Prenkë Jakova, emblema e sfidës operistike shqiptare, ngadhnjimtarja e gjeniut tragjik

Nga Albert Vataj

Erdhi për të bërë gjëra të mëdha, për të lënë gjurmë të pashlyera në botën e muzikës, në atë qill të shtresimeve të epërme. U gjegj si një shkrepëtimë që grisi perden e terrtë që mbështillte nevojën për të bashkudhëtuar me popujt dhe kulturat e mëdha të kohës. Shkodra dhe Shqipëria e asokohëshme meritonte më shumë, ngulmonte të përkundej prej magjisë së kolosëve të muzikës klasike; Bethoveni, Bah, Hendel, Moxart, Shubert, Belin, Verdi. Dhe jetë do të merrte ëndrra e këtyre ninullave klasike dhe shqiptare do të lindnin tingujt e paharruar operistik që nisën me “Mrika”, vazhduan me “Skënderbeu” për të shënuar sakaq orbitën ku do të rrugëtojë kjo yjësi.

Ai, Prenkë Jakova ishte i zgjedhuri. Ai ishte i dërguari i vullneteve të hyjshme estetike, i çeljes së shtigjeve në udhën e vështirë të sfidave operistike.

Prenkë Jakova u lind më 27 qershor të vitit 1917 në qytetin e Shkodrës në familjen e patriotit të njohur Kol Ded Jakova, i cili ka qenë ndër organizatorët e mbrojtjes së kufinjve kombëtarë nga agresioni jugosllav në Luftën e Koplikut, në vitin 1920. Që në moshë të re, Prenka mori pjesë në jetën artistike muzikore të qytetit për t’u shndërruar në logo të kësaj përkatësie të traditës dhe kulturës. Ai ishte themeltari i operës shqiptare, troku ma i njimendttë i djepit të kulturës, rrugëtimi drejt qiellit të famës të këtij ylli.

Rrugëtimi i formësimit të gjeniut

Arsimin profesional fillestar Jakova e kreu në kolegjin françeskan “Ylliricum”, drejtor i së cilës në atë kohë ishte At Gjergj Fishta. Mësuesi që i dha edukatën e parë artistike, njohuritë fillestare të muzikës së bashku dhe me disa njohuri të instrumenteve muzikorë si klarinetë, violinë, fizarmonikë dhe dirigjim, ishte Padër Martin Gjoka. “Mrika” dhe “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” janë kësodore dëshmimi i këtij akti sublim krijimi.

Jemi në vitet 1942 kur Prenkë Jakova së bashku me shokët e tij Çesk Zadeja, Ramadan Sokoli etj, do të fillojë studimet në Konservatorin “Santa Çiçilja” të Romës, studime të cilat për fatin e tij jo të mirë, për arsye të përmasave që mori Lufta e Dytë Botërore, do të detyrohet që Prenk Jakova_3077301463679269132_ot’i ndërpresë shumë herët. Megjithatë dhe me ato njohuri të marra në aq pak kohë të qëndrimit të tij në atë Konservator, do të arrijë një përgatitje profesionale të konsiderueshme, përfitim ky që shpejt do të ndjehet në krijimtarinë e tij muzikore. Me shumë vullnet do t’i dedikohet kryesisht studimeve teorike të muzikës, lëndëve të solfezhit dhe të harmonisë, orkestracionit dhe dirigjimit koral. Me një pasion të veçantë do t’i kushtohet plotësisht dhe përvetësimit të instrumentit të klarinetës, i cili shumë shpejt do t’i shërbejë si një mbështetje e fuqishme për njohjen e të gjitha instrumenteve të tjera të frymës.

Ditët e trishta

Do të jenë vitet 1944-’45. kur Jakova do të thellojë krijimtarinë muzikore, ndonëse në rrethana jetësore të vështira. Është koha kur Prenkëa mbahej familjarisht i izoluar në një shtëpi-burg për arsye tashmë të njohura. (Ndoc Jakova, vëllai i tij, një nga patriotët e njohur të kësaj periudhe, në këto momente ndodhej i arratisur, e mbas disa muajsh do të mbetet i vrarë nga forcat e ndjekjes së Sigurimit të Shtetit.) Megjithatë lirohet nga ky izolim për të punuar në realizimin e premierës së melodramës kaq të njohur, “Juda Makabe”, vepër kjo me të njëjtën titull e At Gjergj Fishtës, ku me një punë intensive e përfundon dhe arrin që ta shfaqë më 28 Nëntor 1945, në kuadrin e njëvjetorit të Çlirimit. Vepra pati një sukses të jashtëzakonshëm, u shfaq për disa net në Teatrin e Jezuitëve të Shkodrës, deri sa iu fut në vesh e në tru qeveritarëve të rinj komunistë, ku iu bë menjëherë censurimi i saj si një vepër dekadente. “Juda Makabe” u pezullua për të mos u shfaqur kurrë më, ndërsa autori u burgos. U burgos vetëm për frymëzimin e fuqishëm fishtjan dha në këtë vepër, si dhe për ndjeshmërinë e madhe që ky krijim muzikor ngjalli në popull.

Do të jetë viti 1947 koha kur Prenkë Jakovës do t’i jepet përsëri dora e krijimtarisë. Këtë radhë si drejtues artistik i Shtëpisë së Prenk Jakova_6348605796255605377_nKulturës të qytetit të Shkodrës, përgjegjësi artistike,përgjegjësi kjo që do ta mbajë deri në ditët e fundit të jetës.

Nëpër galerinë e krijimtarisë së Jakovës

Aktivitete të tjera cilësore që do të rrisin ndjeshëm nivelin kulturor të këtij qyteti, paralelisht dhe personalitetin e Prenkë Jakovës si kompozitor, dirigjent dhe organizator i shquar. Janë, Kënga e bariut, Merdhin trumcaku, Hymni i kolegjit françeskan, Ave Maria, Litianit e Zojës, Marshi i fiskulturistëve, Elegji për Luigj Gurakuqin, Margjelo, mjaft krijime vokale të fuqishme të kohës, të cilat do ta pasurojnë galerinë e Jakovës. Të kësaj periudhe janë dhe opereta për fëmijë: “Xhuxhimaxhuxhat”; “Dasma shkodrane”; Melodrama “Juda Makabe”; veprimin muzikor “Dritë mbi Shqipëri”, romancat vokale dhe tabloja muzikore “Guri i Zi”; kompozime për piano, violinë, violonçel, klarinetë etj.

Kur lindi opera e parë shqiptare

Nistorja ma e kurajshme e një gjeniu, e cila kërkonte me ngulm ta përfshinte Shkodrën dhe krejt Shqipërinë në rendin e shoqërive aristokratike është sfida operistike. “Mrika” ishte opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar, të cilën Prenkë Jakova e shkroi në bashkëpunim me libretistin Llazar Siliqi dhe regjisorin e njohur shkodran Andrea Skanjeti. Më 1 dhjetor 1958 u shfaq premiera e operës së Prenk Jakova_7998892088928291058_oparë shqiptare, “Mrika”. Shfaqja e parë si dhe tetëmbëdhjetë të tjera në vazhdim u dhanë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës, interpretuar nga muzikantët e këtij qyteti, nën drejtimin e mjeshtrit Prenkëë Jakova. Pas një viti, më 1959, opera u shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit, duke u bërë pjesë e rëndësishme e fondit të artë të repertorit të këtij institucioni.

Mbi të gjitha një njeri modest

Ai u ba një mit i vërtetë dhe i pakrahasueshëm qysh se ishte i gjallë e vazhdonte me ecë me çanten e vet të punës të mbushun me dru në kohë dimni per me shkue në dhomen e ftohët të Tijen, në katin e dytë të Shtëpisë së Kulturës, ku drita e asaj dhomë fikej e fundit… Një Burrë modest, trim dhe besimtarë katolik i vertetë, që porsa hapte sytë në mengjez mendonte kujt me i ba sot një të mirë…që per fat të keq, asnjeni nga “ata” që ka zbritë nga makinat e rekrutimit kur do të niseshin me shkue me krye sherbimin ushtarak nuk e shkruejnë një rresht per Té!-shruan Fritz Radovani.

Mjeshtri Prenkë Jakova

Prenkë Jakova ishte një ndër kompozitorët e brezit të parë të muzikës profesioniste, krijues i operës së parë shqiptare, përfaqësues i nivelit më të lartë të muzikës sonë të kultivuar, personaliteti dhe vepra e të cilit hapi rrugë dhe la gjurmë në artin tonë muzikor duke mbetur një shkreptimë drite në mbamendjen e gjeneratave.

Prenk Jakova_8270872024761245352_nVeprimtaria muzikore që la Prenkë Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenkë Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Kompozitorin Prenkë Jakova do ta cilësoja si një talent të rrallë, krijues i përmasave të gjera muzikore, dirigjent i aftë, klarinetist i shkëlqyer, njohës i të gjitha instrumenteve të orkestrës, i përgatitur mirë teorikisht, me një nivel të lartë profesional, por mbi të gjitha një njeri të mrekullueshëm. Ai u nda nga jeta tragjikisht më 16 shtator të vitit 1969 duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës në Shkodër. Gjithsesi kumtimet e ndryshme rreth këtij fundi tragjik të mjeshtrit orvaten me kriju aludime rreth vrasjes nga Sigurimi i Shtetit. Misteri i ndarjes nga jeta të Prenkë Jakovës mbetet një prej pikëpyetjeve që mbajnë larg të vërtetën.

Takimi me diktatorin Hoxha

Pas suksesit të madh që u arrit me vënien në skenë të operas së parë shqiptare “Mrika”, gjatë një vizite që bëri në qytetin e Shkodrës Enver Hoxha, u takua me Prenkëën dhe i tha atij se i kishte premtuar për të bërë dhe një opera tjetër për Skënderbeun. Një nga funksionarët e lartë të qytetit të Shkodrës, i cili ka qenë prezentë në atë bisedë të Prenkëës me Enver Hoxhën, dëshmon: Pas atyre fjalëve të Enver Hoxhës, Prenkëa iu përgjigj: “Po mor shoku Enver, por puna e operas nuk është si bukët që i fut kur të duash në furrë”. Pas përgjigjes së Prenkëës, Enver Hoxha filloi të qeshte dhe dha porosi që t’i plotësoheshin të gjitha kushtet Prenkëës, me qëllim që ai të vinte në skenë operën “Skënderbeu”, kujton ish funksionari i lartë lidhur me bisedën e Enver Hoxhës me Prenkëë Jakovën. Pas atij takimi, Prenkëa iu Jakova, Prenkë_Ndoc Shllaku _937270559_nvu punës duke punuar nga mëngjesi deri në orët e vona të natës, për të realizuar atë që i kishte vënë si detyrë Enver Hoxha.

Ai e shkroi të gjithë muzikën e operas “Skënderbeu” dhe për disa muaj me radhë u muar vetëm me ndarjen e muzikës turke nga ajo arabe, gjë e cila deri në atë kohë konfondohej nga shumë kompozitorë. Kur e përfundoi muzikën e saj dhe e solli për miratim në Tiranë, Prenkëës i nxorën shumë pengesa dhe ata që ishin ngarkuar për shikimin e saj, i kërkonin të shkurtonte disa pjesë që sipas tyre stononin. Prenkëa refuzonte në mënyrë kategorike për ta bërë atë gjë dhe i vetmi që i doli në mbrojtje ishte Fadil Paçrami, i cili në atë kohë kishte dalë hapur kundër metodave të vjetra e konservatorizmit.

Ndonëse opera “Skënderbeu” u shfaq dhe pati sukses të madh, Prenka pati përgëzime edhe vetë nga Enver Hoxha, peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të tij. Shumë hije vërtiten ditën dhe natën në botën dhe sentimentet e kompozitorit të madh, këtij njeriu të përkorë, këtij gjeniu që do të shuhej tragjikisht me vetëvrasje.

Më 16 shtator të vitit 1969, Prenkë Jakova u pretendua se i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i dytë i Shtëpisë së Kulturës të qytetit Shkodër. Ishte vetëvrasje apo vrasje kjo mbeti më shumë se dilemë. Dëshmitarë dhe rrëfenja të bashkëkohësve implikojnë segmente të Sogurimit të Shtetit se kishte gisht në fundin e këtij shkodrani të madh të muzikës.

Për të hudhitur në një të vërtetë të pretenduar, e cila rivjen për të krijuar një panoramë më të qartë rreth fundit të Prenkë Jakovës, po shkëpus pjesë nga shkrimi i Fritz RADOVANIT që daton 26.VI.2013, me titull PRENKË JAKOVA VIKTIMË E “REVOLUCIONIT KULTURAL

Me datën 16 Shtator 1969, shkova me pa tek dhoma e tij tue punue një shabllon Çesk Jakovën. Aty nga ora 10.30 p.dr. dola nga dhoma e tij dhe u ula poshtë tek zyrja e Pergjegjësës fabrikës së mëndafshit Sebiha Halili, ku lejohej me pi cigare. Porsa ndeza cigarën ra telefoni. Çova receptorin dhe mora vesht se kërkonte Spitali Civil vllaun e Prenkës, Çeskun, i thashë se po ta thrras.

– Jo, më tha, thuej të vijnë në Spital se Prenka asht shumë randë.

– Kush?

– I thashë unë, Prenka?

– Po, më tha, po kur mori vesht se kush jam unë, më tha: “Mos i thuej gja Çeskut, por Prenka ka vdekë!”.

.. U shtanga në vend!…. Shkova dhe njoftova Çeskun se të kërkon Spitali Civil, se paska shkue Prenka aty se nuk e ka ndie veten mirë. Çesku iku me vrap në Spital… Mbas pak minutash u hap lajmi i vdekjes së Prenkës, se një puntor kishte ardhë nga Spitali dhe kishte tregue se “Prenka ka ra nga dritaria në Shtëpinë e Kulturës!…”.

Të nesërmen mbas dreke ishte funerali. Ishte gjetë nga shteti motivi i “vetvrasjës” me të cilin shteti justifikonte “mos pjesmarrjen e tij”. Çdo gja ishte private familjare! Por, edhe pse Prenka po “ridënohej” arkivoli doli nga shtëpia i mbajtun në dorë nga populli i pafarë. Në dritarën e shtëpisë Jak Benit karrshi rrugës Prenkës, dha gjamën e përcjelljes një za i dalun me forcë i Klotilde Shantojës, që shoqnohej nga motrat Gjonej, kushrina të sajat, vajzat e Ndrekë Gjonej. Na u drejtueme nga Serreqi dhe morëm këthesën nga rruga Ballabane tue kalue para Katedralës së mbyllun që nga viti 1967. Ishte moment shumë prekës për né që njihnim Prenkën tue kalue para Asaj Kishë për të cilën, Prenka refuzoi edhe privilegjet e qeverisë së Tiranës, për mos me u largue nga tingujt e kumbonve të saj që i ushtonin mbi kokë të Tij përditë nga Ai kompanjel qind e sa vjeçar… Ashtu n’atë heshtje vazhdoi rrugën korteu me arkivol prap në dorë…

Kur kemi mërrijtë tek rruga e “Tre Herojve” kemi pasë drejtimin e arkivolit unë dhe ingj. Mark Shkreli. Aty na ka ndalue Angjelin Kumrija dhe na ka urdhnue me e kalue arkivolin në makinën e të vdekunve. Na kundërshtuem per një çast, por ai me ton na tha: “Kalonje këtu, se kështu asht urdhni!” edhe, na zbatuem “urdhnin”, tue e kalue arkivolin në makinë …(Ky moment asht fiksue nga fotografi Angjelin Nenshati në foto). Mërritëm në Rrëmaj. Aty kam “besue” se Prenka me të vërtetë kishte “vdekë”…ndoshta, “përgjithmonë”, se ashtu, ishte “urdhni”!.. Prenkë Jakova po varrosej pa tingujt e bandës muzikore të qytetit të cilën e ka drejtue Ai vetë per sa e sa vite.

Mbas funeralit jemi këthye rrugës me ZKE, të cilin e njihshe prej kohësh në Shtëpi të Kulturës. Kemi ecë nga Serreqi dhe jemi këthye nga Gjuhadoli e tek Dugajt’e Reja, në drejtim të Pjacës së Fushës së Çelës, dhe tek Biblioteka (Bashkia sot) jemi nda mbas një bisede shumë interesante, shumë sekrete dhe në besim të madh. Ai Burrë më tregoi si ka ndodhë njëditë ma përpara vdekja tragjike e Prenkë Jakovës, për të cilin ruente mbrenda zemrës së vet respektin, dashninë dhe dhimbjën ma të madhe.

Në ora 08.00 ky dhe drejtori Angjelin Kumrija kanë hapë Shtëpinë e Kuturës.

Aty nga ora 08.30’ kanë mërrijtë Prenkë Jakova dhe Ndoc Shllaku, dhe kanë hy në dhomën e Prenkës, nalt tek dera e parë djathtas posa ngjite nga shkalla. Ndoci asht ulë tek poltroni ngjitë me derën, ndërsa Prenka asht ulë tek pjanoforta. Ka shkue tek ata edhe drejtori Angjelini, e biseda asht ba me derë të hapun, ku tema ishte “martesa që ka ndër mend Prenka, por që nga këta dy konsiderohej e papërshtatëshme për një njeri si Prenka”.

Prenka ka tregue vendimin e Tij dhe vëndosmeninë për me e krye martesën… Ndoci gjoja i zemruem asht çue dhe ka ikë nga Shtëpia e Kulturës, tue e lanë Prenkën vetëm me Angjelinin. Angjelini ka dalë nga dhoma e Prenkës dhe ka shkue në drejtori, ka marrë “dikend”… në telefon, të cilit, i ka thanë: “Po,… Prenkën e kam këtu, mos u vononi!…” Angjelini asht zbritë deri në gjysmën e shkallës vertikale me një llampë elektrike në dorë dhe, ka thirrë me emën ZKE, që ishte nën zyrën e tij poshtë, pikërisht, aty ku ndigjohej çdo bisedë që bahej në drejtori, aq ma shumë bisedat telefonike me za të naltë prej Angjelinit. ZKE ka dalë në korridor poshtë tue pritë çka urdhnon drejtori, i cili, i ka thanë: “Mbylle derën e Shtëpisë së Kulturës dhe mos e hap pa të urdhnue vetë!” Asht ngjitë naltë dhe ka shkue drejtë e nga dhoma e Prenkës, gja të cilën ZKE e ka dallue nga kambët në drrasat e korridorit…ZKE ka mbyllë derën dhe ka hy në zyrën e vet. Shumë shpejtë Angjelini ka dalë nga dhoma dhe ka thirrë ZKE: “Eja shpejtë se Prenka ra nga dritaria!”…Asht ngjitë dhe ka shikue nga dritaria prej ku shihëj Prenka poshtë i mbuluem me gjak…Kanë zbritë shpejtë, por gjithshka kishte mbarue…Ai kishte ra me kokë në çimento dhe pa ndjenja…Angjelini, ka dalë tek rruga me pa mos kalon ndonjë makinë, ndersa ZKE, mbante në duert e Tija kokën e përgjakun të Prenkës. Mbas 5’ ka kalue një makinë zis, kamjon i vogël dhe bashkë me shoferin kanë bajtë Prenkën, dhe janë nisë nga spitali civil. Rrugës në gjithë atë shpejtësi kanë mujtë me kuptue se “Prenka dha Shpirtë mbas pak minutash, pa mërrijtë në spital”…

Në darkë nga ora 5 (17) mbasdreke ka ardhë nga Tirana Mantho Bala, zv ministër për kulturën. Porsa ka hy tek dera e Shtëpisë së Kulturës i ka thanë të pranishëmve:

“Ai me të vërtetë ra dhe vdiq por mos harroni se Prenka ka ra mbi kokat tona!”.

***

Mbyllja: Kush e njoftoi Ndoc Shllakun që shkoi në mëngjez tek Prenka?

Kush ishte Ndoc Shllaku, përveç se djali i dajës së Prenkës?

Cili asht kenë qendrimi që ka mbajtë Ndoci ndaj Prof. Mark Demës në Durrës?

– Prof. Mark Dema asht dënue 18 vjet burg dhe ka vuejt dënimin në Spaç nga letra e shkrueme vetëm me shpifje prej dorës së Ndoc Shllakut.

Dosja e “mbyllun” e Ndocit tregon se ai ishte spijun i regjun i sigurimit të shtetit.

Pse Ndoci iku dhe e la Prenkën vetëm me Angjelinin, një spijunit tjetër si veten?

Pse Ndoci mbas vdekjës së Prenkës nuk ka shkue kurrma në shtëpi të Jakovëjve?

Ke lajmëroi Angjelini në telefon se “Prenkën e kam këtu, mos u vononi!”?

Ke priste Angjelini me ardhë aty me shpejtësi?

A thue e ndigjoi Prenka bisedën telefonike të Angjelinit ashtu si ZKE?

Pse u nevojit llampa elektrike pikërisht me u “ndrrue” atë ditë paradreke?

Kush duhet ta ndrronte llampën e djegun tek dritaria, Angjelini apo Prenka?

Cili ishte ma i ri me hypë tek dritaria…?

Pse Angjelini urdhnoi ZKE me mbyllë derën e madhe të Shtëpisë së Kulturës?

Iu morën mendët Prenkës apo e shtyni Angjelini?…!?

Kush ishte për Sigurimin Angjelin Kumrija në “Revolucionin Kultural” të 1967?

Cila asht sot përgjegja e këtyne pyetjeve nga “Dosja” e Angjelin Kumrisë?

Unë që njoh Angjelinin që në vitin 1955, nuk kam nëvojë për asnjë përgjegje!

 

Epilogu

Veprimtaria muzikore që la Prenkë Jakova është shumë e pasur e konsiston në dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat. Nisur nga virtuoziteti i tij dhe veprat e larmishme muzikore, Prenkë Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të gjitha kohërat.

Edhe pse kanë kaluar dekada nga koha kur kompozitori Prenkë Jakova shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të admirohen, ndërsa autori i tyre konsiderohet në mënyrë të padyshimtë nga shtypi dhe kritika e artit, si kompozitori gjenial shqiptar. Kjo natyrisht përbën një sadisfaksion të madh për qytetarët shkodranë në mes të cilëve, u lind, jetoi dhe shkroi mjeshtri i madh Prenkë Jakova.

Prenkë Jakova do të mbetet përgjithnjë një emër i rëndësishëm i traditës dhe kulturës së qytetit verior. Ai solli në jetë operën e parë shqiptare “Mrika” dhe së bashku me “Skënderbeu” përbëjnë jo vetëm dy gurëthemelet e traditës sonë operistike por njiherash dhe kryeveprat e galerisë sonë kombëtare në këtë lëm. Kujtesa është një mirënjohje që do të na lërë gjithnjë borxhli para këtij njeriu modest dhe talenti të përmasave botërore. Shndritsh gjithmonë si yll, Prenkë Jakova.