Prof. Dr. Shpëtim Telegrafi, shqiptari, i cili prej shumë vitesh është një figurë e shquar e mjekësisë amerikane

Prof. Mustafa Xhani*

Prof. Dr. Shpëtim Telegrafi, tashmë prej shumë vitesh është një figurë e shquar e mjekësisë amerikane me të cilin krenohemi ne kolegët e tij shqiptarë.

Ai u largua nga Shqipëria në vitin 1991, me ambicien pozitive për të zhvilluar një karrierë profesionale,  që kushtet e Shqipërisë në ato  vite nuk ia siguronin.

Shpëtimi mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në vitin 1971  me rezultate të larta.

Në vitin 1972-75 kryen specializimin në Departamentin e Kirurgjisë, Fakulteti i Mjekësisë, Tirane. Prof. Telegrafi, ka kryer një sërë specializimesh të mëpastajshme në Francë dhe SHBA.

Që në fillim të karrierës ai spikati si “revolucionar” në futjen e metodave të reja bashkëkohore në Imazheri.

Me punën e tij të palodhur me ambicien për t’u  thelluar në shkenca mjekësore ai është sot një nga figurat  më të njohura në SHBA në fushën e ultrasonographisë  diagnostike dhe kurative.

Në vitin 2018, Dr. Telegrafi, u promovua “Full PROFESSOR of UROLOGJY and Diagnostic medical Sonography”.

Prof.Telegrafi , është drejtues i Diagnostic Ultrasound në NYU of Medicine.

Prof. Telegrafi është i fokusuar në praktikën klinike dhe kërkimore, në dignostikën me ultratinguj, veçanërisht me Doppler Sonography të aparatit urogenital dhe në Pediatri.

Ai është lektor në  NYU Schcol of medicine .

Mustafa Xhani

Prof. Tefegrafi është një nga bashkautorët me të mirenjohur amerikanë  Hagen- Ansert  Textbook  of Diagnostic  Sonography  (botimi i vitit 2012-2017) dhe në edicionin e 2016 të Biblës së Urologisë botërore  Cambell-Walsh Urology Textbook,   teksti kryesor për Urologët në të gjithë botën .

Prof. Telegrafi është anëtar i shumë shoqatave në Amerikë dhe Europë, si dhe në Shqipëri dhe Kosovë, siç janë : American UROLOGICAL  ASSOCIATION , AMERICAN INSITUTE  OF  ULTRASOUND  IN MEDICINE, SOCIETY OF DIAGNOSTIC MEDICAL SONOGRAPHY,  and KOSOVA ULTRASAUND  ASSOCIATION, EUROPEAN SOCIETY OF RADIOLOGY  EUROPEAN UROLOGY ASSOCIATION   ALBANIAN  IN  IMAGING ASSOCIATION .

Prof. Telegrafi, nuk e ka harruar atdheun e tij dhe ka një përkushtim  për t’u admiruar, për të ndihmuar  në ngritjen e nivelit shkencor të Imazherisë në Shqipëri dhe Kosovë. Në bashkëpunim me shoqatat e Urologëve dhe Imazheristëve, ai ka organizuar disa seminare dhe konferenca  shkencore, me prezantimet e një niveli të lartë shkencor në fushën e ultrasonographyse, fushën e Urologjisë dhe Pediatrisë. I karakterizuar nga modestia, dashuria për bashkatdhetarët, ai  ka ndihmuar në sistemimin dhe kurimin e dhjetëra  bashkëkombësve në SHBA.

Ne kolegët e tij në Shqipëri, duke vlerësuar arritjet e tij ndihemi krenarë që Universiteti i Mjekësisë së Tiranës ka nxjerrë kuadro si Prof. Telegrafi.

I urojmë Prof. Telegrafit shëndet e vullnet për arritjet e mëtejshme në shkencën e Imazherisë.

*Shef i Shërbimit  Universitar në Universitetin  Mjekësor, Tiranë, Q.S.U.T “Nënë Tereza”

*****

Ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë nëpër botë

Xhevdet Shehu

Në kapërcyell të ndërrimit të sistemeve në Shqipëri, u shfaq dukuria e ikjes së madhe të shqiptarëve nga vendi i tyre. Arsyet e ikjes ishin disa, në bazë të të cilave ishte varfëria në vendin e tyre dhe aspirata për një jetë më të mirë. Varfëria e asaj kohe i detyronte ata qindra mijë njerëz të kapërcenin kufirin për bukën e gojës.

Por kishte nga ata që nuk i shtyu varfëria të iknin, por një aspiratë më e lartë, një aspiratë më sublime, për t’u arsimuar vetë dhe fëmijët e tyre. Pra për t’u bërë njerëz me aftësi të shquara, mundësi të cilat mungonin në atë kohë në Shqipërinë tonë. E, kjo kategori e ikësve të atëhershëm por edhe më pas, ndonëse më e paktë në numër, është një kategori dinjitoze që ka shkëlqyer dhe ka lënë gjurmë në vendet ku kanë shkuar. Janë artistë, mjekë, sportistë, e specialistë të shkëlqyer në fusha të ndryshme. Përmendja e tyre si shqiptarë të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara, në Francë, Angli, Gjermani, Itali e gjetiu ka bërë që të ndryshojë imazhi i vendit tonë, shpesh i përdhosur ndoshta edhe qëllimisht.

Një nga ata që në vitin 1991 mërgoi në drejtim të Shteteve të Bashkuara ishte dhe Doktor Shpëtim Telegrafi, një nga mjekët më të spikatur të kohës. Ikja e tij ishte e trishtueshme për ata njerëz që si pacientë, miq e kolegë të tij e kishin njohur si mjek dhe si njeri, që kishin provuar dorën dhe përkujdesjen e tij. Për një pacient, mjeku shndërrohet papritmas në perëndi, është një magjistar, është mrekullibërës. Unë e kam përjetuar këtë gjendje në mesin e viteve ’80 dhe e kam admiruar Dr. Telegrafin për aftësitë e tij, për shpirtin e tij të madh humanist, për kulturën dhe dinamizmin e tij. Ndaj dhe emri i tij si shpëtimtar, nuk më është shqitur asnjëherë nga kujtesa…

Ndaj u ngazëlleva dje kur miku im, Prof. Mustafa Xhani më tha se kishte shkruar diçka për Prof. Telegrafin që tashmë është një nga mjekët më të shkëlqyer në Shtetet e Bashkuara, me një karrierë profesionale për t’u patur zili. Ajo që më preku në këtë rast ishte fakti se ky portret bëhej nga një koleg që di dhe e çmon kontributin e Prof. Telegrafit. Është ky një gjest fisnik që nuk ndeshet dhe aq dendur në shoqërinë tonë. Prof. Xhani jo vetëm nuk xhelozohet nga arritjet e kolegut, por e mrekullon ky fakt dhe i uron me gjithë zemër suksese të mëtejshme prof. Telegrafit. Për më tepër, pavarësisht karrierës brilante atje në Amerikën e madhe, Prof. Shpëtim Telegrafi nuk i ka humbur për asnjë çast lidhjet me vendin e tij, Shqipërinë dhe me Kosovën. Sepse ai mbi të gjitha është shqiptar.

A nuk e vlen që të përshëndeten me gjithë shpirt intelektualë të tillë, shkencëtarë, artistë, sportistë etj., që kanë shkëlqyer me kontributin e tyre duke mbetur në genin e tyre thellësisht shqiptarë e duke ia ngritur më lart nderin dhe dinjitetin vendit dhe popullit tonë? Prof. Telegrafi dhe intelektualë të nivelit të tij janë ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë nëpër botë. Lavdi dhe suksese atyre!

Lexojini këto radhë të Prof. Mustafa Xhanit për Prof. Shpëtim Telegrafin e do të bindeni!