Prestigjozja Forbes artikull për Era Istrefin: Njihuni me pop yllin e ardhshëm

Era Istrefi në një intervistë ekskluzive për Forbes ka folur gjithçka rreth karrierës dhe kush kishte ndikim në muzikën që kultivon.

 Fillimisht, prestigjiozja shkruan se Era Istrefi u bë e famshme me ‘Bon Bon’, e cila është shikuar mbi 400 milionë herë në YouTube.

E pyetur nëse do të ishte Beyonce, këngëtarja shqiptare u përgjigj duke thënë se preferon të jetë si Rihanna.

Kjo e fundit sipas këngëtares sonë nuk e merr jetën shumë seriozisht pasi që jeton normalisht si të tjerët, transmeton Telegrafi.

Në fakt unë qesha sepse nuk dua ta marr aq seriozisht jetën si Beyonce. Sinqerisht, dua të jem si Rihanna pasi që ajo nuk e merr jetën seriozisht. E përsosura të lëndon”, tha Era.

Ndjehem sikur jam në kapitullin e dytë dhe ajo është në kapitullin 20, kështu që nuk mund ta krahasoj veten. Ajo ka ndikim të madh në mbarë botën dhe unë jam rritur duke e dëgjuar atë. Ndikimi i saj më preku dhe u bë pjesë e rritjes sime. Por do të duhet kohë për ta arritur Rihannën, tha Era.

Intervista e Erës për ‘Forbes’ ndër të tjera flet për pjesëmarrjen në festivalin “Coachella”.

a.ç