Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç në Kuvend: Shqiptarët dhanë jetën për ne!

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç ka mbajtur një fjalim në parlamentin e Shqipërisë

Kitaroviç deklaroi se Shqipëria ka qenë mik i Kroacisë kur miqtë ishin të paktë. Kitaroviç tha se Kroacia nuk do e harrojë kurrë atë që kanë bërë shqiptarët për vendin e saj

“Shumë shqiptarë luftuan për Kroacinë dhe sakrifikuan jetën. Më besoni, Kroacia nuk harron. Ju ishit miqtë tanë, kur miqtë i kishim të pakët. Gjatë luftës për pavarësi. Kroacia është shembull i bashkëjetësës. Shqiptarët në Kroaci janë krenarë dhe shqiptarë patriotë. Shumë shqiptarë sakrifikuan jetën për Kroacinë. Shqiptarët janë qytetarët shumë të nderuar në Kroaci”, deklaroi Kitaroviç

Kitaroviç deklaroi edhe mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë në rrugën  e integrimit drejt BE

Po ashtu Kitaroviç deklaroi se kur Kroacia të marrë presidencën në BE, do të kenë fokus për zgjerimin dhe vijimin e reformave në Shqipëri.

“Vendimi i KE ka njohur progresin e bërë nga Shqipëria dhe ka hapur rrugën për hapjen e negociatave me BE. Është e nevojshme një bashkim kombëtar për të arritur këtë qëllim të madh. Si shtet anetar i ri i BE jemi të lumtur që BE vazhdon me axhendën e zgjerimit. Kroacia e mbështet zgjerimin e BE, do organizojmë një samit mes BE dhe Ballkanit Perëndimor. Do i ofrojmë Shqipërisë përvojën tonë, për integrimin në BE. Do të punojmë së bashku për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”, tha presidentja kroate