Princeshë Diana dhe Nënë Tereza, në pamje të parë, të dy ikonat e botës nuk mund të ishin më ndryshe

Nënë Tereza jetonte një jetë të thjeshtë në shërbim të nevojtarëve dhe personalisht nuk zotëronte pothuajse asgjë. Ajo ishte e moshuar, e shkurtër, modeste dhe jetonte në një nga vendet më të varfëra të Tokës. Misionin e saj të bamirësisë e filloi në moshën 36 vjeçare.

Në anën tjetër, Princeshë Diana ishte e re, e gjatë, magjepsëse dhe e dashur për mediat. Princesha e Uellsit ishte padyshim gruaja më e famshme në botë. Diana ishte një shpirt i lirë, e famshme për veshjet e saj të mrekullueshme, gjersa shpesh fotografohej me burra të bukur në disa nga vendet më të bukura të botës. Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në moshën 36 vjeçare, në të njejtën moshë kur Nënë Tereza filloi misionin e saj, transmeton InfoPress.

Dhe që të dyja, murgesha dhe princesha, ishin mike. Mike të vërteta. Ato u takuan me njëra-tjetrën në Nju Jork, Indi dhe Romë. Të dyja respektonin, admironin dhe i besonin njëra-tjetrës. Nënë Tereza e përdori mëshirën e saj për të varfërit për të ndryshuar jetën e tyre dhe për të rritur ndërgjegjen e botës. Ndërkohë, Princeshë Diana përdori famën e saj të jashtëzakonshme për të përqendruar vëmendjen e medias në nevojën për të trajtuar të varfërit me dhembshuri dhe respekt. Misionet e tyre në jetë kishin nuk kishin nevojë të ishin identike që të respektoheshin dhe nderoheshin nga secili pasi u përkujdesën kaq thellësisht për pjesëtarët më fatkeq të shoqërisë sonë, shkruan autori dhe historiani Barry Bradford në një nga shkrimet e tij.

Natyrisht, është e pamundur të dihet se çfarë mund të kishte arritur Diana nëse nuk do të kishte vdekur kaq e re.

Nënë Tereza vdiq në moshën 87-vjeçare, vetëm gjashtë ditë pas vdekjes tragjike të princeshës Diana. Shumë njerëz u ankuan se vdekja e saj nuk mori të njëjtin nivel të vëmendjes, pavarësisht arritjeve të saj të mahnitshme dhe shembullit frymëzues të dhembshurisë dhe përkushtimit. Megjithatë Princeshë Diana dhe Nënë Tereza – dy gra shumë të ndryshme – përdorën dhuntinë e dhënë nga Zoti për ta bërë botën një vend më të mirë.

E çuditshme është se Princeshë Diana dhe Nënë Tereza, të cilat kishin disa lidhje në jetë, janë të lidhura me njëra-tjetrën edhe në vdekje, sepse ato vdiqën vetëm në gjashtë ditë diferencë, në gusht të në vitit 1997.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com