Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi të dielën një vizitë në komunën e Medvegjës në Serbi

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi të dielën një vizitë në komunën e Medvegjës: Serbia të marrë vendimi e duhur për Kosovën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi të dielën një vizitë në komunën e Medvegjës në Serbi. Për në zonën ku banojnë shqiptarët, Presidenti ka udhëtuar nëpër territorin e Kosovës. Banorët e Medvegjës i kanë uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar duke e vlerësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme. Presidenti shqiptar ka theksuar rëndësinë e bashkëjetesës në rajon dhe ka kërkuar nga autoritet serbe më shumë vëmendje për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës. Për mediat serbe, kreu i shtetit shqiptar ka deklaruar se në Medvegjë ndjehet më mirë sesa në vendlindjen e tij. Duke folur për rëndësinë që kanë marrëdhëniet mes shteteve të rajonit, Presidenti tha se Beogradi duhet të marrë vendimin e duhur për Pavarësinë e Kosovës. Banorët e Qindra shqiptarë të Medvegjës dolën për ta pritur kreun e shtetit shqiptar duke e vlerësuar këtë vizitë si mjaft të rëndësishme. Në pikën kufitare Muitvodë, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën. Ndërsa, ka pasur edhe një interesim të madhe të mediave serbe për vizitën e Presidentit Meta në Medvegjë.

Në pikën kufitare të Mutivodës, Presidenti Meta u prit nga kryetari i trupës koordinuese për Preshevën, Bujanocin e Medvegjën, Zoran Stankoviç, kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiç, nënkryetarja e Komunës së Medvegjës, Leme Xhema, këshilltarë shqiptarë të kësaj komune si edhe nga dhjetëra shqiptarë. Vizita e Presidentit, Ilir Meta është vlerësuar nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Serbi. Leme Xhema, nënkryetare e komunës së Medvegjës tha se vizita e kreut të Shqipërisë është vizitë historike. Ëdhe nënkryetari i Kuvendit të Medvegjes Florim Sahiti kane pohuar se “Presidenti shqiptar Ilir Meta në Medvegjë është  një vizitë historike për shqiptarët në Serbi”.