapistallin kalit e dolen malit, lule Meke e Velo partizanet. Me ’45-en zune “krevatin e Perandorit”, ne litar intelektualet perendimore, ne plumb familjet me taban nacionalist, ne burg familjet e kamura, ne internim familjet borgjeze, ne perndjekje e persekutim ato mikroborgjeze; ne Drin veprat e Gjergj Fishtes, ne Lane veprat Ibrahim Dalliut, ne Vjose te Koço Kottes.

Proletaret u bene pushtetare. Karrociereve, teneqexhinjve, marangozeve e qirinxhinjve, xhambazeve e mjeleseve te lopeve, kundravenesve, çorbaxhinjve e vorraxhinjte, çobeneve e llustraxhinjve, u mbeti ne dore vula e administrates publike.
Po ç’te benin me te. Ata edhe kur shenjonin ndonje dokument shteteror, veç gishtin me boje njihnin. U kishte hasur sharra ne gozhde, prandaj administraten e regjimit te vjeter, “te satrapit”, nuk e luajten vendit, por iu vune pas shpine per t’iu vjedhur zanatin dhe shprehite shtetare. Me vone e kuptuan se kaq nuk u mjaftonte. U duhej shkollimi perkates, meqenese regjimi i “satrapit” i kishte lene pa shkolle. O burra ne Moske, me kuç e maç, qe te arsimoheshin pa nje pa dy.

U dukej Krimlini si Berlini i “satrapeve”. O burra kosën në fyt administrates se mbetur, se i kishte ardhur ora Kremlinit dhe i kishin kurdisur mire e bukur akrepat sipas saj. Njezet vite ne pushtet dhe iu duk se kishin kapur qiellin me dore. “Nga Zot e mbret s’donin shpetimin”…Me mbretin i kishin lare hesapet, iu duhej t’i lanin edhe me Zotin. O burra, kazma e qysqi ndaj objekteve te kultit, se komunistet nuk kane as fe dhe as atdhe. Feja eshte opium per popullin. U bene zoter te qiellit e tokes brenda dy dekadave. Dy dekadat e tjera, me forcat e veta dhe me patericat e revolucionit kulturor kinez, me baseta te kerci i Partise dhe me pantallona te kerci i vegjelise. Por ne fund te dy dekadave me forcat e veta dhe lejfenizma te kohes, e lane pushtetin “me gjashte dite buke”.

E megjithate, edhe pse kishin ardhur nga fshati e provinca, tashme pas gjysme shekulli pretendonin se kishin fituar statusin e qytetarise, te Bllokut e rrethinave te tij. “Ta bejme fshatin si qyteti” ishte nje menyre vetedemaskuese se si fshataret e provincialet e ’44-es u benin thirrje fshatareve dhe provincialeve te pas 44-es, qe te qytetarizoheshin si ata vete! Nderkohe qe qytetaret e para ’44-es i kishin burgosur apo internuar ne fshat, duke iu rrembyer shtepi e katandi! Fshataret e vjeter iu benin thirrje fshatareve te rinj, qe te qytetarizoheshin me nje te rene te lapsit! Prandaj edhe ne fund te ’90-es e bene ne te vertete qytetin si fshati, sepse mentalitetin e provincialit nuk e shqyenin dot nga shpirti dhe te tille e sollen ne zemer te (krye)qytetit. Sa lekure duhet te nderroje mentaliteti fshatar per t’u bere qytetar, nuk e thote vetem populli, por mund te kuptohet lehte edhe te lufta e deklaruar nga 3-5 breza e komunisteve ndaj antikomunisteve.

Ne vitet 90-te, fshataret e vjeter qe ia kishin mbushur mendjen vetes se kishin fituar statusin e qytetarise, projektuan sesi te shtinin ne dore statusin e fisnikerise; ndersa fshataret e rinj qe zbrisnin me laçka e plaçka ne qytet a kryeqytet, si te hidhnin pas shpine statusin e fshataresise e te mbathnin petkun e qytetarise. Me mire se Ismail Kadareja qe i perket me status sa te vjeterve aq edhe te rinjve, nuk me duket se do te ishte kush qe mund te percaktonte me sakte se kaq. Ne nje interviste per gazetaren spanjolle te “El Pais”-it, Lola Galan, dhe ne prag te marrjes se çmimit letrar “Princi i Asturias”, pragnobelisti shprehej mes te tjerash se nje grupim social, “pasi kishte shtene ne dore tituj e pronesise, po luftonte te siguronte edhe titujt e fisnikerise”.

Pas 27 viteve “demokraci”, ne maje te gjuhes se te vjeterve dhe te rinjve ne (krye)qytet eshte fjala… qytetar. Dhe…te mendosh nje çast sesi tingellon qytetaria ne gojen e Taulant Balles dhe Elisa Spiropali, kallkrupja merr revan). Ajo qe u mungon ne gjen. Fshatare qe iu drejtohen te tjereve me…qytetare. Por nese te vjetrit e perçmojne dhe iu duket se e kane hedhur pas shpine, te rinjte e anashkalojne e here-here edhe e pranojne me krenari. Ketu qendron ndryshimi ne thelb i botekuptimit te Andit me ate te Saliut dhe te singjashmeve te tyre.

Ne kete kuptim, Rilindja ne thelb eshte vulosje me te thate e te njome e orvatjes finale te bijve te Bllokut per te shtene ne dore edhe titujt e fisnikerise pasi kane shtene ne dore tituj e pronesise. Te vetequhen perendimore, patrice si te Firences, qytetare te sojit, intelektuale, te kamur, borgjeze e mikroborgjeze.

Mund te verehet lehte: Ne ’44-en, pikerisht ketyre titujve iu shpallen lufte te eger baballaret e tyre, biologjike e ideologjike. Ndersa antiRilindja sipas tyre eshte shtresa e plebejve, qe thjesht mund te banojne edhe ne (krye)qytet. Ndersa per shtresen e mesme(per te mos thene te larte) te para 44-es, ate shtrese qe baballaret e tyre e luftuan me zjarr e hekur, suferine e tramundane, ka mbetur vetem varferimi i tejskajshem(pa prona e shtepi) si dhe ostracizmi a debimi i kohes(emigrimi i sforcuar). “U ngriten kembet t’i bien kokes”! E kane thene vete madje dhe duke rrahur gjoksin, edhe pse koka mendonin e gjykonin se ishin enveristet dhe kembet…..frasherlinjte e zogistet!

P.s. Percaktimet, fshatare provinciale apo qytetare nuk lidhen me individin, por me dukurine. Keshtu, perjashtimet perforcojne rregullin. Per me teper, ky status me pretendime te perkora nuk synon te ndaje shapin nga sheqeri: kush, kur dhe kunder kujt luftuan internacionaliste e nacionaliste ne LDB. Kjo eshte nje teme tjeter dhe mjaft e gjere, qe s’ka lidhje me kete qasje, per te shmangur disi keqkuptimet me apo pa dashje te çdokujt.